• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA ka vendosur 15 mln dollarë për ‘kokat’ e tyre, si bashkëpunon “Zoti” irlandez i drogës me shqiptarët dhe lidhjet me njeriun që zëvendësoi Escobarin në Kolumbi

24/04/2022
in Bota, Dosja X
A A
SHBA ka vendosur 15 mln dollarë për ‘kokat’ e tyre, si bashkëpunon “Zoti” irlandez i drogës me shqiptarët dhe lidhjet me njeriun që zëvendësoi Escobarin në Kolumbi
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i një prej grupeve të krimit të organizuar në Irlandë i cili përdor Dubain për t’iu fshehur drejtësisë së bashku me babanë dhe vëllanë e tij po kërkohet nga autoritetet amerikane.

SHBA ka vendosur për kokën e secilit prej tyre nga 5 milionë dollarë çdo informacionin që çon në arrestimin dhe dënimin e drejtuesve të bandës.

Ndërkaq, edhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ngrirë asetet e kësaj bande që drejtohet nga 44 vjeçari Daniel Kinahan, babai i tij 65 vjeçar Christopher Snr dhe vëllai i tij 41 vjeçari Christopher Jnr.

Gjithashtu, kjo bandë ka marrë një tjetër goditje teksa një nga kontaktet kryesore të bandës Kinahan në Evropë është zhdukur pa lënë gjurmë.

Bëhet fjalë për kreun e një bande serbe i cili mori pjesë në dasmën e Kinahanit në vitin 2017 në Burj al Arab të Dubait, i cili tashmë është fshehur duke shkëputur kontaktet me bandën irlandeze.

Drejtuesi i këtij grupi të trafikut të drogës, irlandezi Kinahan ka bashkëpunuar ngushtë me kriminelin serb dhe një shqiptar. Serbi dhe shqiptari i siguronin trafikantit irlandez kokainën duke ia sjellë nga Amerika e Jugut për ta zbarkuar atë në vendet e BE-së dhe për ta tregtuar më pas në këto vende duke kaluar përmes porteve të Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

44 vjeçari Daniel Kinahan kishte krijuar lidhje me Dairo Antonio Usuga, i njohur ndryshe si Otoniel dhe kartelin e tij Clan del Golfo të Kolumbisë i cili është furnizuesi kryesor i kartelit me narkotikë nga Amerika e Jugut. Otoniel, i cili kishte zëvendësuar baronin e drogës Pablo Escobar, u arrestua në fund të vitit të kaluar pas 7 vitesh në arrati.

Gjykata e Lartë Kolumbiane ka miratuar ekstradimin e tij në SHBA ku do të përballet me akuzat e trafikut të drogës. Arrestimi i kokës së bandës së trafikut të drogës në Kolumbi ka ndërprerë furnizimin në mënyrë drastike të kokainës. “Arrestimi i tij ishte edhe një goditje ndaj bandës së Kinahan pasi kjo bandë furnizohej kryesisht prej kolumbianit”, shprehet një burim për The Irish Mirror.

Hetuesit irlandezë po punojnë ngushtë me autoritetet kolumbiane së bashku me oficerët britanikë dhe amerikanë për të kapur drejtuesit e bandës së drogës.

Tashmë që autoritetet irlandeze, britanike dhe ato të SHBA-ve janë vendosur në kërkim të tyre kjo mund të bëjë që drejtuesit e bandës së bashku me bashkëpunëtorët e tyre të arratisen nga Emiratet e Bashkuara Arabe ose të bien në pranga.

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se ngrirja e aseteve të kësaj bande është në përputhje me kuadrin kombëtar dhe angazhimet ndërkombëtare për luftën ndaj krimit të organizuar. Tani litari po ngushtohet mbi grupin e krimit të organizuar Kinahan.

Daniel Kinahan largohet nga gjykata në Spanjë në 2010
Karteli Kinahan u shfaq në Dublin në vitet 1990. Ndërkaq, SHBA ka bërë të ditur se kjo bandë është një nga grupet më të mëdha të krimit të organizuar në botë.

Departamenti Britanik i Thesarit thotë se banda fshihet në Dubai ku ushtron edhe aktivitetet e saj të paligjshme, ndërsa operon në Irlandë, Britaninë e Madhe, Spanjë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në fushën e tregtisë së drogës dhe pastrimin e parave.

Share207Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In