• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA-ja përballë kritikave për Afganistanin, sa mbështetje ka Presidenti? Shihni se çfarë ka ndodhur me Joe Biden në sondazhet e fundit

18/08/2021
in Bota
A A
SHBA-ja përballë kritikave për Afganistanin, sa mbështetje ka Presidenti? Shihni se çfarë ka ndodhur me Joe Biden në sondazhet e fundit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Presidenti Joe Biden u shfaq në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë më 8 korrik për të theksuar se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani po vazhdonte me shpejtësi, ai deklaroi se marrja e vendit nën kontroll nga talebanët nuk ishte e pashmangshme.

Pesë javë më vonë, talebanët janë në krye të vendit, skenat e kaosit në aeroportin e Kabulit nga evakuimi i amerikanëve dhe qytetarëve afganë të lidhur me SHBA-në kanë shpërfytyruar botën, dhe Bideni po përpiqet të mbrojë veten nga një seri llogaritjesh të gabuara që kanë dëmtuar besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa këmbënguli se “përgjegjësia ndal tek unë”, Presidenti Biden ka fajësuar të tjerët për fundin poshtërues të Amerikës në luftën 20-vjeçare në Afganistan që përfshinte hapa të gabuar të ndërmarrë nga katër administrata – dy republikane dhe dy demokrate.

Ai kritikoi ashpër ushtrinë afgane që refuzoi të luftojë, denoncoi qeverinë e Kabulit të rrëzuar tashmë dhe deklaroi se trashëgoi një marrëveshje të keqe tërheqjeje nga paraardhësi i tij republikan Donald Trump.

“Unë premtova para popullit amerikan kur kandidova për President se do t’i jepja fund përfshirjes ushtarake të Amerikës në Afganistan. Dhe ndërsa ishte e vështirë dhe e koklavitur- dhe shumë larg të qënurit e përsosur – unë e kam mbajtur atë premtim”, tha Presidenti Biden në një fjalim të hënën.

Presidenti Biden erdhi në detyrë duke e promovuar veten si një burrë shteti me përvojë pas katër viteve të trazuara nga Donald Trumpi në detyrë.

Ai i futi Shtetet e Bashkuara shpejt në marrëveshjet ndërkombëtare të braktisura nga Trumpi dhe kërkoi të përtëriste aleancat tradicionale që Trumpi i kishte hedhur poshtë.

Por sfida e tij e parë e madhe ndërkombëtare po gjeneron një reagim të ashpër politik ndërsa demokratët dhe republikanët kanë ngritur pyetje lidhur me strategjinë e tij.

Një vlerësim i inteligjencës amerikane se talebanët mund të mbaheshin larg tre muaj pas tërheqjes së SHBA -së doli të ishte e gabuar. Komandantët ushtarakë amerikanë që kërkuan një qasje më të kujdesshme për tërheqjen u shkarkuan.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan doli në podium të Shtëpisë së Bardhë të martën për të ofruar një mbrojtje të gjerë të veprimeve të Presidentit.

Ai tha se sinjalizimi i mbështetjes për qeverinë afgane “ishte një veprim i shqyrtuar me hollësi” që megjithatë nuk e shpëtoi dot qeverinë e Kabulit. “Kur përfundon 20 vjet aksion ushtarak në një luftë civile në një vend tjetër, duhet të marrësh shumë vendime të vështira. Asnjë prej tyre me rezultat të saktë,” tha zoti Sullivan.

Të zemëruar gjithnjë e më shumë nga ngjarjet në Afganistan, anëtarët e Kongresit duan të hetojnë se çfarë nuk shkoi si duhet në planet e tërheqjes.

Senatori Mark Warner, kryetari i Komisionit të Inteligjencës, tha të hënën se kishte ndërmend të punonte me komisione të tjera “për të bërë pyetje të vështira, por të nevojshme” përse Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përgatitura sa duhet për rënien e qeverisë afgane.

Republikanët vazhduan kritikat e tyre të ashpra ndaj politikave të Bidenit.

“Kriza e sigurisë dhe ajo humanitare që po shpaloset tani në Afganistan mund të ishte shmangur nëse do të ishte bërë ndonjë planifikim,” thanë republikanët në Komsionin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë të martën.

Kriza duket se ka patur pasoja.

Sipas një sondazhi të agjencisë Reuters-Ipsos kryer të hënën, mbështetja për Presidentin Biden ra me 7 pikë përqindje dhe arriti nivelin më të ulët – 46% – që kur ai mori detyrën në janar.

Presidenti Biden, duke menaxhuar krizën nga pika presidenciale e Camp David në Merilend, kaloi disa ditë pa folur me ndonjë udhëheqës të huaj për Afganistanin. Ai foli të martën me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Ish -Presidenti George W. Bush, i cili filloi “luftën kundër terrorit” në Afganistan në përgjigje të sulmeve të 11 Shtatorit 2001 dhe filloi një luftë të dytë në Irak në vitin 2003, shprehu keqardhje në një deklaratë të lëshuar të hënën vonë së bashku me bashkëshorten e tij, Laura Bush.

“Zemrat tona janë të pikëlluara si për popullin afgan që ka vuajtur aq shumë, ashtu edhe për amerikanët dhe aleatët e NATO-s që kanë sakrifikuar aq shumë,” thanë ata. “Afganët që janë tani në rrezikun më të madh janë ata që kanë qenë në ballë të përparimit që ka arritur vendi i tyre.”

Sidoqoftë, zoti Sullivan argumentoi të martën se ndërsa imazhet nga aeroporti ishin “pikëlluese”, Presidenti Biden duhej të mendonte edhe për kostot njerëzore të një rruge alternative, e cila do të kërkonte qëndrimin në mes të një konflikti civil në Afganistan”./voa

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In