• Kontakt
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA dhe BE: Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë funksionale brenda dhjetorit (e pamundur)

06/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
SHBA dhe BE: Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë funksionale brenda dhjetorit (e pamundur)
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një ndër 5 kushtet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Politika në vend u zotua se Kushtetuesja do të jetë funksionale brenda muajit dhjetor. Gjasat janë që njerëzit e politikës, nuk do të mund t’i mbajnë premtimet publike.

Kjo, pasi procesi për verifikimin e emrave që synojnë një post ne këtë institucion, është kompleks dhe zgjat në kohe. Kryetarja në detyrë e Këshillit të Emërimeve në drejtësi Vitore Tusha shpjegoi arsyet e vonesave.

Në një reagim zyrtar ajo rendit disa nga faktorët që ndikojnë në marrjen e vendimeve ne lidhje me kandidatët. Ajo sqaron se nevojitet një kohë e relativisht e gjatë për të bërë një hetimi të thelluar për kandidatët, përderisa përfshihen një sërë institucionesh dhe agjensi ligjzbatuese.

Ecuria e punës së këshillit shpjegon zonja Tusha varet edhe nga shpejtësia me të cilën punojnë institucionet e vettingut. Sepse në respekt të rekomandimeve të komisionit të Venecias, për kandidatët që vijnë nga brenda radhëve të sistemit, duhet të pritet përfundim i procesit të vettingut.

Një tjetër arsye që duket se ka zvarritur procesin, është edhe vonesa për pajisjen me certifikatë sigurie të anëtarëve të Këshillit, çka i pengonte këta të fundit të kishin akses në informacionin e klasifikuar për kandidatët.

Një propozim i bërë në korrik 2020 nga Avokati i Popullit që kandidatët të hetoheshin edhe në lidhje me kriterin e mospërfshirjes në veprimtari politike, duket se është bërë shkak që procesi të kërkojë më shumë kohë.

Për kryer verifikime të plota për kriterin politik, sqaron Vitore Tushai, iu drejtua me shkrese Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me pas 53 partive, të cilave u kërkoi informacion për secilin kandidat.

Fajtore për vonesat kryetarja në detyre e Këshillit, bën edhe pandeminë. “Situata e imponuar nga gjendja e krijuar nga përhapja e virusit Covid 2019, solli pezullimin e veprimtarisë së institucioneve.

Në këtë periudhë konsiderua mundësia e komunikimit elektronik apo e zhvillimit të mbledhjeve online, por u vlerësua se kjo nuk garantonte kërkesën ligjore që mbledhjet të mbahen të mbyllura”, -thekson Tusha.

Pavarësisht, problematikave Këshilli informoi se puna ka vijuar dhe për vendin veçantë të shpallur nga presidenti Republikës, ka kualifikuar dy kandidatët, Eugen Papandile dhe Sonila Bejtja dhe do të vijojë me shqyrtimin e mëtejshëm të dosjeve.

Ndërsa, informoi se përjashtoi nga gara kandidatët, Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Shaqir Hasanaj dhe Zhaklina Peto.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In