• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA aprovon ndryshimet Kushtutuese: Miratimi i akteve ligjore në parlament legjitim, të pranohet nga të gjithë palët

30/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
SHBA i vendos “roje” ministrit Arben Ahmetaj: Ngrejnë akademinë që do menaxhojë donacionet për rimëkëmbjen nga tërmeti dhe fondeve të tjera publike
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë hapur rrugë ndryshimeve kushtetuese. Pavarësisht debateve dhe përplasjeve të ditëve të fundit, dje ambasadorja Yuri Kim u ka dhënë fund dilemave, duke e cilësuar krejtësisht legjitime miratimin e akteve ligjore nga Parlamenti.

Përmes një deklarate të publikuar dje, në asnjë moment ambasadorja nuk del kundër ndaj ndryshimeve që pritet të miratohet sot apo t’i kërkojë Partisë Socialiste të tërhiqet, por kërkon konsensus pas 30 korrikut. Ambasada e SHBA ka zbardhur në një postim në Facebook takimet e ambasadores Yuri Kim me aktorët kryesorë politikë në vend si edhe mesazhin e përcjellë për ta.

Në postimin e saj, ambasada ndan tri pikat kryesore, që ambasadorja Yuri Kim u ka vënë në dukje palëve. “Gjatë javëve të fundit, ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë.

Ajo ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin.

Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë”, u shpreh ambasada.

Votimi në Parlament

Ajo që bie në sy në deklaratën e ambasadores amerikane, është se ajo i hap rrugë konsensusit Rama-Basha në muajt në vijim. Vërtet sot do të miratohen ndryshimet kushtetuese, por puna më e madhe do të jetë detajimi në Kodin Zgjedhor.

Aty do të përcaktohet formula se si do të hapen listat, si do të llogariten votat, etj. Edhe ambasadorja kërkon pikërisht këtë gjë. Sipas saj, tashmë rëndësi ka që palët të dalin me një dokument të përbashkët pas 30 korrikut.

“Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndër-partiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën, me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare. Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim.

Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit sot nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve”, tha ambasadorja duke i vënë kapak gjithçkaje. Por ajo pati një mesazh të qartë për krerët e politikës dhe veçanërisht socialistët.

Ajo u shpreh se tashmë Këshilli Politik duhet të dalë me një dokument të pranuar nga të gjithë. “Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar”, deklaroi ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Katër vjet pa aktorin Ilia Dashi

Katër vjet pa aktorin Ilia Dashi

22/09/2025
Në kujtim të “Artistit të Merituar” Leka Kruta aktorit vlonjat të 800 roleve

Në kujtim të “Artistit të Merituar” Leka Kruta aktorit vlonjat të 800 roleve

22/09/2025
Shuhet aktori dhe regjisori Enver Petrovci

Shuhet aktori dhe regjisori Enver Petrovci

22/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In