• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA/ Agjentët federalë përdorin gazin lotsjellës për të shpërndarë protestën në Portland

26/07/2020
in Bota
A A
SHBA/ Agjentët federalë përdorin gazin lotsjellës për të shpërndarë protestën në Portland
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra protestues u mblodhën para gjykatës federale në Portland të Oregonit në orët e para të së shtunës duke hedhur fishekzjarrë në drejtim të ndërtesës ndërsa agjentët federalë po hidhnin gaz lotsjellës në përpjekjet për të shpërndarë protestuesit.

Protesta vazhdoi për orë të tëra derisa agjentët federalë hynë në turmë rreth orës 02:30 të mëngjesit dhe marshuan në një vijë poshtë rrugës, duke pastruar protestuesit e mbetur me gaz lotsjellës. Ata gjithashtu shuan një zjarr të madh në rrugën jashtë gjykatës. Shërbimi Federal Mbrojtës e kishte shpallur protestën si “një tubim të paligjshëm” dhe tha se disa oficerë ishin plagosur gjatë përpjekjeve për të shpëndrarë protestuesit.

Ndërsa turma u shpërnda, një person i goditur me thikë u gjet aty afër, tha policia e Portlandit. Personi është dërguar në spital dhe një i dyshuar është ndaluar nga policia. Rreth orës 3 të mëngjesit, shumica e protestuesve ishin larguar, vetëm disa grupe të vogla të tyre u panë duke ecur rrugëve. Më herët të premten në mbrëmje, protesta kishte tërhequr grupe të ndryshme të organizuara, duke përfshirë Punonjësit e Shëndetësisë në Protesta, Mësuesit Kundër Tiranëve, Avokatët për Jetën e Afrikano-amerikanëve dhe “Muri i nënave”.

Ndërsa turma po rritej, autoritetet vlerësuan se në kulmin e protestës kishte 3,000 njerëz të pranishëm, protestuesit u dëgjuan duke brohoritur “Black Lives Matter” (Jeta e Afrikano-amerikanëve është e rëndësishme) dhe “Feds go home”(agjentë federalë ikni në shtëpi) nën tingujt e daulleve.

Më vonë, protestuesit tundën me forcë gardhin përreth gjykatës, dhe hodhën fishekzjarrë dhe shishe qelqi drejt ndërtesës. Shumë herë këto veprime shkaktuan reagimin e agjentëve federale me hedhje të gazit lotësjellës. Gazi lotsjellës çoi në shpërndarjen e protestuesve herë pas here, disa u sëmurën ndërsa të tjerët vazhdonin marshin drejt pjesës së përparme të gjykatës me makina ajri që shtynin gazin lotsjellës në drejtim të ndërtësës së gjykatës. Agjentët federalë u përgjigjen me pajisjet e tyre të ajrit për të shtyrë në anën e kundërt gazin lotsjellës.

Daniel Pereyo ishte një nga protestuesit që ishte qëlluar me gaz lotsjellës. Zoti Pereyo tha se ai kishte qenë në parkun aty afër duke parë daullet dhe fishekzjarret që po hidheshin, kur filloi të ndjente djegie në fytyrë dhe sy. “Ishte jashtëzakonisht e dhimbshme,” tha ai.

“Nuk ishte dhimbja më e rëndë, por ishte shqetësuese dhe shpërqendruese.” Nuk ishte e qartë nëse kishte të arrestuar gjatë protestës. Agjentët federalë, të dislokuar nga Presidenti Donald Trump për të shuar trazirat, kanë arrestuar dhjetra njerëz gjatë protestave të mbrëmjes kundër padrejtësive racore që shpesh kanë qenë të dhunshme.

Udhëheqësit demokratë në Oregon thonë se ndërhyrja federale ka përkeqësuar krizën dy-mujore, dhe prokurorja e përgjithshme e ngriti një padi për dyshimet për kapje të protestuesve nga njerëz pa uniforma dhe makina pa shenja. Gjykatësi amerikan Michael Mosman tha se shteti nuk kishte bazë për të paditur në emër të protestuesve sepse padia gjyqësore ishte “jashtëzakonisht e pazakontë me një grup rregullash të veçanta”.

Përplasjet në Portland kanë rritur tensionet politike në vend dhe kanë shkaktuar një krizë mbi kufijtë e pushtetit federal, ndërsa Presidenti Trump po dërgon agjentë federalë në qytete të tjera të udhëhequra nga demokratët për të luftuar krimin.

Kjo po ndodh ndërsa Presidenti Trump po krijon një strategji të re të rizgjedhjes të bazuar në zbatimin e “ligjit dhe rendit” pasi koronavirusi goditi rëndë ekonominë. Kryebashkiaku i Portlandit, Ted Wheeler, i cili u qëllua me gaz lotsjellës këtë javë kur u bashkua me protestuesit, tha se prania e agjentëve federalë po përkeqëson situatën tashmë të tensionuar dhe ai vazhdimisht ka bërë thirrje për largimin e tyre./VOA

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In