• Kontakt
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Sharra”, Veliaj: Basha po vajton fitimin e humbur, plan-biznesi i Lulit dhe i kunatit do i kushtonte Tiranës 30% më shumë

16/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
“Sharra”, Veliaj: Basha po vajton fitimin e humbur, plan-biznesi i Lulit dhe i kunatit do i kushtonte Tiranës 30% më shumë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sharra, ku inspektoi transformimin që ka pësuar vendgrumbullimi i mbetjeve, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se halli i Lulzim Bashës për inceneratorin është pagesa që ai donte t’ia jepte një kompanie kur ishte kryetar bashkie i Tiranës me një çmim disa herë më të shtrenjtë.

Veliaj tha se Lulzim Basha në 2013 firmosi planin për t’ia dhënë inceneratorin një kompanie tjetër, që do i kushtonte shumë herë më shtrenjtë Tiranës.

“Kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha, i dha OK një plani i cili ishte shumë ndryshe nga ky plan. Ishte një plan i cili propozonte një pagesë 37 euro/ton. Për çdo ton, qyteti do paguante 37 euro, ndërkohë që qysh në fillim, qyteti do paguante 34.6 milionë euro kompanisë. Ne jo vetëm që nuk e paguajmë këtë 34.6 milionë euro, por ne, në vend që të paguajmë 37 euro, në fakt paguajmë 29 euro/ton.

Në qoftë se në Europë shkon diku te 140-150 maksimumi, në Shqipëri ne kemi sot çmimin më të ulët me 29 euro. E kemi 30% më të ulët se çmimi që kishte përgatitur Lulzim Basha, i cili pasi i jep OK këtij propozimi, e çon në Ministrinë e Financave me firmën e vet. Lulzim Basha do paguante për ton, në bashkinë dhe në qeverinë e tij, 8 euro më shumë. 1 mijë ton në ditë, 8 mijë euro në ditë më shumë. 365 ditë, 3 milionë euro më shumë në vit”, sqaroi Veliaj.

Ai tha se Lulzim Basha po vajton fitimin e humbur dhe nuk e ka hallin te qyteti, por tek gjoba që i ka vënë kompanisë. “Luli nuk ka hall pse qyteti po kursen 3 milionë euro, Luli ka hall se kishte planifikuar t’i merrte ai këto 3 milionë euro, se qartazi ajo punë mund të bëhet me më pak, me 30% më pak. Qyteti i Tiranës sot ka kursyer 30% nga propozimi i Lulzim Bashës.

Jo vetëm 30% çdo ditë, por edhe 34.7 milionë që Lul Basha do ta paguante që në fillim fare. Ndaj, unë e kuptoj që ai vajton më shumë fitimin e humbur të tij, sesa kursimet e qytetit. Sigurisht, në kohën kur Lulzim Basha dhe kunati i tij kishin përgatitur të gjithë skemën sesi do t’i faturonin qyteti 30% më shumë, pyetja është: kur kjo punë mund të bëhet me 30% më pak, pse Basha donte të faturonte 30% më shumë? Që përkthehet në 3 milionë euro në vit më shumë për qytetin dhe që përkthehet në 20 vite, në 60 milionë euro dhe në 30 vite, në 90 milionë euro. Ky ishte plan-biznesi i Lul Bashës, që ai dhe kunati i tij në kurriz të qytetit, do ta bënte 30% më shumë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë iu drejtua me një mesazh edhe demokratëve, duke nënvizuar se PD-ja sot nuk përfaqëson shpresën, por partinë e shantazhit. Ai theksoi se sulmet e Lulzim Bashës dhe të PD nuk janë gjë tjetër veçse gjoba ndaj bizneseve, duke i kërcënuar me protesta. “Nëse kjo kompani do paguante gjobën që e paguajnë shumë kompani te kunati, nuk do sulmohej, siç sulmohet përditë. Sot konflikti i vërtetë është se kjo kompani refuzon të paguajë gjobën, sepse mund ta kishte mbyllur fare mire, siç u mbyll historia e Rrugës së Kombit.

Pyetja për gjithë demokratët është: pse nuk protestohet sot për Rrugën e Kombit? Çfarë mori kunati që të mbyllej protesta me një fishkëllimë? Pse nuk protestohet më sot për qendrat komerciale? U tha që gjatë pandemisë do shkojmë t’u vërsulemi Qendrave Tregtare.

Sa vila mori në Vala Mar, në Gjirin e Lalzit, Lul Basha dhe familja e tij, që të mos përmenden më qendrat komerciale në Tiranë? U përmendën disa oligarkë që kanë vilat në Lundër. Sa vila mori Basha në Lundër që të mos vazhdojë të përmendë më oligarkët, kriminelët, ata që merrnin gjithë këto afera korruptive në Lundër dhe pse sot ata nuk janë më oligarkë? Pse u ndërpre protesta e Astirit?

Sa vlente makina që mori Lul Basha nga kontraktori i Astirit që ta ndërpriste me një fishkëllimë, me një telefonatë gjithë protestën e Astirit. Pse u ndërpre protesta e Bulevardi i Ri, ata premtuan që do shtriheshin aty, do dilnin para fadromave, te Bulevardi, te këndi i lodrave, te Diga e Liqenit”, deklaroi Veliaj.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In