• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Serafin Fanko, ky margaritar i skenës shqiptare do festonte 87 vjetorin

28/05/2024
in Nostalgji
A A
Serafin Fanko, ky margaritar i skenës shqiptare do festonte 87 vjetorin
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Serafin Fanko lindi në Shkodër në 24 maj 1937. Lindi në muajin e luleve, në kulmin e stinës së pranverës dhe ky muaj i fali çdo gjë me zemërgjerësi atë çka i duhej një artisti: pamjen, zërin, fisnikërinë, intuitën, qetësinë, shpërthimin.

Shkodra e artit i hapi dyert e saj për të zhbiruar në histori, për të nxjerrë në pah ato vlera që koha i kishte mbuluar me tisin e harresës. Lindi në kohën kur filmi ishte në hapat e para të shfaqjes në Shqipëri dhe ku drama ende nuk po gjente kohën dhe vendin për të shpalosur vlerat e krijuesve e të artistëve shqiptarë.

Shkodra në çdo kohë ka prodhuar art dhe arti në Shkodër kishte djepin e saj të veçantë. Historia e ka mbushur qytetin e liqenit dhe të lumit Buna me histori arti nga më befasueset pasi prej tij kanë dalë artistë, që i kanë dhënë emër jo vetëm Shkodrës por gjithë kombit shqiptar dhe më gjerë.

Pra, terreni i Serafinit ishte i përgatitur vetë nga qyteti ku ai lindi, nga familja aristokrate dhe i duhej vetëm pak talent që të hynte në rrugën plot mistere të aktrimit. Serafini fillimet artistike i nisi në Shtëpinë e Pionierit në Shkodër. Profesor ka pasur artistin e madh Ndrek Prela, për të cilin ai shprehej me superlativa. Në fillimet e tij ka qenë dhe në grupin e valles, në Ansamblin e Ushtrisë, ka bërë edhe tre vite piano në Liceun Artistik dhe pastaj ka fituar bursën e UNESKO-S në Pragë.

Qyteti i bukurisë natyrore dhe intelektuale, i zgjoi atij të gjitha ndjesitë për të dashuruar me forcë rrugën e bukur të artit. Aty u njoh me “Sheshin e vjetër” të qyteti që ndodhet në zemër të Pragës, i cili të magjeps me atmosferën unike. Sheshi i vjetër i qyteti, është vendi ku shumë njerëz mblidhen në raste evenimentesh të veçanta dhe spektakle marramendëse arti. U njoh me kishën “Shën Nikolla”, katedralen “Yun” dhe shtëpitë shumëngjyrëshe të stileve të ndryshme. U njoh me “Orën Astronomike” të qytetit të vjetër.

Kjo orë është krijuar rreth 600 vjet më parë dhe u ofron vizitorëve një pamje interesante. U njoh me kulturën, e këtij vendi me histori. Në këto ambiente u shkollua dhe formoi personalitetin e tij Serafin Fanko. Ai ndoqi Akademinë e Arteve për tre vite rresht për regji filmi. U kthye pa mbaruar studimet e plota, pasi lindën kontradiktat brenda kampit socialit dhe më vonë ka vazhduar Akademinë e Arteve për aktrim në Tiranë. Pas përfundimit të studimeve, atë e caktuan në teatrin “Migjeni” si aktor.

Por djaloshi me ambicje kërkonte më shumë se kaq. Tashmë ishte në rrugën e duhur por duhej ende formim më i plotë, më i veçantë. Kështu, ai kërkoi sërish të studionte dhe pas tre vitesh u specializua për regjisor dhe si pedagog. Në atë shkollë ka pasur shumë shokë studentë që sot janë aktorë të mëdhenj si, Mirush Kabashi, etj. Ja si shprehet Fanko në një intervistë e botuar tek “Aktorët Shqiptarë”:

“Në rini kur isha “i çakërdisur”, kam marrë pjesë në grup vallesh dhe në piano. Kam marrë pjesë në kursin e pikturës që bënte një ruse, së cilës ja kam harruar emrin. Këto më kanë ndihmuar shumë dhe për një regjisor ka shumë vlera lëvizja pa fjalë, muzika dhe piktura”.

Madje në auditorët e Akademisë së Arteve Fanko ka vënë në skenë një dramë të tij ku ka qenë bashkëregjisor me Kujtim Spahivoglin e madh. Ai e ka përmendur disa herë këtë personalitet të regjizurës shqiptare duke e vlerësuar dhe si pedagog të shkëlqyer.

Këtu merr përmasa të rralla njerëzore dhe intelektuale figura e Serafinit, pasi ai është mirënjohës dhe nuk ka droje të vlerësojë ata që kanë vlera. Sipas Frankos, Spahivogli ka qenë një ndër pedagogët e tij më të mirë. Vepra e parë e vënë në skenë nga regjisori Fanku është opereta “Me ne është gëzimi”, në vitin 1984.

Share196Tweet123

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In