• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Salianji, “Babalja” i pagëlltitshëm!

07/02/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Shpërthen kryetari i PD-së Andrea Mano: Demokratët e Korçës nuk duhet të votojnë babalet dhe ardhacakët nuk janë zgjidhje
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur ti dëgjon Salianjin të flasë dhe e bën këtë nga një ndjenjë sqimtare, në kokë formësohet një pikëpyetje e madhe: si mund të jetë pedagog universitar një person i tillë?

Ç’lloj dije u përcjellë ai studentëve dhe ç’kënaqësi edhe kulturore marrin këta të fundit kur dëgjojnë pedagog Salianjin?

Si shumë në PD, ai është një katastrofë ligjërimore dhe një cekësi çmeritëse hem politike dhe hem kulturore.

Kur Salianji flet, pavarësisht se në ç’rrethana flet dhe për ç’farë flet, në fakt asgjë veç asaj të përditshmërisë së rëndomtë politike, ka zero shanse që prej tij të mbetet diçka ngacmuese, tërheqëse, mbamendëse, diçka për t’u cituar, perifrazuar. Edhe ai, si shumëkush në lidershipin e partisë ku bën pjesë, duket se janë dënuar apo vetëdënuar të mos thonë kurrë gjëra të mençura.

Pikëpyetja tjetër është e sferës politike, meqë kanë zgjedhur të lëvrojnë politikë e të aspirojnë pushtet: për çfarë cilësish të veçanta janë aty, në politikë, dhe për çfarë aftësish të veçanta duhet t’u japësh pushtet?

Ndër të tjera, Salianji është dhe “Babale”, një lloj xanxe që në fakt duhet të jetë një dënim publik për të, të mos i shqitet kurrë sa të jetë aktor politik.

Kjo në fakt është harruar; është harruar që ky personazh pa pikë simpatie, është sajues i një sage mashtruese përgjimi, me shënjestër vëllanë e ish-ministrit Xhafaj. E kanë vërtetuar hetimet, e ka thënë gjykata, ndonëse ende s’ka verdikt të formës së prerë, por po pati do e kishte hak burgun, siç Saimir Tahiri, për të cilin doli së fundi me deklaratë, duke thënë se dënimi i tij qe vërtetues i akuzave të PD-së.

Po Babalja ç’është?

Edhe pa hetime të stërholluara, me logjikë të thjeshtë njerëzore, ai ishte ndër mashtrimet e sajimet më të trasha, dhe më të ndyra njëkohësisht. Ishte shprehi e një primitivizimi politik që PD e ka në genin e saj, në ADN. Mjaft të thuhet se ç’prej kur u themelua e deri më sot, ajo është parti akuzatore por kurrë idesh. Idetë te ajo, më saktë lidershipi i saj, dje e në çdo kohë, edhe sot gjithashtu, janë diçka e huaj, e largët, e pamundur.

Është një parti që ende nuk dihet se ç’mendim politik ka apo lëvron. Personazhet që e udhëheqin e atë, janë robotikë në (mos)mendim e ligjërim, të thatë, sipërfaqësorë, shabllonë e të mërzitshëm. Salianji, meqë jemi te ky, i ka rregullisht e marrëzisht të gjitha këto.

Por dallon se kohë më parë do gjurulldiste opinionin e median me një farë përgjimi të sajuar, krejt idiot, tipike në fakt për të, gjersa deri më tani nuk është parë të jetë i aftë për diç tjetër. Dhe, teksa sheh të flasë për Tahirin, një njeri që është dënuar e pret ta ketë të formës së prerë dënimin,për mashtrim, mbi drejtësinë që veproi mbi Tahirin endet ende një padrejtësia e madhe. (tesheshi.com)

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In