• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sali Berisha pazar miliarda euro me Iranin, arsyeja tjetër se pse u ‘bombardua’ nga SHBA, para shpalljes ‘non grata’ mori mesazh nga CIA

23/05/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Sali Berisha pazar miliarda euro me Iranin, arsyeja tjetër se pse u ‘bombardua’ nga SHBA, para shpalljes ‘non grata’ mori mesazh nga CIA
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përveç ngritjes së një sistemi korruptiv, pengimit të drejtësisë për të vepruar, pasurimit përmes vjedhjes, kapjes së shtetit dhe mininit të demokracisë, ka një arsye edhe më të fortë se pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të ‘bombardojnë’ më në fund Sali Berishën, duke e futur në listën e zezë familjarisht.

Arsyeja është flirtimi dhe pazaret e Sali Berishës dhe aleatit të tij Ilir Meta me armiqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në funksion të pushtetit të tyre korruptiv. Ndjeshmëria e amerikanëve për pazaret e Berishës dhe Metës me vendet armike, por edhe me vendet neutrale, është konstatuar qartë në kabllogramet që Ambasada Amerikane i dërgonte Departamentit Amerikan të Shtetit për lëvizjet e ish-kryeministrit Berisha.

Krisja e madhe me SHBA ka ndodhur kur Sali Berisha hyri në pazare me Iranin, një nga vendet më armiqësore ndaj SHBA, madje kërcënim edhe për Shqipërinë.

Irani ka shprehur vazhdimisht interesin për furnizimin me gaz të tregjeve evropiane, edhe pse herë pas herë ishte kufizuar për shkak të sanksioneve të SHBA. Përfaqësues të Iranit kanë lobuar fort tek zyrtarët grekë, tek Sali Berisha dhe tek të gjithë aktorët e tjerë me ndikim, për t’u bërë pjesë e projektit TAP që vjen nga Azerbajxhani në Evropë, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe duke dalë në Itali.

Irani kërkonte të bëhej pjesë e kësaj linje. Irani ka arritur të bindë Sali Berishën për të kushtëzuar kalimin e TAP në Shqipëri, me përfshirjen e gazit iranian. Në këmbim, sipas burimeve sekrete, Sali Berisha dhe Ilir Meta do të merrnin 2.5 miliardë euro në dorë si dhe më pas 25 % të aksioneve në tubacionin e gazit.

Kur Sali Berisha ka nisur lëvizjet në prapaskenë për të penguar projektin, me kërkesën e përfshirjes së Iranit, kanë ndërhyrë në mënyrë energjike amerikanët. Ndërsa oferta e Iranit ishte marramendëse, Berisha ka përdorur pushtetin e tij korruptiv për bllokimin e projektit që do pavarësonte Evropën nga gazi rus.

Burime tepër konfidenciale dhe të besueshme thonë se Sali Berisha, i mbështetur edhe nga Ilir Meta, ka marrë një mesazh verbal të drejtëpërdrejtë nga CIA amerikane. Berisha është paralajmëruar se e priste një ndëshkim spektakolar nëse nuk tëhiqej menjëherë nga pazaret me Iranin. Të njëjtin mesazh ka marrë edhe Ilir Meta. Irani u përjashtua nga projekti, por në dosjen e Metës dhe Berishës rasti u shënua nga SHBA./Pamfleti

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In