• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Saimir Tahirit i shkon në burg bashkëshortja! Mbrojtësit bëjnë gati rekursin: Ja çfarë pritet të ndodhë me ish ministrin

08/02/2022
in Aktualitet
A A
Saimir Tahirit i shkon në burg bashkëshortja! Mbrojtësit bëjnë gati rekursin: Ja çfarë pritet të ndodhë me ish ministrin
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vetëm tri ditësh në qeli, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i është mundësuar takimi me familjarët e tij.

Në takim mësohet se i kanë shkuar familjarë dhe dy mbrojtësit ligjorë, të cilët po bëhen gati për të kryer edhe procedurat e rekursit të vendimit të Gjykatës së Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të premten i dha dënimin prej 3.4 vitesh burg.

Ata pretendojnë të kapen në faktin e akuzës me të cilën iu dha vendimi, pasi ata pretendojnë se kjo akuzë, pra “Shpërdorimi i detyrës”, nga ku mori shkas edhe dënimi, nuk është në kompetencën e tyre.

Po ashtu, ata pretendojnë edhe se klienti i tyre është i pafajshëm, jo vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, por edhe për të gjitha akuzat që janë shqyrtuar prej vitesh për aktivitetin e ish-ministrit.

Sipas të dhënave në takimin që është zhvilluar pas mesditës së djeshme, përveç avokatëve, ka qenë edhe bashkëshortja e tij. Ish-ministri mësohet se do të kalojë edhe disa ditë në të njëjtin burg ku u vendos menjëherë pas dhënies së vendimit për dënimin e tij.

Më pas bëhet me dije se ai ose mund të transferohet në një burg të sigurisë së zakonshme jashtë Tirane, ose mund të qëndrojë në të njëjtin vend ku edhe gjendet aktualisht.

Tahiri, për shkak të pozicionit të punës që ka pasur, do të qëndrojë në një qeli më vete, pasi drejtuesit e burgjeve tentojnë të shmangin ndonjë përplasje me persona të botës së krimit që mund të jenë arrestuar në kohën kur ai ka qenë ministër i Brendshëm.

Saimir Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” pa asnjë provë të besueshme, dhe duke i hedhur poshtë akuzat për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, sërish beson në pafajësinë e tij.

Në argumentimet e vendimit që dha Apeli i GJKKO-së, u nënvizua se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilajn dhe Artan Habilajn pa asnjë provë thjesht se i lidhte një makinë e shitur vëllezërve Habilaj, dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të Policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës në vendin tonë.

Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar sende materiale nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të tij, në mënyrë të padrejtë argument që është një shpifje skandaloze i hedhur poshtë nga gjykata antimafia e Catanias ku thuhet se është vërtetuar se akuza për përfitinm dhe bashkëpunim e Saimir Tahirin e Moisi Habilajt nuk qendron.

Ndonëse Tahiri ka vite që e mohon lidhjen me ta, e sidomos bashkëpunimin në fushën e narko-trafikut ndërkombëtar, ai u dënua me vendim të formës së prerë, ndonëse brenda 30 ditëve Gjykata i dha mundësinë e një rekursi në Gjykatën e Lartë.

Share210Tweet132


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

27/07/2025
Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

27/07/2025
Historia e trishtë e Keanu Reeves: U braktis nga prindërit dhe dhimbja e pashërueshme pasi humbi gruan në një aksident…

Historia e trishtë e Keanu Reeves: U braktis nga prindërit dhe dhimbja e pashërueshme pasi humbi gruan në një aksident…

27/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In