• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

01/07/2025
in Nostalgji
A A
Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbushen sot plot 35 vjet që është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur korçar Thimi Filipi. Nderim dhe respekt për figurën e tij! Thimi Filipi (1923-1990) lindi më 1 mars 1923 në Korçë, u terhoq si aktor profesionist në teatrin “A.Z. Çajupi” të Korçës, më 1954, dhe punoi aty deri sa doli në pension.

Qysh në fillim të karrieres së tij artistike luajti role kryesore, si ai i Dhimitrit në dramën “Lulja e kujtimit” e Foqion Postolit. Realizoi mbi 85 role, të shumtët tipa e karaktere dramatike të ardhura nga shtresat fshatare, figura njerëzisah të fortë që përfaqësonin idealet rilindase e atdhetare, personazhe që rëndom gjendeshin në udhëkryqe ekzistenciale, me brenga e përvuajtje, të trajtuara me tonime të ulëta e të buta të zërit, me heshtje meditative, me qëndrime e gjeste të ngadalta, por të prera e të vendosura.

Ne rrafshe të tilla aktoriale, gjithmonë me kahe të thuketa psikologjike, janë interpretuar edhe rolet e Batos te drama “Djemtë e Bato Gorës”, e Xhelos te drama “Maro Mokra”, e Delos te drama “Përballë vetes” të Ruzhdi Pulahës etj. Me rolin e Zekos në dramën “Zeko Shkoza” të R. Pulahës iu dha çmimi “Aleksandër Moisiu” si “Aktori më i mirë” në Festivalin e Teatrove, në vitin 1986. Me jetësimin e ndjerë artistik që i bëri asaj figure, ai vijoi me ngulm në hullitë e veta aktoriale duke ravijëzuar tipin e një njeriu me karakter të fortë e burrëror, që vendos e jep drejtësi edhe në rastin kur preken thellë ndjenjat vetjake si prind.

Thimi Filipi u bë një nga aktorët e kërkuar edhe në kinematografi, ku interpretoi në rreth 30 filma. E nisi me filmin e parë shqiptar, “Tana”, më 1958 duke krijuar më pas një hapësirë të vetën, me ravijëzime karakteresh të ndryshëm si burra atdhetarë, fshatarë të ndershëm, njerëz në udhëkryq, por që dinë të zgjedhin kahun e mbarë etj., si në filmat “Gunat përmbi tela”, 1977 (kapedani); “Njeriu me top”, 1977 (Fahredini); “Përballimi”, 1978 (Neziri), me të cilin ka fituar çmim; “Dollia e dasmës sime”, 1978 (Xhezua); “Nusja dhe shtetrrethimi” (karrocieri); “Ballë për ballë”, 1979 (Xhemal Struga); “Mysafiri”, 1979 (Akrepi); “Apasionata”, 1983 (babai i Mirës); “Kush vdes në këmbë”, 1984 (farëmbjellësi); “Rrethi i kujtesës”, 1987 (Loro) etj. Mban titullin “Artist i merituar”.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

01/07/2025
In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
Gëzuar edhe 100 vite të tjera  Rajmonda Aleksi!

Gëzuar edhe 100 vite të tjera Rajmonda Aleksi!

28/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In