• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Sa më mungon babi…”! Letra emocionuese e vajzës së Ferdinand Radit

18/10/2024
in Aktualitet, Nostalgji
A A
“Sa më mungon babi…”! Letra emocionuese e vajzës së Ferdinand Radit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andeta Radi

Sa mirë të njihja dhe sa shumë më njihje… Sa shumë diskutime dhe sa rrallë qetësi midis nesh, por sot qetësia jote më është akull që ma ngrin shpirtin.
Më është zjarr që ma djeg mendjen, më është ujë që ma fundos zemrën…

Ti je, por s’je më… Për Egin që aq shumë e deshe dhe e le të mbështeste kokën në prehrin tënd në të fundmet minuta të tuat.U ngjite te një yll lart në qiell, që ai e vështron dhe shpesh flet me ty…
Do të shkëlqesh që lart e do ta shohësh të rritet e të bëhet burrë.

Shkurti është muaji që të vodhi nga ne dhe na solli kaq dhimbje. Por është edhe muaji kur lindi Nocol, një tjetër kënaqësi e jetës…Me sa duket ti mendove të na balancoje dhimbjen me gëzimin e jetës së re që erdhi…

Ajo nuk të njeh… ajo thjesht ka dëgjuar që ti ke ikur… Ra për të fjetur dhe papritur në mes të natës u zgjua dhe më tha: Mami e dua Babi Nandin… pastaj ra sërish për të fjetur…
Të jetë rastësi, apo nga dashuria e madhe që dije ti të jepje vendose t’i flasësh në ëndërr dhe t’i thuash se do të doje shumë e ta mbaje në krahë…

Ta shihje kur ecte… ta merrje përdore dhe të shëtisnit së bashku diku… Sigurisht që diçka i ke thënë sepse ajo mbylli sytë… fjeti dhe buzëqeshte në gjumë. Faleminderit babi, që më lejove të të përqafoj përpara se të largoheshe përgjithnjë.

Babi faleminderit që më mësove rrugën tende dhe unë eca e sigurt në të.

Faleminderit që më bëre të fal gjysmën e dashurisë që ti dije t’ua falje njerëzve… Faleminderit që më mësove se të qash nuk është turp por është njerëzore…
Dhe njerëzorja ime sot derdh shumë lotë se ti më mungon shumë…

Sot edhe pse qielli është i errët e di se ti ndriçon diku… E di se tani je larg, shumë larg… e di se po të ulëras me gjithë thellësinë e shpirtit. Fjalët e mia do t’i marrë era, e do t’i përcjellë tek yjet, yjet tek hëna dhe në veshët e tu do të vijnë fjalët e mia: Të dua shumë babi…dhe do të shihemi!

Të kam thënë në njëmijë mënyra sa të dua por dua të ta them sërish pa fund… Se më mungon shumë dhe të lutem nëpër erë na dërgo një puthje mua dhe Rozit.
Sepse që nga lart ti mundesh për gjithçka… Je idhulli që na drejton në jetë të dyjave… Të duammmm shuuuuuuumë!/(vjosa.net)

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In