• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Sa me fat Armand Shkullaku që sulmon Ramën, në krahasim me Adriatik Doçin që denoncon Metën

18/10/2020
in Blog
A A
Sa me fat Armand Shkullaku që sulmon Ramën, në krahasim me Adriatik Doçin që denoncon Metën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Alba Malltezi

Ndodhi diçka para syve të të gjithëve këtë javë, por nuk jemi të sigurtë nëse të gjithë e vumë re formën dhe përmbajtjen ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta përjetojmë përherë.

Nuk është e para herë që ndodh. Gazetari Armand Shkullaku u kap duke thënë një akuzë ndaj Edi Ramës në studion e Opinion të Blendi Fevziut që vetë Rama e ka përgënjeshtruar duke paraqitur disa fakte.

Është e rëndë kur një politikan kapet duke gënjyer, por e pafalshme kur një gazetar kapet nga një politikan duke gënjyer, e sidomos nëse e bën me qëllime politike. Por aq shumë jemi mësur me këtë, sa sot nuk habitet njeri. Mund të ndodhë që një gazetar të gabojë, një burim mund të jetë i pasaktë, por në misionin e tij një gazetar nuk mund të gënjejë qëllimisht. Gënjeshtra me qëllim është e pafalshme në një vend ku do të funksiononin siç duhet rregullat e demokracisë.

Nuk kemi dëshirë të gjykojmë veprimin e Shkullakut në rastin konkret (nëse ishte thjesht gabim apo gënjeshtër e qëllimshme), kur kemi gazetarë nga i njëjti front që shpikën një serial Babaleje të tërë, apo që mbrojnë fake news të fabrikuara në tavolinë e të botuara pastaj edhe nëpër media të huaja për ta bërë më të besueshme, por, do të doja të vija në dritë ndryshimin e reagimeve të politikanëve.

Në të njëjtën ditë kur ndodhi ‘’incidenti’’me Shkullakun një tjetër gazetar, Adriatik Doçi nga Shqiptarja.com ka përcjellë gjithë aferën e dhënies së nënshtetësive me procedura të privilegjuara nga Presidenti Ilir Meta.

Të gjithë mund të konsultojmë përgjigjet vulgare, ofenduese si nga ana e vetë Presidentit ashtu dhe të zëdhënësit të tij të cilët pa asnjë përpjekje për të përgenjeshtruar me fakte dokumentat e gazetarëve (si bëri Rama me Shkullakun) janë marrë drejtpërdrejt vetëm me gazetarin personalisht. Po përmendet familja, babai, i gazetarit, bashkëshortja të vënë në gijotinë me etiketime banale dhe pjesererisht te kopjuara nga fjalori vulgar dhe shpifes i profesor doktor Sali Berishës, profesionist i pa arritshëm në këtë fushë.

Armand Shkullaku është me shumë fat përballë Adriatik Doçit, pse ndryshe nga kolegu, askush nuk po merret me familjen, jetën e pasurinë e tij. Ashtu siç askush nuk njeh e nuk përmend familjen, të afërmit e gjithë gazetarëve mbështetës të deklaruar të opozitës aktuale. Pas çdo konference apo debati me Ramën për fat dhe bën shumë mirë që del një gazetar/e “hero” e kundërshtues, por akoma për fat, nuk nis linçimi për të dhe familjen e tij se guxoi të kundërshtojë Ramën.

Pra, nga një anë kemi politikanët e opozitës (ish qeveritareve do të ishte më i saktë si përkufizim) që përballë gazetarëve sulen me të gjithë arsenalin e sharjeve dhe ofendimeve publike: etiketimeve të emrave dhe mbiemrave, të jetëve personale, të familjes e të afërmëve, të gjyshërve dhe të stërgjyshërve. Të kujtoj disa? Sali Berisha i pari në listë për agresivitetin e tij dhe më pas disa nga figurat e PD-së që e imitojnë, por edhe LSI e krerët e saj nuk po mbeten pas.

Fjalët e tyre janë nga më të rëndat dhe ofendueset pa sjellë asnjë kundërprovë ndaj gazetarëve që i kundërshtojnë. Adriatik Doçi po përjeton të njëjtin “fat” me pak gazetarë si Mero Baze, Carlo Bollino, i mirënjohuri Andrea Stefani që sot nuk jeton më, që janë sulmuar egërsisht vetëm se kanë pasur kurajon të kritikojnë këtë pjesë agresive të politikës.

Ndërkohë në kundërpërgjigjen që Edi Rama i bën Armand Shkullakut mbi faktet për impjantet e përpunimit të plehrave në Elbasan nuk gjen asnjë fjalë personale, ofenduese, denigruese ndaj personit gazetar veç kundërshtimit që ka të bëjë me lajmin vërtetësinë apo pavërtetësinë e tij.

Eshtë një vijë e trashë dalluese që huton opinionin publik: janë të rënda kundërshtimet e fakteve dhe të opinioneve, apo sharjet, shpifjet, kërcënimet dhe manipulimet që disa i kanë kthyer tashmë në zakon pa habitur njeri?

Cilën metodë duhet të mbështesim? Kjo është e rëndësishme në dallimin e qëllimeve dhe të punës së çdo shqiptari. Shpresoj e uroj që edhe pas këtij opinioni e konstatimi të mos rinisë linçimi i radhës, siç është zakon nga një kategori tashmë e caktuar dhe e profilizuar në Shqipëri.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In