• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rusët vazhdojnë bombardimet, “mbrojtësit” e Mariupolit rezistojnë: Qyteti mund të shpëtohet!

20/04/2022
in Aktualitet
A A
Rusët vazhdojnë bombardimet, “mbrojtësit” e Mariupolit rezistojnë: Qyteti mund të shpëtohet!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afati i ultimatumit skadoi dhe “mbrojtësit e Mariupolit” nuk janë dorëzuar. Forcat ruse vijuan me bombardime konstante në qytetin port, dhe duket se kanë vendosur të rrafshojnë xhepin e fundit të rezistencës, në fabrikën e hekurit dhe çelikut, Azovstal. Komandanti I brigadës 36 të marinës së Ukrainës kërkoi që një vend i tretë të jetë garantor për evakuimin e ushtarëve dhe civilëve të rrethuar.

“Ne nuk u besojmë rusëve dhe kemi nevojë për garanci. Mariupoli mund të shpëtohet ende”, u shpreh majori Serhiy Volyna i batalionit Azov.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sinjalizuan se një vend I NATO-s mund të përfshihet në evakuimin e civilëve dhe ushtarëve të plagosur nga Mariupoli. Në parim, Moska dhe Kievi u dakordësuan për një korridor humanitar. Qindra civilë, gra, fëmijë dhe të moshuar u zhvendosën nga Mariupoli i rrënuar për në Zaporizhzhia.

Megjithatë ende rreth 130 mijë qytetarë janë të bllokuar në qytetin e rrethuar ku prej 50 ditësh vuajnë mungesën e ushqimeve, ujit dhe ilaçeve. Presidenti Volodymyr Zelenski e përshkroi situatën në Mariupol si tejet të vështirë dhe tha se nëse Ukraina do të kishte qasje më të mirë ndaj armëve do t’i kishte dhënë fund luftës.

Situata në Mariupol mbetet tejet e vështirë, pa asnjë ndryshim. Trupat ruse bllokojnë përpjekjet për korridori humanitare për të shpëtuar njerëzit tanë, dhe përpiqen t’i deportojnë apo edhe t’i mobilizojnë ata me forcat pushtuese. Fati i dhjetëra mijëra banorëve është i panjohur.

Ushtria ruse do të organizojë në Mariupol një paradë të madhe më 9 maj, ditë që përkon me përvjetorin e fitores së Moskës kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Këtë e njofton zëvendës kryebashkiakja e emëruar nga rusët, e cila tha se parada e fitores do të organizohet nga “Regjimenti I pavdekshëm”.

Sakaq forcat ruse vijojnë ofensivën e shkallës së gjerë në lindje të Ukrainës, në përpjekjen për të marrë kontrollin e plotë të rajoneve të Donetsk dhe Luhanks. Megjithatë ekspertët e Pentagonit amerikan theksojnë se ushtria e Moskës ende nuk ka marrë fitore të konsiderueshme territoriale në këtë fazë të dytë të luftës.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In