• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rritja çmimeve mbush arkën e shtetit, qytetarët humbin ndërsa qeveria fiton, rreth 45 milionë euro shtesë të mbledhura vetëm për Marsin

19/04/2022
in Aktualitet
A A
Rritja çmimeve mbush arkën e shtetit, qytetarët humbin ndërsa qeveria fiton, rreth 45 milionë euro shtesë të mbledhura vetëm për Marsin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Muaji Mars ka sjellë një valë të re te rritjes së çmimeve në vendin tonë, me shifrat zyrtare nga Instituti i Statistikave që flasin për një normë inflacioni në 5.7%, niveli më i lartë që prej vitit 2002.

Rritja e ndjeshme e çmimeve, sidomos ajo e hidrokarbureve ka shkaktuar një efekt zinxhir në të gjithë sektorët e tjerë duke sjellë edhe shumë reagime, sidomos ndaj qeverisë, për të ndërhyrë duke zbutur disi këtë efekt. Një prej pikave ku është kërkuar ndërhyrja, nga ekspertët e fushës dhe shoqëria civile është pikërisht niveli i TVSH-së.

Ndërkohë, qeveria shqiptare nuk ka lënë asnjë shteg deri më tani për një ndërhyje të tillë. Por, shifrat më të fundit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se hapësira ka. TVSH e arkëtuar, bruto është një prej treguesve që lidhet drejtpërdrejtë me efektin e çmimeve në buxhetin e shtetit.

Rreth 45 milionë euro shtesë të mbledhura

Gazeta “SOT” ka analizuar shifrat, duke i krahasuar edhe me vitet paraardhëse, për të kuptuar se sa ka arkëtuar më shumë qeveria shqiptare si pasojë e rritjes së çmimeve.

Shifrat tregojnë se TVSH e arkëtuar bruto gjatë 3-mujorit të pare të këtij viti fiksohet në rreth 48.45 mld lekë, ndërsa vetëm për marsin, kur kulmoi edhe kriza e çmimeve, fiksohet në 17.17 mld lekë, duke regjistruar një rekord të padiskutueshëm historik.

Gjatë vitit 2021, ky tregues për marsin fiksohej në 13.8 miliardë lekë, dhe në 2020-ën, vitin e pandemisë, në vetëm 9.78 miliardë lekë. Ndërkohë, mesatarja e 5 viteve të kaluara flet për një vlerë arkëtimi të TVSH bruto pranë 11.8 mld lekëve.

Pra, krahasuar me 5 vitet e kaluara, gjatë marsit të këtij viti, qeveria shqiptare ka arkëtuar në vetëm një muaj, 5.37 mld lekë më shumë, që përkthehet në rreth 44.5 milionë euro. Kaq duket të jetë afërsisht efekti i rritjes së çmimeve në buxhetin e shtetit.

TVSH e arkëtuar bruto nuk përfshin rimbursimin e TVSH, që gjithsesi duket të jetë në rënie.

Nga ana tjetër, ky tregues i referohet TVSH në import dhe asaj të brendshme, pra përfshin edhe fitimin nga TVSH e produkteve të importuara, por që gjithsesi përfaqësojnë të ardhura për buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, përgjatë 3-mujorit, diferenca me mesataren historike të 5 viteve të kaluara fiksohet në 13.2 miliardë lekë, ose rreth 110 milionë euro. Totali i TVSH së arkëtuar neto, pra duke hequr edhe rimbursimin gjatë 3-mujorit rezulton me një masë realizimi në 26.37% mbi planin vjetor.

Një masë realizimi e tillë, duke pasur parasysh që bëhet fjalë vetëm për tre muajt e parë të vitit, të cilët karakterizohen nga një konsum ndjeshëm më i ulët se tremujorët pasardhës, sidomos 2 tremujorët e gjysmës së dytë të vitit, atëherë gjasat janë që deri në fund të vitit, arka e shtetit të fryhet me qindra miliona euro të paplanifikuara, si pasojë e rritjes së çmimeve.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In