• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Rrezikojmë të zgjojmë “fantazmat” e dy Luftërave Botërore

27/11/2021
in Bota
A A
Rrezikojmë të zgjojmë “fantazmat” e dy Luftërave Botërore
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbetjet e dy Luftërave Botërore mund të bëhen rrezik për njerëzit. Alarmi është ngritur nga Komisioneri i Mjedisit i BE-së, Virginijus Sinkevičius.

Sipas tij, aktiviteti i shtuar ekonomik në det të hapur rrit rrezikun e dëmtimit nga municionet dhe armët kimike të hedhura në detet evropiane gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

Fjala është për impiantet e energjisë së erës dhe kabllot nënujore, të cilat mund t’i trazojnë këto mbetje, duke shkaktuar potencialisht rrjedhjen e kimikateve të dëmshme në oqean, apo edhe shpërthime.

Hedhja e municioneve të vjetruara, të dëmtuara ose të skaduara në det konsiderohej një metodë e sigurt dhe me kosto efektive asgjësimi deri në fund të viteve 1960 dhe u krye gjerësisht pas përfundimit të të dy luftërave botërore.

Megjithatë, incidente të kësaj natyre mund të bëhen rrezik për jetën detare dhe shëndetin e njerëzve. Shumë prej armëve janë gërryer shumë, pasi kanë qenë nën ujë për më shumë se 70 vjet.

Vlerësohet se vetëm Deti Baltik ka rreth 50 000 ton municione kimike dhe 500 000 ton armë konvencionale në shtratin e detit. Në brigjet belg dhe holandez, rreth 35 000 ton municione u hodhën pas Luftës së Parë Botërore.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm për rreziqet. Duhet t’i vlerësojmë me kujdes. Dhe ne duhet të marrim masa”, tha Sinkevičius në një konferencë mbi pastrimin e municioneve të pashpërthyera nga detet, mbajtur javën e kaluar nga grupimi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë të Parlamentit Evropian (ECR).

Shqetësimet e Komisionerit u mbështetën nga zëvendëskryeministri polak Jacek Sasin, i cili i quajti municionet e hedhura “një bombë kimike në fund të Detit Baltik”.

Sasin tha se është mungesë përgjegjësie t’u kalohet brezave të ardhshëm detyra e pastrimit të deteve të Evropës dhe bëri thirrje për bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndërkufitar.

“Më lejoni t’ju kujtoj se Polonia ra viktimë e vendeve që na pushtuan dhe që hodhën municione në fund të Detit Baltik. Ne nuk mund të jemi të vetmit që paguajmë çmimin”, citohet ai nga Euractive.

Sasin paralajmëroi se Evropa rrezikon një “katastrofë mjedisore” nëse nuk ndërmerren veprime.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In