• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Rrëfimi nostalgjik mes përlotjes, indinjatës dhe kujtimit nga bashkëshortja e Stavri Shkurtit: Ja çfarë bëri aktori i madh një ditë para se të ndërronte jetë

21/08/2024
in Nostalgji
A A
In memorie! “Artisti i Popullit” Stavri Shkurtit, aktori brilant që lindi me 5 Gusht dhe u largua nga kjo botë me 6 gusht
5.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Florika, bashkëshortja e Stavri Shkurtit, tha kohë më parë se duhej pritur data 5 gusht për një përkujtim. Artisti i Popullit, në këtë datë ka edhe ditëlindjen e tij por edhe datën e vdekjes.

Në jetën njerëzore të shifrave, Stavri Shkurti do të ishte 97 vjeç, por 26 vite më parë, aktori sikur bëri një sforco të fundit dhe luajti episodet e fundit të jetës së tij. Florika kujtoi mes lotësh se një ditë para se të shuhej: “Atje në një spital në Greqi, Stavri Shkurti ‘interpretoi’ një bisedë me engjëjt”.

U largua familjarisht, me gruan dhe dy djemtë, Dionisin dhe Gjergjin, nga Korça për në Greqi pas viteve 1990-të.

E nisi në vitin 1950 në teatrin e Korçës, dhe derisa sa doli në pension nuk ju nda teatrit dhe kinematografisë. ‘ Je martuar me kinostudion ti më duket!’ Hë moj, edhe këtë radhë dhe nuk vete më’ ishin këto dialogjet familjarë midis Stavri Shkurtit dhe gruas së tij. Sa herë mbaronte një film dhe trokiste dera për fillimin e një tjetri. Dhe skenë pas skene, rol pas roli, Artisti i Popullit Stavri Shkurti interpretoi dhjetra e dhjetra role në teatër dhe 40 role në kinematografi. Role të tilla si ato në filmat ‘ Ilegalët’ roli i Salës në filmin ‘Zonja nga qyteti’, Tarja në filmin ‘Përballimi’ Murat Shtaga në filmin ‘Njeriu me top’ ai i fajdexhiut në ‘ Vitet e pritjes’ në vitin 1990.

Aktor shprehës, me një zë gurgullues, Stavri Shkurti ja doli ta krijojë yllin e tij artistik ndër breza. Korça e nderoi gjatë përcjelljes në banesën e fundit në fillimgushtin e vitit 1998. Edhe pse akoma qytetit nuk ishin shëruar plagët e veta. Ju akordua edhe titulli ‘Qytetar Nderi’ dhe më pas ra një harresë paksa e çuditshme. ‘Në shtëpinë time nuk po vinte askush për të pirë një kafe në kujtim të Stavrit, vetëm aktori Andrea Pepi’ pohoi kohë më parë, Florika Shkurti.

Pengjet për nderimin e munguar ndaj burrit të saj aktor janë disa, por më i dhimbshëm është ai i dhunimit që i bëhet artistit të mirënjohur në banesën e tij të fundit, në varrezat publike të qytetit. ‘I kanë vjedhur te varri kryqin, fenerin dhe gërmat e emrit prej bronxi. I kishim punuar në Greqi dhe i grabitën se shkëlqenin si flori’ shprehet mes përlotjes, indinjatës dhe kujtimit bashkëshortja.

Në datën 5 gusht, Stavri Shkurti feks sërish, rrezëllin sërish ylli i tij. Edhe në ditëlindje edhe për datëvdekje. Ndërsa spektatori shqiptar ja çmon aurelolën prej Artisti të Popullit.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In