• Kontakt
Friday, July 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rrëfimi i Sokol Olldashit për t.rafikun e “miellit” nga Ilir Meta, si iu kap korrieri në Kukës kur ishte kryeministër

02/08/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Rrëfimi i Sokol Olldashit për t.rafikun e “miellit” nga Ilir Meta, si iu kap korrieri në Kukës kur ishte kryeministër
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Ilir Meta ishte kryeministër ngarkesat e kokainës dhe heroinës shoqëroheshin nga policia dhe vuloseshin në doganë, raportet e SHBA-BE që rrëzuan Ilirin dhe një histori me Monikën me karrocën e fëmijëve nëpër aeroporte

Në shkurt të vitit 2002, pas raporteve tronditëse të SHBA-BE për trafikun e kokainës dhe heroinës nga qeveria e Ilir Metës, korrupsionit flagrant, krimit, blerjes së strukurave të PS dhe krijimit të klaneve me para të pista, Fatos Nano e shkarkoi si kryeministër.

Në raportet sekrete të partnerëve flitej se edhe Monika Kryemadhi, trafikonte drogëra të forta nëpër aereporte me karrocën e fëmijëve, duke përdorur pozitat e bashkëshortit, i cili ishte kryeministër. Sigurisht askush nuk guxonte të kontrollonte gruan e kryeministrit. Por, Prokuroria e Përgjithshme, SHISH, policia dhe drejtuesit e lartë të PS ishin në dijeni dhe të alarmuar për trafikun e kokainës nën kujdesin e qeverisë Meta. Shumë shpejt, Fatos Nano dhe mbështetës të tij, nisën akuzat ndaj Metës dhe klanit të tij. Aksioni kulmoi me rrëzimin e Metës si kryeministër.

Disa javë pas rrëzimit të Ilir Metës, Sokol Olldashi, në një fjalim në Kuvend, flet për trafikun e kokainës në qeverisjen e Ilir Metës. Olldashi thotë se ngarkesat e drogës shoqëroheshin nga policia dhe vuloseshin në doganë. Olldashi shprehej se: “Vetëm gjatë katër javëve të shkuara shënohen tre raste serioze me 2 tonë narkotikë të kapur në Itali dhe 1.2 tonë në Slloveni. Në të dyja rastet, ambalazhet ishin të vulosura nga doganat shqiptare dhe, së fundi, rasti i 20 kg heroine të kapur në Kukës në një makinë me targa policie.

Z. Majko nuk mund të bëjë asgjë kundër kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme, për sa kohë që fati i tij si Kryeministër mbetet në duart e Ilir Metës, i akuzuar nga Nano se i përket familjarisht botës së kontrabandës dhe të krimit, se ka qelbur Shqipërinë me aferat e tij familjare shumëmilionëshe, dhe ka uzurpuar të gjitha pushtetet me metodat e tij fashiste të drejtimit, se ka favorizuar afera të pista të mikut të tij Adi Shamku, aktualisht nën hetim dhe për çështjen e trafikut të heroinës kapur në Kukës dhe për tenderat e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, i akuzuar nga Petro Koçi për përdorim të policisë kundër politikës, i akuzuar nga Zabit Brokaj se është bërë kryeministër duke vjedhur votat edhe në KPD”.

Olldashi thotë se Anastas Angjeli dhe Gramoz Ruçi kishin ndarë bregdetin e Sarandës. Angjeli konsiderohet si mamuthi i korrupsionit në Shqipëri, ndërsa ka lidhje të forta me Ilir Metën. Sipas Olldashit “Z. Majko nuk mund ta frenojë grabitjen e pasurisë kombëtare të shqiptarëve për sa kohë fati i tij si Kryeministër mbetet në duart e Anastas Angjelit, i akuzuar nga zoti Nano për pronësime të paligjshme në Shkëmbin e Pëllumbave dhe në Kune, i akuzuar se ka ndarë me Gramoz Ruçin bregdetin e Sarandës, i akuzuar për monopolizimin e tregut të bananeve dhe të karburanteve dhe për favorizim të paligjshëm të bankave greke”.

Sot, çuditërisht, ata që denonconin korrupsionin dhe trafikun ose janë jashtë politikës ose nuk jetojnë më. Ndërsa Meta, Angjeli, Ruçi etj., vijojnë edhe sot pjesë aktive, madje Ilir Metën e bëri Edi Rama President./Pamfleti

Share229Tweet143


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In