• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ronald Bejko: Tritan Shehu, ky Sanço Panço që dje akuzonte Berishën e sot e mbron Ai as skuqet e as zverdhet

26/01/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Ronald Bejko: Tritan Shehu, ky Sanço Panço që dje akuzonte Berishën e sot e mbron Ai as skuqet e as zverdhet
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Roland Bejko, i cili është emëruar në krye të PD-së së Gjirokastrës, i është përgjigjur Tritan Shehut, që e ka sulmuar atë.

“Vura re se caktimi im si drejtues Politik i Qarkut Gjirokastër sot nga kryetari i PDSH z. Lulzim Basha e paska mërzitur shumë Tritan Shehun, deputetin e emëruar dy herë në krye të atij Qarku në mënyrën më spekullative të mundshme nga dy bashkëkryetarët e PD gjatë këtyre tetë viteve në opozitë.

Si në 2017, ashtu edhe në 2020, Tritan Sheu ka qenë njeriu më pak i votuar nga anëtarët e partisë në Gjirokastër si kandidat për kandidat për deputet. Ndërsa unë kam qenë më i propozuari prej tyre. Po edhe të tjera figura lokale e qëndrore kanë qenë para tij.

Por edhe në mos të isha unë në atë pozicion, dikush tjetër duhet të ish në krye të atij Qarku, por ai, jo. Ky ishte një gabim i korrigjuar me të drejtë nga z. Basha, por vonë e me shumë kosto për PD-në.

Pastaj se kush është Don Kishoti e Sanço Panço që shkruan Triti në paçavuren e vet, këtë më mirë se vet ai e di gjithë opinioni publik.

Don Kishoti në fakt, është shefi i Tritanit, ai pra, që, qysh prej 9 shtatorit ka marrë ushtën e mburojën e po lufton me mullinjtë e erës anë e mbanë Shqipërisë me idenë se do mundë SHBA-të që e kanë shpallur “Non grata” familjarisht dhe që e bëri PD-në e demokratët katërqindcopash duke i çuar deri edhe në përplasje fizike për intetesat e tij.

Ndërsa Sanço Panço, është ky i mërzituri që fyen mua, ky pra që i ka hipur gomarit të politikës shqiptare që kur e emëruan kryetar të PD-së (nga ku vet shefi i tij e përzuri me shkelma pak vite më vonë. Thonë se ishte mërzitur ngaqë e imitonte keq në gjuhë e gjestikulacione kur fliste), si dhe president të firmës “Shqiponja” e akuzuar kjo mediatikisht për thyerjen e embargos ndërkombëtare duke furnizuar me naftë Millosheviçin që i kish vënë flakën Ballkanit.

Sanço Pançua është mërzitur sot dhe ka sulmuar fort atë që para zgjedhjeve i lëpihej në mënyrën më të neveritshme, por drithëruese në sy të demokratëve të jugut për një vend deputeti, duke e quajtur “lider perëndimor, vizionar, të ardhmen e politikës shqiptare, dhe ndaj të cilit betohej se do i ishte mirënjohës për besimin që pati treguar ndaj tij”, pra Lulzim Bashën, i cili e caktoi për të keqen e tij dy herë, kundër vullnetit të demokratëve në krye të listës në Gjirokastër.

Ikja e Tritit nga ai Qark është e vonuar, pak rëndësi ka nëse duhet të isha unë a një demokrat tjetër në vend të tij.

Ky është në fakt edhe fundi i një kaste politikanësh të korruptuar që e kanë parë politikën si monopolin e tyre, ndaj edhe zëvendësimin nga vendet që i patën vjedhur me hile, e shikojnë si padrejtësi. Ne “punonjësve të përkushtuar të partisë” na kanë parë qysh nga vitet 90 si shërbëtorët e tyre,që kishim për detyrë vetëm t’u mblidhnim vota për t’u siguruar atyre pushtetin e përjetshëm në këtë botë, por dhe në botën tjetër.

Kthimi im në Gjirokastër, në fakt është kthim në shtëpi. PD-në në atë zonë, ne do përpiqemi ta ringremë më të fortë.

Kush do të iki, i qoftë rruga e mbarë. Të mirëseardhur janë të gjithë ata që u qëndronin larg varmihësve të politikës së vjetër, të dhunshme dhe të korruptuar, qofshin të rrinj a të vjetër në moshë.

Koha është të shikojmë drejt të ardhmes. Të shkuarën ta lëmë në punën e vet. Atë nuk e ndryshojmë dot.

Ps. Këtu poshtë është fyerja që ka përdorur ndaj meje z. Shehu për turpin e tij, që në fakt ka që nga 1997 që nuk e njef se çfarë është turpi.

Është bela kur e vret turpin, s’të bën më asgjë përshtypje, as skuqesh, as zverdhesh”, shkruan Bejko.

“Të të akuzojë Triti për Don Kishot, është fundi i botës.

Ju pyesni kush e ka bërë Dosjen e Sali Berishës në SHBA, dhe për çfarë e akuzojnë amerikanët Berishën?

A është i korruptuar Berisha, apo jo?!

A ndërtoi Berisha struktura paralele në pushtet?!

Ku shkuan paratë e firmave piramidale?!

A është Berisha komunist?!

Për këtë dhe të tjera, e jep përgjigjen Trit Shehu, dje akuzuesi, sot krahu i djathtë i tij.

Çfarë i ka bërë bashkë vallë?!

A u qëndron më Tritani, akuzave të tij të vitit 1999 ndaj z. Berisha, apo jo?!

A përbëjnë këto deklarata indicie për filkimin e ndonjë hetimi si për atë që i ka deklaruar dhe për atë që akuzohet?!

Ndiqeni denoncimin heroik të Tritit”, vijon ai, ndërsa ka postuar dhe videon e mëposhtme.

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In