• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Romeo Kara plas “bombën”: SPAK të hetojë bandën e LSI, ka qenë minierë ari për ata që i shërbyen çiftit Meta-Kryemadhi, ja si janë bërë milionerë

19/01/2021
in Blog
A A
Romeo Kara plas “bombën”: SPAK të hetojë bandën e LSI, ka qenë minierë ari për ata që i shërbyen çiftit Meta-Kryemadhi, ja si janë bërë milionerë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Juristi Romeo Kara ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme të nisë hetimet ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ndaj anëtarëve apo ish-anëtarëve të saj. Ditët e fundit kanë plasur debate mbi emrat që po largohen drejt PS, ndërsa përfaqësues të LSI nuk kanë kursyer sulmet e akuzat.

Por reagimi që ka bërë më shumë bujë është ai i një ish-kandidateje për deputete të LSI në Elbasan, e cila tregon sesi LSI i pasuroi deputetët e saj. Kjo është cilësuar si llahtaritëse nga juristi Kara, i cili e quan LSI bandë politike. Sipas tij duhet me patjetër të nisin hetimet, pasi kushdo që ka qenë me LSI sot e gjen veten milioner. “Të paturp dhe budallenj njëkohësisht.

E pranojnë edhe publikisht, që partia-bandë LSI, i ka kthyer në milionerë deputetët e saj dhe ata që i kanë shërbyer çiftit mafioz Meta-Kryemadhi. Tashmë me integritet quhen vetëm ata, që në shenjë mirënjohje, i shkojnë pas avazit çiftit presidencialo-opozitar. Jo vetëm kanë paturpësinë, të pranojnë se, janë kthyer në milionerë falë LSI-së dhe politikës së saj, por janë edhe budallenj, përderisa kanë implikuar penalisht vetveten me këto deklarata dhe e kanë sqaruar plotësisht opinionit publik se për çfarë ju duhet vota e popullit.

Të shpresojmë që matufët e SPAK-ut ta kuptojnë qartë këtë deklaratë dhe të bëjnë detyrën e tyre”, tha ai. Më tej juristi ka hedhur idenë se kemi të bëjmë me një grup kriminal të organizuar. “Ata duhet të hetojnë dhe zbulojnë se: si, qysh e tek, LSI-ja i bën milionerë deputetët e saj. A duhet të kuptojmë se, bërja e disa deputetëve milionerë nga kjo parti, është realisht një krim i organizuar dhe LSI duhet marrë si e tillë në konsideratë dhe nën hetim? Unë besoj, plotësisht që po, dhe jo vetëm LSI”, ka thënë ai.

Qëndrimi i LSI

Reagimi i kandidates së LSI për deputete dhe anëtares së kësaj partie i ka çuditur të gjithë. Prej kohësh LSI është lakuar si partia që të fut në punë dhe që bën njerëzit për vete vetëm për arsye përfitimi, por tashmë po thuhet edhe publikisht. “Disa nga njerëzit më të pushtetshëm të LSI ndër vite po largohen dhe, më e bukura është se, bëjnë sikur kanë qenë të persekutuar. Po largohen ata që LSI e kanë pasur më shumë se shtëpinë e tyre, ata që e kanë pasur hotelin e tyre, ose me saktë, suitën me 5 yje.

Ata që, kur ishte Berisha në pushtet, ishin drejtorë, deputetë, ministra e kryetarë bashkie e minibashkie. Ata që, kur ishte LSI me Ramën në pushtet, ishin sërish ministra, deputetë e drejtorë. Po largohen duke e gjuajtur LSI me gurë, kur, në fakt ata morën vetëm të mira materiale dhe pushtet personal prej saj, ata që mijëra të rinj shqiptarë, një ndër të cilët edhe unë, që votojnë ndër vite, u kanë zënë rrugën dhe i kanë marrë peng të ardhmen.

Po. Sepse në pushtet ata favorizonin karrierën e nipave, mbesave, vëllezërve dhe të përkëdhelurve të tyre. Në të njëjtën kohë që deputeti i Beratit ishte ministër, ishte dhe deputet dhe kishte vëllanë drejtor të targave dhe patentave të qarkut të Durrësit. Kështu dhe shumë të tjerë…”, shkruan ajo. Madje ajo ka shkuar deri aty sa ka thënë se shumë emra kanë pasur edhe mbështetje e drejtuesve të LSI. Pra sa më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë shtohen skandalet e LSI, ndërsa nga ana tjetër të gjithë po ikin drejt pushtetit.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In