• Kontakt
Monday, November 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

21/09/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zhbllokohet dosja e Izet Haxhisë. Pas më shumë se dy vitesh zvarritje, duket se procesi ka hyrë në fazën e tij më të rëndësishme, atë të dorëzimit të provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve.

Gazeta ka mësuar se më datë 23 rifillon procesi ndaj Haxhisë ku do të dorëzohet lista me dëshmitarët që do të kërkohet të thirren. Haxhia u ekstradua nga Turqia, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës si pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit. Procesi ndaj tij nis me shumë bujë, pasi Haxhia akuzon drejtpërdrejt Sali Berishën si të përfshirë në vrasje.

Madje ai është në krye të listës së dëshmitarëve që janë thirrur për t’u ballafaquar. Haxhia në seancat paraprake, ku u njoh me dënimin kërkoi ballafaqim me Berishën. Por edhe pse procesi u mbajt peng, duket se tashmë do të hyjë në një fazë krejt ë re. Haxhia ka deklaruar se do të dorëzojë prova të reja dhe do të kërkojë dëshmi nga të gjithë ata që kanë dijeni mbi ngjarjen.

Dëshmitarët

Përveç Sali Berishës, Izet Haxhia ka përgatitur një listë edhe me 41 emra të tjerë që do t’i thërrasë për të dëshmuar për të provuar pafajësinë e tij.

Pjesë e listës janë edhe një sërë emrash të njohur si ish-kryeministri Fatos Nano, gazetarët Ylli Rakipi dhe Alfred Peza, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, demokratët Genc Pollo, Jemin Gjana dhe Jozefina Topalli, por edhe ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, por edhe Sali Lusha, Fisnik Sina, Zenel Neza, Mentor Daja, Sami Sula, Erli Murati, Genci Pepo, Kujtim Yzo, Pëllumbesh Gjoni, Marjan Gryka, Guxim Biberaj, Agim Logu, Jaho Mulosmani, Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia, Genci Burimi, Majlinda Popoviç, Dhurata Sina, Arben Rakipi, Agim Selimi, Shkëlzen Lushaj, Lad Mustafa, Ilir Cano, Elvis Gjeci, Afrim Krasniqi, Dem Dollapi, Cek Prozhlloni, Astrit Muldaka, Spartak Poçi, Vili Minarolli, Shkëlzen Lusha, Lad Mustafa dhe Besim Ymaj.

Të gjithë këta emra janë personazhe që kanë dijeni për ngjarjen dhe mund të japin informacione shumë të volitshme për zbardhjen e plotë të asaj. Madje Fatos Klosi është një ndër ata që e ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën se ka gisht në atentatin ndaj Azem Hajdarit.

Provat e reja

Jo vetëm dëshmitarët, por edhe një sërë provash të reja pritet t’u japin një rrjedhë tjetër hetimeve për vrasjen e Hajdarit. Haxhia deklaroi edhe dje se në dorë ka materiale që provojnë pafajësinë e tij, ku përmendim bllokun e shënimeve sekrete të Perikli Tetës; bllokun e shënimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Albert Dervishi; tabulatet e celularëve; kronikën e regjistruar e gazetarit Artan Hoxha; regjistrimin e bisedës me diktofon të Ylli Rakipit me të plagosurin rëndë, Zenel Neza në prani të Berishës tek Spitali Ushtarak.

Me gjithë këto dëshmi dhe prova të reja, nëse gjatë rigjykimit të Izet Haxhisë dalin në pah detaje të pathëna më parë, mundet që gjykata të vendosë riçeljen e plotë të hetimit, duke hetuar dhe nxjerrë kështu para drejtësisë fajtorët e vërtetë. Kjo duket se do të shërbejë si kambanë alarmi për ish-kryeministrin Berisha.

Haxhia pretendon që përmes dëshmitarëve dhe provave të reja të tregojë se ai nuk ka gisht në ngjarje, por autori i vërtetë është ish-kryeministri. Pak ditë më parë u shënua përvjetori i vrasjes së Hajdarit dhe ish-kreu i SHISH në atë kohë, Fatos Klosi deklaroi se është gati të dëshmojë dhe të vërë në dispozicion të gjitha të dhënat që kishte SHISH. Nga ana tjetër edhe ai akuzon Berishën si të përfshirë./Kliti Topalli

Share221Tweet138


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

09/11/2025
Në kujtim të një nga aktorëve ikonë “Artistit të Popullit” Mihal Popi në ditën e lindjes

Në kujtim të një nga aktorëve ikonë “Artistit të Popullit” Mihal Popi në ditën e lindjes

08/11/2025
10 vjet i larguar nga kjo botë: I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së regjisorit, aktorit, instrumentistit, Mjeshtrit të Madh, Fatbardh Smaja!

10 vjet i larguar nga kjo botë: I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së regjisorit, aktorit, instrumentistit, Mjeshtrit të Madh, Fatbardh Smaja!

08/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In