• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Regjizori, publicisti dhe ish diplomati Pëllumb Kulla feston sot 84 vjetorin

10/01/2024
in Nostalgji
A A
Vdis pa të të dua! Kartolinë Koço Devoles, për këtë vit të ri…. pa të!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pëllumb Kulla, është lindur më 10 janar 1940 në fshatin Zëmblak të Korçës dhe rritur në Tiranë ku ndoqi rradhën e shkollave derisa përfundoi Fakultetin e Artit Dramatik, në vitin 1964. U emërua në Vlorë e më pas në Fier.

Me Fierin nis dhe krijimtaria më e pjekur në fushën e dramës, humorit dhe letërsisë. Në repertorin e atij teatri dhe të Televizionit Shtetëror, patën jetë të mbarë një sërë dramash e komedish si:

“Shoku Niqifor”, “Dy krisma në Paris”, “E bukur shtëpi e vjetër”, “Çobo Rrapushi me shokë” e sidomos komeditë e shkurtëra vënë në Estradën Profesioniste. Penën e tij e gjejmë në një sërë botimesh, në romane, novela, tregime, skenarë filmash dhe angazhime publicistike.

Vlejnë të veçohen shtatë vëllime me letërsinë e tij skenike: komedi dhe drama të plota, komedi një aktëshe dhe gjini akoma më të shkurtëra humoristike. Largimi nga Fieri përkon me ndryshimet politiko-shoqërore në jetën e vendit.

Nga viti 1990 deri në vitin 1992, punoi në Fakultetin që e pat student çerek shekulli më parë, tani si pedagog i Mjeshtërisë së aktorit, duke mbajtur edhe detyrën e Dekanit të këtij Fakulteti. Pas vitit 1992 ai u angazhua në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit, për pak kohë në Bon, Gjermani, dhe më pas si Ambasador i I.F. i Shqipërisë në OKB, detyrë që e mbajti deri në shtator të vitit 1997.

Muaj më vonë, për afro një vit punoi si kryeredaktor i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria” të Nju-Jorkut. Aktualisht, Pëllumb Kulla jeton tok me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In