• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Reshat Arbana dhe Sami Ameni, ndodhia me shokun e mirë dhe sheshxhirimi

10/10/2021
in Nostalgji
A A
Reshat Arbana dhe Sami Ameni, ndodhia me shokun e mirë dhe sheshxhirimi
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Filmi “Fije që priten” me temë nga sigurimi i shtetit, nisi të xhirohej në vitin 1976, me skenar të Neshat Tozaj dhe regji të Muharrem Fejzos e operator Petraq Lubonja. Një agjent i huaj, Sami Ameni zbret në aeroportin e Rinasit dhe menjëherë nis kërkimet për tu vënë në kontakt me një agjent tjetër, Markon, me të cilin kishte bashkëpunuar gjatë luf tës për llogari të gjermanëve.

Plani i tyre ishte hedhja në erë e një uzine të rëndësishme. Për këtë duhet të marrin të dhëna nga punonjësja Besa, e cila ka “humbur” disa dokumente dhe ndjehet e kërc ënuar. Kinoprovën e bënë në një pjesë të ateliesë së vjetër, ku u improvizua një kafene.

Grimiori mjaft i talentuar, Lluka Basha kishte punuar disa ditë rresht, që ta sillte në portretin e duhur dhe të përshtatshëm për rolin. Duhej arritur dhe mosha e personazhit që ishte 55-57 vjeç, ndërkohë që Reshati ishte 34 vjeç. Iu zgjerua balli dhe u punua goxha dhe me basetat e flokët. U bënë dhe mustaqet e përshtatshme që do i shkonin portretit dhe figurës në tërësi.

Kështu u krijua pamja e jashtme, me të çarën në vetull, që e kënaqi dhe regjisorin Muharrem Fejzo që kishte një nuhatje për figurën, meqë ishte edhe piktor dhe skulptor. U bënë kinoprovat, dhe pas ca ditësh iu njoftua që e kishte fituar rolin e Sami Amenit. Kur i vinë në dorë fotografitë, që ishin shkrepur në fotoprovë, i pëlqeu vetja.

Dukej me të vërtetë një burrë i veçantë, tërë sqimë dhe me mister brenda dhe shumë pozant. Aq shumë kishte ndryshuar, sa nuk e njihte njeri. Dhe filluan xhirimet në hotel “Dajti”. Njerëzit kalonin para tij dhe e shikonin me habi e kureshtje tek rrinte poshtë pishave të hotel Dajtit.

Ai u buzëqeshte dhe ato çuditeshin, sepse në ato kohë të komunikoje me një të huaj do të thoshte të merreshe “me punë të liga fort”. Ndenji gjatë duke thithur llullën e personazhit, kur i zunë sytë një mikun e tij të mirë që e kish shokë fëminije. I ngul sytë fort nga larg, dhe më pas kur i afrohet i buzëqesh lehtë. Ai u habit. Donte të kthehej edhe një herë ta kundronte po nuk e bëri. Atëherë ai lehtazi i flet paksa me një zë të ndryshuar;

-E Beno, çkemi? Në moment shoku i tij shtangu. Stopoi hapat dhe priti, duke e vështruar në thellësi të syve. -Fol or burrë fol! Spo më njeh ë…Po sigurisht kanë kalu shumë vite… Beni u kthye me nerv, duke e parë deri në ninëzat e syve.

-Çfarë do mor ti! Apo s’ke punë dhe do të më provokosh me sjellje kalamajsh! Ke shku anej dhe do me na shit men! Kujto se ç’jeni bo!…M’shoi atij vendi ku je, e mos e zgjat! Donte të vazhdonte të zbrazej pa ia bërë syri tërr po Reshati nuk e la dhe i ndërpreu vrullin që kish marrë.

-O Beno po kadal o burrë, kadal! Mos merr kot! Po s’ke faj! Kemi kohë pa u pa. -Më njef ti mu? -Po, sigurisht! Pse kot të fola … Vështrimi i tij u bë më i thellë e i frikur. E zhbiroi të tërin, po prapë si binte në të. E lë dhe për disa çaste me zemrën që i dridhej, dhe e qetësoi -Jam Reshati o miku im, Reshati…Reshat Arbana…

U çlirua, u lehtësua iu drejtuan gjymtyrët. Nuk i besonte syve, dhe në çast shpërtheu -Po fol more Shat! Se më çmene! Jo vallahi nuk të njofta! Sma merrte menja se do ishe ti! Çështë more ky qen, thashë me vete! Se ti e di sa punë të mira bëjnë kta të hujt, para hotel “Dajtit”. Të komunikosh me një t’ huj e di ti sa problem është, për më tepër me një nga ata shqiptarët matanë detit. Po luan ndonjë film apo jo?

-Po po, me një film, një film për sigurimin. -Vallahi sa bukur të paskan rregullu, more qen! Vallahi t’mora për t’ huj!Bukur t’paskan rregullu…edhe mustaqet… Ndenjën një copë herë së bashku, duke folur për filmin e ri, dhe u ndanë duke qeshur për këtë ngjarje vërtet rastësore dhe kuptimplotë. Gjë e mirë që miku i tij i vjetër, nuk e kish njohur. Pra ngjante me karakterin e duhur. “Figura ishte e gjetur nga pamja e jashtme”, mendoi.

Kur flet për këtë film ndërmend i vjen dhe një episod që është hequr nga filmi. Ishte momenti kur Sami Ameni dhe Klarku, që në film interpretohej nga regjisori dhe njeriu i mrekullueshëm Serafin Fanko, po prisnin në transit momentin e nisjes.

Tavolina ishte mbushur me pije të ndryshme, e rregulluar për merak. Në kohën që ai gëzonte, një zë mbas kurrizit të tij e tronditi, e shtangu dhe e bëri të mos e jap veten, por që e shpoi në kokë tej për tej si një thi kë e mprehtë. -Sami Ameni në emër të popullit je i arre stuar!

Tavolina u trondit. Portretet u nxinë nga re shiu. Klarku shqeu sytë nga kjo e papritur. Samiu u mundua të përmbahej, për të kapërcyer këtë moment delikat… -Genc, çfarë thotë ky zotëria? Dhe Samiu dialogon me djaloshin që i shoqëronte një copë herë, por fjalët e tij nuk i dëgjonte dhe merr përgjigjen e duhur. Kur çdo gjë ishte e qartë, rrëmben me duar tavolinën plot e përplot, dhe e përmbys me zhurmë, duke shpërthyer plot mllef e thellësisht i tronditur për atë që e priste, pas kësaj thirrje që e njihte mirë shumë…Protestoj…protestoj…

Xhirimi i kësaj skene u pëlqye nga grupi realizues i filmit, por pasi u pa nga ekspertët u vendos që duhej përsëritur. Sepse urdhri i Ministrisë së Brendshme ishte që ai nuk duhet të protestonte, sepse nuk ka ndodhur kurrë të protestojnë, kur kanë dëgjuar thirrjen “Në emër të Popullit, je i arrestuar!” Në të tilla raste kanë mbushur pantallonat.

Episodi u përsërit, dhe ai mban mend që në këtë episod, pas kësaj porosie u zëvendësua dhe Robert Ndrenika me Astrit Çermën për çështje biografie. Budallallëqet e kohës. Filmi mbaroi dhe u shfaq me shumë sukses. Për Reshatin, Sami Ameni është realizuar mirë, po nuk e mban si rolin e tij më të mirë. Njerëzit e kanë pëlqyer dhe filmi vazhdon të jepet me sukses./Konica.al/Arlinda Canaj

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In