• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rënia e dhëmbëve, një tjetër pasojë e Covid-19?

04/12/2020
in Aktualitet, Sociale
A A
Rënia e dhëmbëve, një tjetër pasojë e Covid-19?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim të këtij muaji, Fara Kemili, një 43-vjeçe nga Nju Jorku,pati një ndjesi të çuditshme në gojë. Ajo nuk kishte humbur kurrë një dhëmb në moshë madhore. E preku dhëmbin me dorë, duke e konfirmuar se ai kishte rënë. Dhe nuk pati as gjak dhe as dhimbje.

Ajo kaloi Covid-19 pranverën që shkoi, teksa tani i është bashkuar një grupi në internet, pasi edhe ajo si ata ka përjetuar një sërë simptomash të “Covid-it të zgjatura në kohë”: konfuzion mendor, dhimbje muskujsh dhe nervash.

Nuk ka ende prova të forta se ky infeksioni mund të çojë në humbje të dhëmbëve apo probleme të lidhura me to. Por midis anëtarëve të këtij grupi në internet, ajo gjeti edhe të tjerë të prekur më herët nga virusi, që flisnin për dhëmbë që u kishin rënë në mënyrë spontane, për mishra më të ndjeshëm të dhëmbëve, për dhëmbët që marrin ngjyrën gri apo që copëtohen.

Ajo dhe të mbijetuarit e tjerë nga Covid-19, kanë pasur edhe simptoma negative në sistemin e qarkullimit të gjakut, por edhe simptoma të tilla si gishtërinj të fryrë dhe rënie të flokëve, teksa dyshojnë shumë edhe se një pasojë negative që lë virusi është rënia apo dëmtimi i shpejtë i dhëmbëve.

Por disa dentistë, duke përmendur mungesën e të dhënave, janë skeptikë se vetëm Covid-19 mund të shkaktojë simptoma dentare. “Është shumë e rrallë që dhëmbët të bien pa ndonjë shkak madhor”- thotë dr. Dejvid Okano, një periodontist në Universitetin e Utah në Salt Lake City, SHBA.

Por ai shton se problemet ekzistuese të dhëmbëve, mund të përkeqësohen si rezultat i Covid-19, sidomos pasi pacientët shërohen nga infeksionet akute, dhe përballen me efektet e tij afatgjata. Disa ekspertë thonë se mjekët dhe dentistët duhet të jenë të hapur ndaj mundësive të tilla, veçanërisht pasi sipas një raporti të vitit 2012 nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, më shumë se 47 për qind e të rriturve 30 vjeç e sipër kanë një formë të sëmundjes periodontale, përfshirë infeksionet dhe inflamacionin e mishit të dhëmbëve dhe kockave që rrethojnë dhëmbët.

“Tani kemi filluar të shqyrtojmë disa nga simptomat bezdisëse dhe nganjëherë pa-aftësuese nga të cilat pacientët po vuajnë për muaj me radhë pasi janë shëruar nga Covid, përfshirë edhe rrëfimet mbi problemet dentare dhe humbjen e dhëmbëve”- thotë dr.Uilliam Li, president i Fondacionit Angiogenesis, një organizatë jofitimprurëse që studion shëndetin dhe sëmundjen e enëve të gjakut.

Ndërsa Khemili ishte bërë më e kujdesshme mbi dhëmbët, ajo kishte probleme dentare përpara se të prekej nga koronavirusin. Kur shkoi tek dentisti një ditë pasi humbi dhëmbin, ajo zbuloi se mishrat e saj nuk ishin infektuar, por kishte humbje të konsiderueshme të kockave nga pirja e duhanit.

Dentisti e drejtoi zonjën Kemili te një specialist për një rindërtim të strukturës së rrënjëve. Kjo procedurë dentare ka të ngjarë t’i kushtojë asaj rreth 50.000 dollarë. Rënia e dhëmbëve pa ndonjë gjak është e pazakontë, thotë dr. Li, dhe kjo do të thotë se mund të ketë ndodhur diçka me enët e gjakut në mishrat e dhëmbëve.

Koronavirusi i ri po bën kërdinë duke u lidhur me proteinën ACE2, e cila është e kudogjendur në trupin e njeriut. Ajo jo vetëm që gjendet në mushkëri, por edhe në qelizat nervore dhe endoteliale. Prandaj, thotë dr.Li, është e mundur që virusi të ketë dëmtuar enët e gjakut që i mbajnë gjallë dhëmbët tek të mbijetuarit e Covid-19.

Kjo gjithashtu mund të shpjegojë pse ata që kanë humbur dhëmbët nuk ndiejnë dhimbje.

Nga ana tjetër, ka mundësi që reagimi imunitar i madh, i njohur si një “stuhi citokine”, të shfaqet në gojë. “Nëse reagimi i një personi që i vuan gjatë pasojat e Covid-19 ndodh edhe në gojë, ky është një mekanizëm mbrojtës kundër virusit”-mendon dr. Majkëll Sherer, protodontist në Sonora, Kaliforni. Gjendje të tjera inflamatore shëndetësore, si sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, thotë ai, gjithashtu ndërlidhen me problemet dentare tek të njëjtët pacientë.

”Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, është shumë e ndjeshme ndaj reaksioneve hiper-inflamatore, dhe ata që vuajnë për një kohë të gjatë pasojat e Covid, hyjnë sigurisht në atë kategori”- thotë dr.Sherer. / NYTIMES – Bota.al

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In