• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

“Rëndësi ka të mos humbasim”, Reja: Është e vështirë të çash mbrojtjen e Kazakistanit, me Lituaninë duhej të dilnim barazim

10/10/2020
in Sport
A A
“U surprizova vetëm për një gjë në Shqipëri”, Reja: Do i them Ramës që të hapë udhëtimet, mrekulli që nuk grindem me gruan
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja kërkon që skuadra e tij të mos dalë pa pikë nga stadiumi i Kazakistanit ditën e nesërme.

Në konferencën e fundit për shtyp në prag të takimit me kombëtaren kazake, Reja shtoi se synon që Shqipëria të godasë kundërshtarët nga krahët. Ai theksoi se e njeh mirë Kazakistanin, i cili luan me 5 mbrojtësa dhe është ekip i vështirë për t’u thyer.
Për takimin e humbur me Lituaninë, Reja u shpreh se ajo humbje erdhi për një gabim individual dhe sfida duhej të mbyllej në barazim.

Si kanë qenë kritikat pas humbjes me Lituaninë? A është ndeshja kundër Kazakistanit një mundësi për të ndryshuar faqe?

Ishte një moment i vështirë sepse erdhëm pas fitores me Bjellorusinë. Ishim në gjende të mirë fizike dhe psikologjike. Nuk e mendoja se do të humbisnim, gabimi ndodhi. Mendoj se rezultati i drejtë me Lituaninë duhej të ishte barazimi për atë dhamë në fushë. Asgjë nuk është ndërlikuar siç e tha Berisha, jemi të gjitha ekipet me nga 3 pikë. Të gjithë duam të kualifikohemi. Jemi përgatitur fort gjatë kësaj jave, pres një rezultat pozitiv. E njoh Kazakistanin, është shumë i organizuar. Kërkoj maksimumin e lojës dhe përqëndrimit. Pësuam një gol. Ishte një moment fatkeqësie për ne. Njëri nga lojtarët tanë duhej t’ia pasonte topin portierit dhe ia dha kundërshtarit. Janë gjëra që ndodhin në ndeshje dhe për këtë duhet t’i kuptojmë. Ishte gabim individual, jo kolektiv.

Sa mirë e njihni e Kazakistanin dhe cilët janë lojtarët më të rrezikshëm dhe që krijojnë probleme?

Është i organizuar. Në krah ka lojtarë të fortë dhe teknikë. Izlakan është i rrezikshëm dhe kthehet pas, përbën rrezik të vazhdueshëm. Kazakistani është konstant i qëndrueshëm. Mesfusha dhe sulmi luajnë shpejt përpara dhe vënë në rrezik të vazhdueshëm me kundërsulmet.

Pikat e dobëta të Kazakistanit?

Nuk shoh dobësi tek ata, është ekip i organizuar mirë, edhe në mbrojtje. Ka pak pika të dobëta. Janë të organizuar. Kanë 5 mbrojtësa dhe 4 mesfushorë dhe është shumë i vështirë t’i çash. Ne do të përpiqemi nga krahët dhe në sulm të shfrytëzojmë rastet tona.

Cili do të ishte rezultati i kënaqshëm?

Më intereson që të bëjmë paraqitje të mirë. Rezultati pozitiv vjen kur luan mirë. S’duhet të humbasim. Dëshira ime është të mos humbasim që të mos ndërlikojmë garën tonë dhe të mos rëndohemi psikologjikisht. Futbolli luhet për fitore, por varet dhe nga rivali që ke përballë.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In