• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Recesion rekord në Greqi: Ekonomia u tkurr në 3 mujorin e dytë me 15.2% për shkak të pandemisë

03/09/2020
in Diaspora
A A
Recesion rekord në Greqi: Ekonomia u tkurr në 3 mujorin e dytë me 15.2% për shkak të pandemisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Kombëtar i Statistikave ka bërë me dije mesditen e së enjtes se në tremujorin e dytë të këtij viti, ekonomia greke u tkurr me 15.2%, një shifër rekord madje më e lartë se në vitet e para të fillimit të krizës financiare greke në vitin 2010.

Sipas të dhënave të tjera të publikuara, rënia e konsumit në këtë tremujor ka shkuar në 10,1% , investimet kanë pësuar rënie thuajse në të njëjtin nivel, eksportet janë tkurrur me 32% , ndërsa importet me 17,2%.

Qeveria greke deklaron se ky recension i ekonomisë ka ardhur si rezultat i tre muajve të karantinës në vend si masë për përballimin e pandemisë.

“Siç jeni në dijeni, tremujori i dytë në kuadrin e zbatimit të masave të karantinës është tremujori me recensionin më të thellë. Vlerësimet sa i përket gjithë vitit do duken kur të shohim dhe të dhënat e tremujorëve të tjerë para se të dalin edhe rezultatet e recensionit të përgjithshëm vjetor që pritet të jetë i madh, por që vjen si rezultat i këtij fenomeni botëror”, u shpreh Stelios Petsas, zëdhënës i qeverisë.

Ndërkohë Athina ndjek me shqetësim rritjen e numrit të vdekjeve dhe të të prekurve nga Covid-19 në prag edhe të hapjes së shkollave në 14 shtator. Vetëm në mëngjesin e së enjtes humbën jetën tre persona dhe numri i viktimave nga pandemia ka shkuar në total në 279, numri i rasteve në gati 11000 , 38 pacientë ndodhen në terapi intensive.

Gjithashtu ka shqetësim të madh për infektimin e shumë personave në një azil pleqsh në Marusi të Athinës, të mbi 15 punëtorëve në Veria, në një fabrike të përpunimit të frutave, por edhe për rastet në kampin e refugjatëve në Moria të ishullit Lesvos. Ndërkohë edhe tre ministra të qeverisë, midis tyre i Financave dhe i Marinës Detare, kanë hyrë në karantinë, pasi kanë pasur kontakte me persona që janë gjetur orët e fundit pozitive nga Covid-19 dhe për këtë arsye është boshatisur deri në zbatimin e protokollit përkatës për dezinfektim gjithë ndërtesa e Ministrisë së Financave.

Goditje për turizmin grek që është gjunjëzuar sivjet nga pandemia është edhe vendimi i fundit i kompanisë ajrore TUI, që ka ndërprerë përkohësisht fluturimet për në zonën turistike Langana të Zakinthos nga Britania, pasi klientët e saj nuk duan të zbatojnë masat për koronavirusin. Në të njëjtën kohë, masa të reja për udhëtarët që vijnë nga Greqia kanë marrë edhe autoritetet skoceze dhe uellsiane, pas zbullimit të dhjetëra rasteve me Covid-19, që u gjetën në një fluturim nga ishulli turistik grek i Jonit drejt Londrës./Aleksandër Marku-TCH

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In