• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Raporti i Antimafies italiane publikon të dhënat: Shqiptarët dhe turqit menaxhojnë trafikun e heroinës, ja në dorë të kujt është kokaina

09/04/2022
in Bota
A A
Raporti i Antimafies italiane publikon të dhënat: Shqiptarët dhe turqit menaxhojnë trafikun e heroinës, ja në dorë të kujt është kokaina
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria Hetimore e Antimafies Italiane ka publikuar një raport që fokusohet tek krimet që lidhen me trafikun e drogës brenda territorit italian.

Sipas këtij raporti, i cili ka në fokus periudhën e gjashtëmujorit të parë të vitit të kaluar, kokaina e cila trafikohet brenda territorit italian është në duart e peruanëve, ndërsa heroina menaxhohet nga turqit dhe shqiptarët.

Ndër të tjera bëhet me dije se raporti thekson që importi i heroinës menaxhohet nga turqit, “të cilët e eksportojnë atë në tregun evropian nëpërmjet kanaleve shqiptare”.

Për sa i përket kokainës, “peruanët kanë një pozicion me rëndësi absolute në importimin e drogës. Me kalimin e viteve, ata kanë përsosur një kapacitet të caktuar në transferimin e drogës nga vendet e prodhimit në Lombardi dhe Milano në veçanti”.

Më pas janë shqiptarët, të cilët transportojnë kokainë nga portat e Evropës Veriore në Lombardi, nëpërmjet rrjetit të tyre të trafikantëve.

Krimi shqiptar është ndër shprehjet më komplekse dhe më të artikuluara në skenarin e krimit të huaj në Itali, thekson raporti.

“Kriminelët shqiptarë të pranishëm në pjesën më të madhe të territorit kombëtar shfaqin tipologji të ndryshme organizative dhe operacionale. Disa ndërveprojnë brenda grupeve të vogla, duke përfshirë grupet multietnike. Në raste të tjera ato janë konsoliduar në organizata kriminale të strukturuara dhe të qëndrueshme të rrënjosura në zonë dhe që veprojnë në një mënyrë të ngjashme me ato të “mafiasve tipike”, thuhet ndër të tjera në raport.

Pjese nga raporti per krimin shqiptar

Një karakteristikë e veçantë e organizatave shqiptare më pas ka të bëjë me “përkatësitë” shpesh të bazuara në lidhjet familjare ose në çdo rast midis subjekteve që vijnë nga i njëjti qytet ose nga e njëjta zonë gjeografike e vendit të origjinës dhe janë themeluar mbi kodet specifike të sjelljes.

Raporti vë në dukej se sektori kryesor me interes për krimin shqiptar është ai i trafikut të drogës, megjithatë nuk ngelen prapa as trafiku i armëve, ai i qenieve njerëzore apo shfrytëzim prostitucioni.


Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In