• Kontakt
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama: Pse na duhet mandati i tretë! Sulmon Metën dhe LSI: Është rritur në kurriz të PS dhe PD! Lulin dua ta shpëtoj

09/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Rama: Pse na duhet mandati i tretë! Sulmon Metën dhe LSI: Është rritur në kurriz të PS dhe PD! Lulin dua ta shpëtoj
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama të gjithë fjalën përpara asamblesë të PS ia dedikoi dhënies përgjigje të pytetjes, përse Shqipëria duhet të qeveriset nga një mandat i tretë prej socialistëve.

Beteja jonë tha Edi Rama nuk është me PD dhe LSI, por problemet e njerëzve dhe me të ardhmen e tyre. Edi Rama u ndal gjatë në rëndësinë e reformës në drejtësi.

“Kujt i shkonte mendja dhe kush tjetër mund ta bënte atë që ne e mundësuam. Do vinte dita që korporata më e madhe anti-shtet ajo e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do të çmontohej.

Kujt ia priste mendja? Askujt! Kush do drejtësinë nesër, të mbështesi sot PS-në. Mjaft të dëgjojë Ilir Metën, Berishë, Monikën. Dhe Lulin edhe pse ky bën ça i thonë këta të tjerët. Me ta në krye ka vetëm vështirësi dhe kurrë s’ka për të pasur drejtësi”, tha Rama.

Mandati i tretë do të mbyllet me tre aeroporte të reja, premtoi Edi Rama por edhe shumë investime të tjera

Për Lulzim Bashën mikun e tij të marrveshjeve të mëdha Rama tha.

“Luli është çun i mirë por nuk të hap as telefonin kur ke hall”, tha Rama.

Shqiptarëve në botë Edi Rama u shtriu dorën e bashkëpunimit për të aplikuar për tu bërë deputetë por ia mbylli përgjithmonë çdo derë koalicionit me LSI.

“LSI nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse por kërkon të rritet në kurriz të shtetit. Bomba që hodhi në erë koalicionin me LSI ishte reforma në drejtësi pasi LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenjtë.

Është një forcë hakmarrëse që ka përfituar ngas degradimi PS, nga pakënaqësi brenda PS kur shumë njerëz nuk u promovuan sa duhet. Është rritur në kurriz të PS dhe PD. Është një organizatë që funksionon si qelizat e kancerit që thuhet se rriten pa qëllim dhe në fakt shtohen vetëm për të kapur organizmin. Me LSI nuk ka mundësi të bëhet më shumë se çfarë bëmë në mandatin e parë”, tha Rama.

Edi Rama me doza të forta humori komentoi letrën e presidentit Meta për asamblenë socialiste.

“Ilir Meta tani do video, unë me video nuk merrem as llafet për videot për skutat ku futet, president në botë dhe as Saliu as ka për të pasur që dergjet skutave për të bërë fushatë në skuta. Fakti që futet në skuta kthesa për të rrëzuar qeverinë është kriminale. Nuk e kam menduar se do të shkallonte deri në këtë pikë”, u shpreh kryeministri.

Por a to të shkojë Edi Rama në një debat ballë përballë me Ilir Metën sic kërkoi presidenti?

“Të gjithë më duan në debat përveç Saliut. Iliri të bëjë debat me Monikën se kush është lider I lsi. Ilir punon haptasi për lsi. Të mund monikën në debat se e mund Monikën dhe më pas me Lulin se kush është kryetar i opozitës. Le të rrijë president”, tha Rama.

Do jetë fushatë zgjedhore interesante tha Edi Rama duke përmendur larminë e personazheve.

“Vota 25 prill do të jetë problem i madh pasi ti voton Lulin dhe merr paketë Ilirin, Monika shefe finance, Luli si ushtari mirë Rajan. Luli është pasagjer, lokomotivën e lëviz iliri, Saliu është skapamento dhe Monika fatorino”, ironizon Rama.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
15 vjet pa “Artisten e Merituar “ Liza Vorfin aktoren ikonë të Teatrit Kombëtarë

15 vjet pa “Artisten e Merituar “ Liza Vorfin aktoren ikonë të Teatrit Kombëtarë

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In