• Kontakt
Friday, January 30, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama paralajmëron shkrirjen e LSI: Meta s’e shpëton dot “sh.p.k”-në e tij, do pësojë disfatë më 25 prill, reforma zgjedhore makth për presidentin

05/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Sondazhi/ LSI partia më pak e preferuar nga qytetarët: Shumica mbështesin heqjen e koalicioneve, kërkohet Parlament me 100 deputetë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Ram ka paralajmëruar dje shkrirjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në korridoret e politikës është folur shpesh këto ditë se reforma zgjedhore ka pasur si plan pikërisht fundosjen e LSI, por kryeministri Edi Rama e deklaroi hapur dje se më 25 prill partia e presidentit do të marrë tatëpjetën.

Meta ka hequr xhaketën e presidentit dhe tashmë ka nisur fushatën krah partisë së tij. Presidenti po bën takime në qytete dhe çdo ditë gjen nga një kauzë për të sulmuar qeverinë. Dje Rama vendosi të reagojë për sjelljet e kreut të shtetit, duke mos kursyer asgjë. Në 2 korrik Meta publikoi një SMS që Rama ja kishte dërguar që në shkurt, ku e paralajmëronte se nëse digjen mandatet LSI-së nuk do i gjejë nam e nishan.

Dje Rama dha sinjalet se po e mban fjalën. Në një konferencë shtypi për të prezantuar platformën e PS për vlerësimin e deputetëve, Rama tha se qëndrimet e Presidentit janë turpëruese, ndërsa u shpreh se është hedhur në sulm për të shpëtuar partinë nga shkrirja. “Më vjen shumë keq, po është fakt, Ilir Meta është zhveshur plotësisht nga roli presidentit tanimë edhe një herë tjetër dhe është zhytur i gjithi në një fushatë politike për të shpëtuar nga falimentimi sh.p.k-në, siç e ka përcaktuar Lulzim Basha, të Monikës dhe të tribusë së tij.

Mos prisni asgjë tjetër nga Ilir Meta, të paktën deri më 25 prill, përveç përshkallëzimit të vazhdueshëm të një retorike që na turpëron të gjithëve ne si qytetarë të këtij vendi, që vjen nga goja e Presidentit të Republikës tonë. Nuk duhet të çudisë asnjërin prej nesh, sepse Ilir Meta është thjesht kryetari i shtabit elektoral të opozitës, që përdor për këtë zyrën e Presidentit të Republikës”, tha Rama dje.

Disfata e LSI

Rama u ndal dhe te reforma zgjedhore, duke dhënë sinjale se përmes kësaj reformë LSI do të kapitullojë. Shefi i qeverisë deklaroi para gazetarëve se ata që i tremben reformës apo zgjedhjeve dihen. Rama u shpreh se mjafton të shohësh reagimet në publik dhe më i tremburi është presidenti. Sipas tij, ai e di që në 25 prill LSI do të marrë një rezultat negativ si kurrë më parë.

“Kompromiset janë gjithmonë mbi parimin që të gjithë të mërziten nga pak, nuk janë që të gjithë të dalin të lumtur. Kush është mërzitur më shumë, natyrisht është mërzitur më shumë kush do humbë zgjedhjet. Nivelin e mërzisë shikojeni nga deklaratat. Më i mërzituri nga të gjithë është Ilir Meta, sepse do të humbë zgjedhjet dhe do t’i humbë zgjedhjet në mënyrë shembullore këtë radhë, siç e meriton në fakt, sepse Shqipëria, Ilir Metës nuk i ka asnjë borxh”, tha Rama. Më tej ai i përmendi postet që ka mbajtur Meta, duke deklaruar se presidenti kërkon vetëm të nxisë sherr dhe tension politik.

Sipas Ramës, ai duhet të qëndrojë mbi palët. “Të gjithë ne i kemi borxhe Shqipërisë, të gjithë ne. Ilir Meta është borxhliu më i madh ndaj Shqipërisë, sepse Shqipëria si askënd tjetër në historinë e vet e ka bërë kryeministër, e ka bërë kryeparlamentar e ka bërë president. Çfarë do më shumë ky njeri që nuk rri rehat një sekondë të vetme dhe vetëm mendon si të nxisë dasi, sherr, rrëmujë, për të përfituar si “i treti i vërteti”!

Edhe vetë pozicioni ku qëndron është një pozicion i zgjedhur për të qenë i treti i vërteti, që nga dua unë shkon rrota e historisë, prandaj me mua, ose ikni në opozitë, ama me mua në pushtet për hesapet e mia”, tha më tej shefi i qeverisë. Ai u shpreh se presidenti dhe PD-LSI e dinë që do i humbasin zgjedhjet./ Kliti Topalli

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In