• Kontakt
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama kërkon mandatin e tretë: Na besoni ne, që Shqipëria të kalojë nga ecja në vrapim

09/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Rama kërkon mandatin e tretë: Na besoni ne, që Shqipëria të kalojë nga ecja në vrapim
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste ka mbledhur, pasditen e sotme, Asamblenë Kombëtare, tek Amfiteatri i Liqenit për shkak të pandemisë COVID-19.

Kryefjala e kryeministrit Rama, në fjalën e hapjes, është përpjekja e socialistëve për të marrë mandatin e tretë, ku renditi çfarë është bërë në këto vite të qeverisjes socialiste.

Duke folur për mandatin e parë, Rama përmendi një bisedë të zhvilluar me FMN-në e cila insistonte në uljen e pagave dhe pensioneve, por që u kundërshtua nga qeveria socialiste, me idenë e mbushjes së boshllëkut nga reformat në energji.

“Nisim fazën e fundit të këtij mandati dhe fazën finale të përpjekjes për të marrë mandatin e tretë.

Mandati i parë ishte përpjekja për të ndaluar rrënimin dhe hemoragjinë e rrezikshme, në raport me financat e vendit ku ne jemi ulur në detyrë dhe kemi parë në tryezë të dhënat reale të vendit dhe kemi qenë përballë sfidës së financimit të rrogave e pensioneve pa i ulur ato.

FMN insistonte ta fillonim nga ulja e rrogave dhe pensioneve dhe refuzonte idenë tonë për të mbushur boshllëkun me reforma në energji, FMN tha se kjo reformë në Shqipëri nuk bëhet dhe sot duhet kujtuar që 7 vite më parë mbanin radhën në shi për të paguar fatura afrofe të energjisë elektrike dhe arbitrare, të cilat i paguanin për vete dhe për gjysmën e atyre që nuk i paguanin.

Sot, nuk ka më fatura afrofe dhe s’ka më radhë në shi dhe s’ka më arbitraritet apo gabim në faturë që nuk korrigjohet pa llogaritur investimet e munguara që nga koha e elektrifikimit të vendit.”

Por këto, sipas kryeministrit, nuk kanë mjaftuar për ta mbyllur këtë proces dhe kjo është arsyeja pse u duhet një mandate i tretë. Dhe këtu Rama vijon me atë që PS ka bërë në mandatin e dytë, duke kulmuar me rritjen e pagave për mjekët dhe arsimtarët që sipas tij askush në rajon nuk e ka bërë këtë situatë pandemie.

“Mandatin e dytë pasi ndaluam me sukses hemorragjinë dhe rivumë rregull në financat e vendit dhe pasi u dhamë njerëzve disa instrumenta më shumë për jetën e përditshme ishte mandati, ku kemi forcuar organizmin e një trupi që lëngonte 7 vjet më parë dhe pse jemi përballuar edhe me probleme të krijuara jashtë vullnetit të njerëzve, si tërmeti dhe virusi.

Ne sot, kur jemi në përfundim të këtij mandati të dytë, që është i forcimit të trupit dhe ecjes pas një paralize nga ku e nisëm këtë përpjekje arrijmë që të rrisim pagat, ndërkohë që ndokush rreth e rrotull nesh nuk e ka bërë këtë.

As i prekëm rrogat e e pensionet kur morëm detyrën, as i bëmë bisht zotimit tonë për të kaluar nga një sistem i padrejtë taksimi në një sistem taksimi ku ulëm taksat për 97% të shqiptarëve dhe nuk mendojmë se këto mjaftojnë për ta quajtur të mbyllur punën tonë”.

Por, këto sipas kreut të qeverisë janë arsye që duhet një mandat i tretë për Shqipërinë që të kalojë nga ecja në vrapim

“Sot janë kushtet për të shpjeguar si dhe pse vendi mund të kalojë në një nivel të ri shpejtësie dhe kush mund ta kalojë përvec PS-së.

Ne nuk jemi e keqja më e vogël, jemi e vetmja e mirë që ka në politkën shqiptare nuk jemi më e mira e mundshme, potenciali kësaj familjeje politike është besnikëria ndaj vlerave dhe ndaj atyre që meritojnë më shumë dhe bindjes që shqiptarët e votojnë dhe do ta votojnë prapë PS-në”.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
15 vjet pa “Artisten e Merituar “ Liza Vorfin aktoren ikonë të Teatrit Kombëtarë

15 vjet pa “Artisten e Merituar “ Liza Vorfin aktoren ikonë të Teatrit Kombëtarë

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In