• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Rama duket se këtë herë nuk po luan blofin”! Mediat greke në alarm për lejimin e hashashit për përdorim mjekësor: E nesërmja në kufi s’do të jetë e njëjta

11/07/2022
in Aktualitet, Debat
A A
“Rama duket se këtë herë nuk po luan blofin”! Mediat greke në alarm për lejimin e hashashit për përdorim mjekësor: E nesërmja në kufi s’do të jetë e njëjta
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Javën e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama vuri në praktikë atë që ishte diskutuar muajt e fundit në Tiranë, por më shumë dukej si një farsë sesa një debat politik. Ai vuri në konsultim publik një projektligj për legalizimin e prodhimit të kanabisit për përdorim mjekësor dhe industrial.

Ai u hartua nga Ministria Shqiptare e Shëndetësisë dhe do të dalë në Kuvend për votim në javët në vijim. Rama këtë herë duket se nuk po bën bllof. Deputetët e opozitës e cilësuan vendimin si “çmenduri”.

Sipas raportit të këtij viti të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, Shqipëria, me një popullsi prej 2.8 milionë banorësh, është vendi i shtatë në botë për sa i përket prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të kanabisit, pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistani dhe Libani”, shkruan ndër të tjera, media greke “News247.gr”.

Pjesë nga shkrimi:

Në të njëjtën kohë, institucionet greke po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë e gjithë kjo. Pjesa më e madhe e prodhimit shqiptar, pra shumë tonë në vit, eksportohet në Itali dhe Greqi. Në katër vitet e fundit në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar mbi 13 ton kanabis të papërpunuar.

Rrugët nga Kastoria dhe Janina konsiderohen si kalimet më të rëndësishme për trafikun e “barit” në Europë, që përkthehet në miliona euro fitime në të dyja anët e kufirit.

Duke pasur parasysh treguesit e korrupsionit në Shqipërinë fqinje, por edhe përvojën e hidhur të fundit të Maqedonisë së Veriut për legalizimin e kanabisit medicinal, të gjithë janë dakord se e nesërmja në kufi nuk do të jetë e njëjta.

KORRUPSIONI DHE EKONOMIA REALE

Në projektligjin e qeverisë Rama thuhet se “qëllimi i tij është të rregullojë dhe garantojë procesin e prodhimit të kanabisit, përpunimin e nënprodukteve të tij për përdorim mjekësor dhe industrial dhe eksportin e tyre”. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, licencat që do të miratohen do të kenë një kohëzgjatje prej 15 vitesh, me të drejtë rinovimi. Çdo skemë investimi nuk do të mund të kultivojë më shumë se 150 hektarë në të gjithë vendin.

Duhet të ketë “eksperiencë përkatëse në industri”, kapital fillestar 100 milionë lekë (rreth 850 mijë euro), të paktën 15 punonjës dhe gjithashtu t’i paguajë shtetit 1.5% të xhiros vjetore. Prodhimi dhe përpunimi i hashashit do të bëhet nën mbikëqyrjen e shtetit.

HASHASH NË VEND TË PERIMEVE

Ekonomia e kanabisit në Shqipëri është marramendëse. Ata që janë afër historisë, flasin për kohën para dhe pas bastisjes së Lazaratit. Në vitin 2014, forcat speciale të policisë shqiptare “pushtuan” fshatin, i cili ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri grek. Pas një beteje që zgjati për ditë të tëra , u sekuestruan 25 ton kanabis , 90,000 pemë hash dhe 500 armë, përfshirë kallashnikovë dhe raketa antitank.

Prodhimi vjetor vetëm në Lazarat u vlerësua në 900 tonë, duke i sjellë ekonomisë vendase një xhiro prej 4.5 miliardë eurosh, në atë kohë rreth gjysma e PBB-së së Shqipërisë. Një raport i mëvonshëm i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional vlerësoi ekonominë e kanabisit në Shqipëri në 2.2 miliardë euro.

Njerëzit në Tiranë që folën për “Magazine” janë dakord se vendimi i fundit i Ramës mund të jetë një përpjekje për të fituar vota nga njerëzit e punësuar në ekonominë e kanabisit. Dhe më pas, ka gjasa që vendimi të favorizojë investitorët e huaj që do të mbërrijnë brenda natës në Tiranë, diçka si Eldorado e re, duke lënë jashtë loje prodhuesit e vegjël që mbajnë familjet e tyre me kanabis.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In