• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qëndrimi i DASH dhe të dhënat e Wikileaks: Ja si Berisha ushtronte presion ndaj drejtësisë për akuzat ndaj dy fëmijëve të tij!

20/08/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Qëndrimi i DASH dhe të dhënat e Wikileaks: Ja si Berisha ushtronte presion ndaj drejtësisë për akuzat ndaj dy fëmijëve të tij!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat e publikuara nga Wikileaks, tregojnë fare qartë se dosja për ish-kryeministrin Berisha u përgatit që 12-13 vite më parë.

Përveç akuzave se ai përdori pushtetin për të pasuruar familjen e tij, ai akuzohet edhe për presion ndaj drejtësisë dhe ndikim në proceset gjyqësore të njerëzve të tij. Në një kabllogram të datës 29 janar 2010, ish-ambasadori Withers raporton për takimin që kishte pasur dy ditë përpara këtij mesazhi, me presidentin e asaj kohe Bamir Topi, i cili i shprehte shqetësim për rritjen e presionit të qeverisë ndaj institucioneve të pavarura në vend, por edhe ndaj vetë atij, institucionit të presidencës.

“Gjatë takimit të 27 janarit presidenti Topi u shpreh i shqetësuar për rritjen e presionit të qeverisë shqiptare ndaj institucioneve të pavarura përfshirë këtu zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, shërbimet inteligjente, media dhe gjykatat. Topi tha se bojkoti i opozitës në parlament vazhdon të mbajë pezull reformat e nevojshme në gjyqësor, të cilat kanë nevojë për 84 vota që të miratohen”, thuhet ne mesazhin e Withers.

Presioni ndaj drejtësisë

Në po të njëjtin takim të 27 janarit 2010, Topi i pati shprehur shqetësim ish-ambasadorit Withers se reformat e nevojshme në gjyqësor si dhe emërimet kyçe në Gjykatën e Lartë po mbaheshin peng nga bojkoti i socialistëve në Parlament.

“Topi ra në parim dakord ndaj sugjerimit të ambasadorit për të krijuar një komision gjyqësor bipartizan që do të ndihmonte në përzgjedhjen e njerëzve të kualifikuar për të mbushur një numër vendesh vakante në Gjykatën e Lartë dhe atë të Kushtetueses. Ai ra dakord megjithëse me gjysmë zëri që me mbështetjen e ambasadorit të ndërmjetësojë diskutimet mes PD dhe PS për t’i dhënë fund bojkotit”, vijon mesazhi i Withers.

Ndërsa në komentet e tij, në fund të këtij mesazhi, ish-ambasadori amerikan shprehet se, duhen marrë parasysh këto shqetësime të presidentit, duke qenë se Topi është i ndërlidhur mirë me të dyja institucionet, Prokurorinë e Përgjithshme dhe SHISH dhe se ka autoritet të konsiderueshëm në sektorin gjyqësor.

“Topi ka punuar në të kaluarën në mënyrë efektive për të mbrojtur interesat e tij dhe të drejtën në sektorin gjyqësor dhe SHISH, megjithëse mbetet për t’u parë nëse do të dojë të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë herë”, komenton Withers.

Sipas tij, me kaq shumë vende të lira në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese në muajt e ardhshëm, vullneti i Topit për të luftuar bashkë me një komision gjyqësor që i jep peshë procesit përzgjedhës të gjyqësorit, mund të jetë çelësi për të shmangur çdo përpjekje të kryeministrit për të mbushur këto dy gjykata me miqtë e tij.

Djali i Berishës

Një tjetër ngjarje për të cilën akuzohet ish-kryeministri është Gërdeci. Berisha çdo ditë kërkon që të dalë një fakt kundër tij, por për amerikanët në fabrikën e demontimit ishte i përfshirë dhe djali i tij, Shkëlzen Berisha. Aty tregohet dëshmia që ka dhënë në ambasadë Gjenerali Luan Hoxha.

Hoxha tha se, kur vizitoi Gërdecin në mes të vitit 2007, ushtarët e tij po i kryenin këto dy detyra dhe në sipërfaqe nuk dukej se kishte diçka të dyshimtë. Ai akuzoi se gjatë gjysmës së dytë të projektit, duke filluar nga dhjetori 2007, ai ishte urdhëruar nga Mediu, për shqetësimet e tij të deklaruara me shkrim kryeministrit Berisha (dhe Kryetares së Kuvendit Topalli dhe Mediut), si dhe pas presionit të drejtpërdrejtë nga telefoni nga “një i ri”, të cilin më vonë e identifikoi si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që të vazhdonte të dorëzonte municione të kalibrit të lartë në Gërdec dhe ta bënte këtë gjë pa vonesa”, thuhet aty.

Vajza e Berishës

Një tjetër kabllogram tregon sesi vajza e ish-kryeministrit ka përdorur kompaninë e saj ligjore për të shtuar të ardhurat. Aty tregohet se gjatë kohës që Berisha ishte në pushtet, volumi i kompanisë së saj u rrit ndjeshëm. Si shembull tregohet rasti i një librarie.

“Në qendër të Tiranës ndodhet një godinë e madhe e periudhës komuniste, të cilët shqiptarët i referohen ende si Pallati i Kulturës, e cila mban brenda një librari ndërkombëtare që vizitohet kryesisht vetëm nga të huajt. Një debat mbi prishjen e magazinës së dëmtuar të këtij dyqani u zgjidh kohët e fundit nga askush tjetër përveç vajzës së kryeministrit, Argita Berishës. Zonja Berisha, firma private ligjore e së cilës vepron në Tiranë ka lulëzuar vitet e fundit dhe ka shtuar ndjeshëm kërkesat për shërbimet e saj”, thuhet aty.

Qëndrimi i DASH dhe të dhënat e Wikileaks, ja si Berisha

Share213Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In