• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Pse u tërhoq mazhoranca nga përgjimet pa leje nga policia?!

17/06/2020
in Blog
A A
Pse u tërhoq mazhoranca nga përgjimet pa leje nga policia?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mustafa Nano

Ne, si çdo vend tjetër, kemi një ligj për policinë. Dhe në nenin 131 të këtij ligji saktësohet mënyra se si bëhet përgjimi i bisedave në ambiente të hapura apo në telefon nga ana e policisë. Dhe aty thuhet:

Pika 1. Kur në bazë të të dhënave që disponohen dyshohet se një person ka kryer një vepër penale ose po planifikon apo po organizon që të kryejë një krim …, një kryekomisar i policisë apo një epror i tij kërkon autorizimin nga PROKURORI për të bërë

a) përgjimin e fshehtë të bisedave në vende publike ose në mjete transporti;
b) përgjimin e fshehtë të bisedave telefonike;

c) përdorimin e pajisjeve teknike për fotografim, regjistrim audio ose video.

Siç shihet, asnjë përgjim nuk mund të bëhet pa autorizim nga një prokuror i Republikës, i cili nga ana e vet duhet t’i marrë dorën gjyqtarit për të lëshuar këtë autorizim.

Kjo është praktika edhe sot e kësaj dite. Kjo është një praktikë e njohur kudo nëpër botë. Kjo kompetencë mund të ketë ndryshime të vogla, sipas vendit, por ka një gjë që nuk ndryshon. Policia nuk ka të drejtë të përgjojë pa autorizim nga një strukturë tjetër, që rëndom është prokuroria.

Kjo maxhorancë mori nismën ligjore për ta ndryshuar këtë nen. Dhe nuk po tenton të bëjë një ndryshim dosido. Përkundrazi, po tenton të bëjë një ndryshim esencial. Po tenton t’ia japë policisë këtë kompetencë. Po tenton t’ia heqë prokurorisë. Dhe jo një prokurorie çfarëdo.

Po tenton t’ia heqë Prokurorisë që ka dalë nga reforma në drejtësi. Po kërkon t’ia heqë SPAK-ut, që është një strukturë e dalë prej reformës, dhe për të cilën ne kemi kohë që flasim me shpresë e me besim. Kemi kohë që e presim si institucionin që do bëjë diferencën në Shqipëri.

Dhe këta ia heqin SPAK-ut dhe ia delegojnë policisë, një policie që drejtohet nga njerëz politikë. Krerët e policisë, të gjithë e dimë këtë, janë njerëz që hiqen e vihen sipas qejfit të kryeministrit e të ministrit të brendshëm, që janë funksionarë nga natyra politikë.

Ja si duan ta bëjnë nenin 131:

Pika 1. Me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale, Policia e Shtetit ka të drejtë të bëjë:

a) Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik;

b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin dhe filmimin e personave në vende publike;

1.Përgjimin e bisedave telefonike;

ç) Mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale.

Të gjitha këto mund t’i bëjë një kryekomisar. Mjaft t’ia japë në kokë, dhe ai mund të përgjojë këdo. Përsëris: me ligjin që duan të bëjnë, kjo e drejtë u jepet krerëve të policisë shqiptare, të cilëve u rreh zemra më së shumti për partinë. Një ligj i marrë.

Tani, për fat të mirë, po thuhet se mazhoranca është tërhequr. Burime nga brenda maxhorancës, që nuk duan të identifikohen (dhe ky nuk është një spekullim) thonë se në këtë pikë po tërhiqen. Dhe kjo është një gjë e mirë. Duhet t’u vijë turp që e ndërmorën këtë nismë, por është një gjë e mirë që po tërhiqen.

Nuk dihet nëse ka qenë ndonjë presion i partnerëve ndërkombëtarë, apo është fjala për një reflektim të brendshëm, por dihet që ky hap i madh prapa fatlumërisht është bërë. Përsëris, megjithatë: maxhoranca nuk meriton asnjë medalje për këtë hap prapa. Përkundrazi, e ka hak të qortohet e të denoncohet për atë që planifikoi të bënte.

Share204Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In