• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Pse u harrua për 7 ditë Klodian Rasha, nga “çunat e Lulit dhe Monikës”?

17/12/2020
in Blog
A A
Pse u harrua për 7 ditë Klodian Rasha, nga “çunat e Lulit dhe Monikës”?
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Që çudia më e madhe zgjat 3 ditë këtë e di gjithë Shqipëria, por që të harrohen “Revolucionet” për 7 ditë, kjo është e paprecedentë.

Nuk kishte si ndodhte ndryshe.

Protestat lindin si qytetare dhe përfundojnë si ish-pushtetare.

E dëgjuat ambasadoren amerikane Yuri Kim?

Ka një javë që nuk e përmend termin “opozitë”, por i quan “ish-pushtetarë”.

Lexoni me kujdes deklaratën e saj:

“Në këtë drejtim, ne vërejmë se autoritetet kanë kapur oficerin në fjalë dhe kanë nisur hetimet.

Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën.

Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme.”

Për herë të parë në historinë politike dhe diplomatike shqiptare eleminohet termi “opozitë.

SHBA dhe BE nuk e njohin Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën si opozitarë, por si ish-pushtatarë.

Ky është thelbi që Shqipëria nuk njeh as revolucion dhe as rotacion, por vetëm stanjacion.

Ky është shkaku që çdo kauzë lihet në mes dhe protestat dështojnë.

Ky është shkopi në rrotat e demokracisë shqiptare.

Ky është demotivimi që shohin miliona shqiptarë kur shohin në krye të protestave fytyrat e ish-pushtetarve.

U harrua Klodiani dhe degraduan protestat sepse nuk kishte si ndodhte ndryshe.

Ata që dolën për Klodianin u mënjanuan dhe drejtimin e protestës nuk e vazhduan “çunat e lagjeve”, por çunat e Monikës dhe Saliut.

Ata nuk kishin dhimbsuri për Kodianin, por ju dukej si dhuratë për Krishtlindje “vrasja” për ta shfrytëzuar politikisht.

Ata filluan të dhunojnë familjen e Kodianit duke e akuzuar që shiti gjakun e birit të tyre.

Baltosën prindërit e Klodianit sepse nuk kishin kauzë Klodianin, por thjesht porosi nga partia të përdornin kufomën.

Ata nuk kanë as dhembshuri prindërore dhe as njerëzore, prandaj kauza u shua.

Ata e harruan Klodianin pas 3 ditësh. Vetëm prindërit do e vajtojnë deri sa të mbyllin sytë dhe takohen në botën e përtejme.

“Çunat e Monikës dhe Lulit” që akuzuan babin e Klodianit pas 3 muajsh nuk do vajtojnë Klodianin, por rezultatin e zgjedhjeve.

Deri atëhere do vazhdojnë të shuajnë dhe shkatërrojnë çdo kauzë qytetare, ashtu siç vepruan me protestat e “Takses ne rrugen e Kombit”, me “Astirin” apo me “Protestat e studentëve” dy vjet më parë.

E kanë zakon: Çdo muaj dhjetor ata shuajnë si zjarrfikëse çdo flakë dhe vullkan qytetar që kërkon ndryshim.

Do shuajnë çdo kauzë, ose do e marrin peng.

Kjo do zgjasë deri sa në krye të protestave të kemi një opozitë të re dhe jo pushtetin e vjetër, siç e quajti ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Share213Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In