• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Pse Rama e rrëmbeu këtë radhë fjalën “Bravo”!

30/03/2020
in Blog
A A
30 mjekë vlejnë më e shumë se 300 spartanë dhe janë të vlefshëm sa 600 mijë shqiptarë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dritan Hila

Në psikikën tonë kombëtare shpesh bëjmë pyetjen pse Serbia është gjithmonë e preferuara e perëndimit në krahasim me ne?

Nuk vlen qenia i krishterë pasi të tillë kanë qenë edhe bullgarët apo hungarezët dhe as aleanca me Rusinë pasi mbrojtësit më të mëdhenj të saj kanë qenë në perëndim.

Inteligjenca e tyre ka qenë se gjithmonë më çaste decizive kanë ditur të zgjedhin krahun e duhur me gjeste simbolike. Kështu ndodhi në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në ngjarje më pak të bujshme në kohë paqeje.

Edi Rama dje bëri një gjest, i cili do të mbetet gjatë në memorien e italianëve dhe mund të quhet nga ata me jehonë të gjatë strategjike.

Për të qenë racionalë, neve nuk na prishin shumë punë mungesa e 30 punonjësve shëndetësorë dhe Italisë nuk është se i rregullojnë shumë punë. Nuk ishte e nevojshme veshja e tyre me tuta që në Rinas, ashtu sikurse fjalimi i Cakajt korr e mos lidh.

Por shkuarja e tyre në një moment kur gjithë krahët e politikës italiane, nga skifterët si Salvini e deri tek i moderuari presidenti Matarella, nga anarkistët si Di Maio e deri te BE-istët e thekur si Prodi, e quajtën skandaloze sjelljen e BE-së dhe veçanërisht Gjermanisë dhe Holandës ndaj tyre, vajtja e shqiptarëve qe një gjest që do t’ju shërbejë si argument për të kërkuar në të ardhmen një ristrukturim të BE.

Ndihma shqiptare vërtet është simbolike krahasuar me atë të Rusisë dhe Kinës, por ka valencën se vjen nga një vend i NATO-s, dhe kjo nuk është pak.

Italia ka kohë që është një vend i frustruar nga prezenca e saj në BE. Prej vitesh ajo trajtohet nga Gjermania dhe Franca si lojtar i kategorisë së dytë. Stanjacioni ekonomik 25-vjeçar i ardhur si rezultat i centralizimit të BE-së dhe rritjes së rolit gjerman; lobi i fuqishëm nordik dhe përçarja kronike mesdhetare; eliminimi ose zvogëlimi i firmave italiane që dikur ishin brand në botë si Oliveti, Montecatini, Fiat, Iveco, dhe shumë të të tjera, dhe së fundmi indiferenca në solidaritet përballë koronës, madje tallja që ju bë italianëve për mënyrën si e përjetuan dhe qasjen, ka sjellë një reflektim kombëtar.

Në këtë fushe, gjesti i Ramës me dërgimin e personelit mjekësor ishte një nga ato që në zhargonin e volejbollit quhen “t’i çosh topin”, që italianët mezi e prisnin. Dhe kjo u duk nga fakti që nuk mbeti zë relevant i politikës italiane pa e përshëndetur. Gjesti ndikoi edhe në psikikën e italianëve të thjeshtë që prej kohësh e ndiejnë veten të braktisur, ndërsa bilancet e vdekjeve ditore qasen me ato të luftës.

Ky gjest do të ketë shumë vlera për ne në të ardhmen.

Historikisht ne kemi qenë një zonë e njohur si ajo e influencës italiane. Për shumë shkaqe, vëmendja e tyre u zbeh. Madje mund të flitet për një anim simpatish drejt Serbisë. Por lëvizja e fundit e Ramës do të zhvendosë shumë ekuilibra në politikën e jashtme italiane. Simbolika që ai bëri përpara shumë të tjerëve ku Italia kishte investuar shumë më tepër, do të rishikojë politikat italiane. Dhe për ne do të jetë një fat.

Sido të sillet bota, Italia ka për të mbetur një fuqi e madhe ekonomike dhe politike; është një aleate besnike e SHBA-vë dhe ka një marrëdhënie historike me Shqipërinë. Gjesti i fundit i Ramës shërben për të forcuar këtë lidhje. Është një gjest që Rama do ta përdorë pa kursim edhe në politikën e brendshme. Por kur një person qoftë ky edhe kundërshtari yt politik bën një lëvizje mjeshtërore, nuk ke pse mos t’i thuash “bravo”.(Dritare.net)

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In