• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Pse po e sulmojnë prapë Vlorën?!

05/01/2021
in Blog
A A
Pse po e sulmojnë prapë Vlorën?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Frrok Çupi

Prapë presidenti i ditës ka marrë guximin dhe ka sulmuar Vlorën duke i prerë fondet e ndërtimit, që në fakt janë fonde edhe për të punuar e jetuar qytetarët vlonjatë. Nuk ka ndodhur kurrë më kjo, që nga qershori i vitit 1997, në fund të Luftës Civile, ku shteti e sulmoi Vlorën me ushtarë, me vullnetarë, më aeroplanë, me napalm… Në marsin e atij viti, i kam parë me sytë e mi djemtë vlonjatë se si dolën shtëpi më shtëpi për të mbledhur dhe shpërndarë ushqime për njerëzit në nevojë. Shteti e kishte rrethuar Vlorën dhe po e kërcënonte me uri.

Që atëherë nuk ndodhi më që të sulmohej Vlora, veç kësaj here të tanishme me bllokimin e fondeve për punë e ndërtim; prapë bllokimi vjen nga kreu i shtetit.

Hera e fundit që presidenti i Republikës së rënë 1997, vizitoi Vlorën, ishte 14 maj 2000. Zoti Berisha as e kishte menduar se do të mund ta pranonin ndonjëherë vlonjatët, por i ndodhi e kundërta; ata ‘e harruan historinë’. Presidentit i ra të fikët mu në këmbët e heronjve të Pavarësisë, por një e fiktë që i erdhi nga bujaria e vlonjatëve, jo nga egërsia.

Që këtu u nënshkrua një marrëveshje pa letër; e heshtur por e zëshme; njerëzore por e gurtë. Pakti ishte mes shtetit dhe vlonjatëve, ku shteti merrte përsipër të mos i sulmonte kurrë më.

Po pse e theu vallë marrëveshjen kryetari i shtetit?

Një fond prej 30 milionë dollarësh i destinuar për ndërtimin e rrugës Vlorë- Orikum nga Fondi Saudit për Zhvillim, është bllokuar për shkak se Ilir Meta nuk pranon të hedhë firmën. Ka një ngjashmëri të frikshme mes bllokimit të huasë sot me veprën e djemve të Vlorës në mars 1997, të cilët dolën shtëpi më shtëpi kush kishte ushqim ta jepte për atë që nuk kishte. Vlora nuk kishte asnjë autoritet shtetëror, sepse shteti kishte rënë dhe kishte bërë thirrje në Veri që të mobilizoheshin nën armë kundër Vlorës. Atëherë vlonjatët vendosën ta mbrojnë vetë jetën dhe qytetin Rrethimi me uri ishte vepra më barbare. Sot në Vlorë nuk ka uri, por megjithatë kreu i shtetit bën të keqen më të mundur që në Vlorë të mos hyjnë investimet prej 30 milionë dollarë. Ky është një sulm motamo si në mars 1997.

Po pse vallë po ndodh kjo?

Vetë presidenti dhe gruaja e tij politikane, prej kohësh kanë hedhur ‘rrjetën’ e një ’97 të dytë, duke deklaruar publikisht se ‘po vjen’. Ideja e një ‘lufte civile’ të dytë është ide e mbrapsht dhe e parealizueshme; por shumë e domosdoshme për politikanët e lartë që kanë kryer krime, që kanë grabitur pasurinë publike, dhe që tani iu duhet të shpëtojnë nga duart e Drejtësisë… Po a mund të shpëtojë Ilir Meta & Co., duke sulmuar prapë Vlorën? Jo, kjo nuk ndodh tamam kështu; por presidenti provokon Vlorën ku dihet se nuk durohet as izolimi, as uria, as padrejtësia dhe as dhunimi i të drejtës. Ilir Meta i ka lëshuar brezin Vlorës; po e shkelën vlonjatët dhe ‘u nisën drejt Tiranës’ atëherë- sipas Metës- nisin trazirat. Meta nuk ka çfarë humb, veç pasurisë që nuk e ka të tijën. Kështu ndodhi edhe në vitin 1997: Në datë 2 mars presidenti i Republikës i sulmuar si shkaktar i tragjedisë, rizgjidhet president përmes një komedie parlamentare, dhe këtë e bën vetëm për të nxitur zjarrin e revoltës në Vlorë. Në 4 mars krijohet në Vlorë Komiteti i Shpëtimit Kombëtar, përballë shtetit agresor, natyrisht.

Po ku e gjen sot Ilir Meta ‘energjinë’ e një rrethimi si në ‘97?

Fija ku perceptohet një lidhje e mundshme, ndodhet në sjelljen e gjatë të Ilir Metës si një ‘president garip’. Ai shkel ligjet, Kushtetutën, nxit dhunë e revolta, bllokon buxhetin e shtetit, bën thirrje për luftë, rikujton dhe nxit atentatet si në Luftën e Dytë e më parë…, të gjitha këto i japin natyrën e një luftëtari bandit nga Ballkani, por i llojit të shekujve më parë. Vija paralele me luftën civile të vitit 1997 shihet në natyrën e përbashkët mes presidentit aktual Meta dhe shtetit 1997 që u quajt ‘shtet gangster’ nga kancelaritë e Evropës. Ai kishte frymëzim dhe lidhje reale me gangsterët e mafies botërore. Skema piramidale financiare e vitit 1997 u quajt “Skema Ponzi”, emër që vinte direkt nga mbiemri i mashtruesit italian Charles Ponzi (1882-1949), i cili konsiderohet të jetë i pari që ka kryer një mashtrim të madh financiar në SHBA në fund të viteve 1910. Shteti shqiptar u mbështet në atë model, sepse i hyri ‘detit më këmbë’ për të ndërtuar ‘kapitalizmin specifik shqiptar’ bazuar mbi mashtrimin. Edhe sot, zoti Meta po praktikon kreun ‘gangster’ të shtetit që tenton të pengojë investimet dhe huatë si një ‘veprim që nuk pajtohet me kapitalizmin’ e tij.

A do të funksionojë, vallë, skema e sulmit mbi Vlorë si rrugë për të krijuar kaos, konflikt, terror dhe shkatërrim ku askush nuk do të kujtohej më as për Drejtësinë dhe as për pasurinë e grabitur? Kjo është e vështirë, ose e pamundur. Në vitin 1997, Ilir Meta, edhe pse po përgatiste karrierën personale në PS, nuk e kishte zotësinë ta vizitonte Vlorën. Vlorën, edhe pse e sulmuan me gjithçka, që në sulmin e parë 50 ushtarë të shtetit u bashkuan me qytetarët që mbronin qytetin; dhe 2 pilotë të Forcave Ajrore të urdhëruar për sulm mbi qytetin, dezertojnë dhe ulen në Itali. Vetëm Urën e Mifolit mundën të bllokojnë dhe të minojnë, por edhe ajo është më këmbë sot e kësaj dite.

Çudia më e madhe: Si i mbajmë në krye të shtetit këta tipa që vërtiten vetëm rreth ‘filmit’ që e kanë parë një herë e një kohë?!

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In