• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Pse po dështon strategjia e BE me vaksinat anti-Covid?!

06/01/2021
in Blog
A A
Pse po dështon strategjia e BE me vaksinat anti-Covid?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ross Clark

Çfarë gëzimi do të ishte sikur të isha ende pjesë e BE. Për shembull, ne mund të jemi pjesë e programit të bllokut për blerjen e vaksinave. Ose ndoshta jo, duke gjykuar nga përvoja gjermane.

Ka pasur shumë komente në Britani, në lidhje me ngadalësinë relative të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) në miratimin e vaksinës Pfizer – çka e vonoi me 2 javë pas Britanisë nisjen e programit të vaksinimit në vendet e Bashkimit Evropian.

Por kjo është një çështje jo fort e rëndësishme. Shumë më shqetësues është dështimi i BE-së për të blerë mjaftueshëm vaksina, ne synim garantimin që një program i efektshëm vaksinimi të mund të përfundojë para dimrit të ardhshëm.

Arsyeja pas këtij dështimi, është një leksion objektiv mbi mënyrën se si funksionon BE-ja, edhe pse ne duhet të jemi të kënaqur sesi po e organizojmë strategjinë tonë të vaksinimit. Në qershor, BE nisi një program të blerjes së vaksinave, i cili supozohej të siguronte një qasje të drejtë për të 27-a vendet anëtare.

Kjo nismë u përshëndet si një shembull i përfitimit të anëtarësimit në një bllok të madh – BE mund ta ushtrojë fuqinë e saj kolektive të blerjes ndërsa vendet e tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, do të duhet të negociojnë me një fuqi blerëse shumë më të vogël.

Në fillim të verës, askush nuk e dinte nëse ndonjëra nga shumë vaksinat që po testoheshin, do të rezultonin të ishin efektive, dhe nuk mund të pritej që BE-ja të mbështeste të gjitha vaksinat e duhura.

Por nuk është e lehtë ta falësh vonesën me të cilën Brukseli e nisi programin e saj të blerjes së vaksinave, dhe mënyrën se si u organizua ajo, më shumë e fokusuar rreth nevojave të politikës sesa rreth mjekësisë. Ndërsa në verë, BE porositi disa sasi të vaksinës Pfizer/ BioNTech, ajo nuk firmosi asnjë kontratë definitive deri në nëntor, edhe pasi rezultatet e provave të fazës së tretë treguan se vaksina ishte efektive.

Për më tepër, edhe atëherë nuk arriti të porosiste mjaftueshëm doza – megjithëse prodhuesit ofronin sasi shumë më të mëdha. Porosia e nëntorit e vaksinës Pfizer, ishte për 200 milion doza, me mundësinë që 100 milion doza të prodhoheshin në një datë të mëvonshme.

Kjo sasi sigurisht që nuk mjafton për të vaksinuar gjithë popullatën e BE-së. Sipas rregullave të programit të vaksinimit të BE-së, që e shpërndan sasinë e vaksinave në bazë të numrit të popullsisë së vendeve anëtare, Gjermania do të marrë 45 milion doza deri në mesin e vitit 2021.

Për të arritur një imunitet efektiv të tufës që llogarit qeveria gjermane, do të duhen rreth 100 apo 120 milion doza. Megjithatë, siç raporton revista gjermane Der Spiegel, BE-së iu ofruan edhe 500 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer, por kjo ofertë u refuzua thjesht për arsye politike.

Në veçanti Franca kundërshtoi, pasi vuri re se prodhimet shtesë të vaksinës Pfizer, do të kërcënonin fuqishëm vaksinën rivale që po zhvillohej nga kompania franceze Sanofi. Në një lëvizje shumë diplomatike, BE kishte porositur nga 300 milionë doza për secilën vaksinë, të Pfizer / BioNTech (pjesërisht e zhvilluar në Gjermani) dhe vaksinë Sanofi.

Megjithatë, vaksina Pfizer tashmë është miratuar që të përdorte. Nga ana tjetër, vaksina e Sanofi, nuk ka hyrë ende në provat e fazës së tretë, dhe nuk ka shumë gjasa që të miratohet përpara fundit të vitit 2021.

Ndërkohë do të duhet ende shumë kohë edhe pasi të miratohet, që të shpërndahet në popullatën që nuk është vaksinuar ende. Rezultati: Vendet e BE-së përballen me një tjetër dimër pa arritur dot imunitetin e tufës ndaj Covid 19.

Siç analizon Der Spiegel, menaxhimi i blerjes së vaksinave nga BE-ja është i dobët, krahasuar me atë të administratës Trump, që supuzohej të ishte kaotike. Në garën e vaksinave fituesja e madhe është SHBA. Zhvillimi i vaksinës filloi me kompaninë gjermane BioNTech. Por janë kompanitë amerikane – Pfizer dhe Moderna – të cilat kanë sjellë në treg dy vaksinat më premtuese, duke përdorur një teknologji të re, RNA mesazhere, që premton shumë për të ardhmen.

Për më tepër, janë qytetarët amerikanë ata që kanë nisur të vaksinohen të parët në masë, dhe në numra të mjaftueshëm për të arritur imunitetin e tufës. Ashtu si me shumë industri dhe teknologji, SHBA është fituese, dhe BE ka ngecur në vend, ndërsa Britania e Madhe qëndron diku në mes. / “The Spectator”

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In