• Kontakt
Monday, August 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Pse numërimi i arkivolëve, i duket si numërim votash Lulzim Bashës?

20/11/2020
in Blog
A A
Pse numërimi i arkivolëve, i duket si numërim votash Lulzim Bashës?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Le t’i japim për një moment të drejtë fantazisë makabre të Lulzim Bashës dhe të supozojmë se Qeveria fsheh numrin e të vdekurëve nga COVID. Me këtë rast, meqë ai ka problem me aritmetikën, po ja lëmë sa të dojë shifrën që fsheh Qeveria. E zëmë dy herë, apo tre herë më shumë (kujdes, kjo është tabelë shumëzimi).

Pra të besojmë Lulzim Bashën se në Shqipëri nuk vdesin nga 6 deri 9 vetë në ditë, por nga 18 në 27 vetë në ditë.

Ky është momenti që mua më pushon logjika, se çfarë fiton Qeveria që të fshehë vdekjet dhe çfarë fitore politike është e opozitës, nëse vdekjet janë fshehur dhe ajo i zbuloi.

Fsheja e vdekjeve është një proces ligjor dhe administrativ. Një i vdekur ka një procedurë ligjore që lë gjurmë në përcjelljen e tij në botën tjetër. Që nga shkresa e parë e konstatimit të vdekjes, e deri në funeral, ka një gjurmë të verifikueshme shkresash, që shoqërojnë të vdekurin.

Duhet të urdhërosh mjekun ligjor të mos regjistrojë shkakun e vdekjes, pastaj me radhë gjithë zinxhirin e administrimit të këtij procesi, deri tek funerali.

Duhet të korruptosh familjarët të mos tregojnë që i afërmi vdiq nga COVID-19, se dëmtohet Edi Rama. Pastaj duhe të bësh kujdes dhe në lagje apo fshat, të mos merret vesh.

Dhe akoma më shumë, duket sikur gjithë Shqipëria është e mbushur me besnikë të Edi Ramës, që jetën e japin, por vdekjet i nuk tregojnë nga inati i Lulzim Bashës.

Kjo tragji-komedi mund t’i shkojë në mendje vetëm Lulzim Bashës, i cili deri dje ka thënë se Edi Rama po tenton të terrorizojë shqiptarët me vdekjet nga COVID, dhe nga ana tjetër thotë që fsheh vdekjet.

Prej dje ka ndryshuar strategji dhe thotë se deklarimi i numrit të lartë të vdekjeve nuk i terrorizon shqiptarët, por i bën të ndërgjegjshëm.

Tani nëse kërkon të terrorizojë shqiptarët, Edi Rama po të ketë mundësi, i shton vdekjet dhe rregjistron me COVID çdo të vdekur, dhe ata të aksidenteve rrugore. Por nuk e bën dot, se nuk të lejon sistemi të shpikësh shkaqe vdekjeje, dhe nuk ka qëllim të terrorizojë shqiptarët.

Por ajo që nuk kuptoj fare, është se çfarë do ndryshonte në të ardhmen politike të Lulzim Bashës, sikur gjithë shqiptarët që vdesin çdo ditë në Shqipëri nga mosha, nga aksidentet, nga sëmundjet e tjera, të pashërueshme, t’i shënonim të vdekur nga COVID.

Nuk di pse Lulzim Bashës i është mbushur mendja që nëse kap kuotën e numrit të vdekjeve të shqiptarëve, e kap dhe pushtetin. Në fakt, duhet të kapësh numrin e votave të marrësh pushtetin, jo numrin e arkivolëve. Kështu vetëm sa i humb ato.

Dhe akoma më shumë, nuk e kuptoj pse zgjedh kauza që lidhen me numërim, se nuk e ka pikë të fortë aritmetikën.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

Ikona Violeta Manushi: “Publiku është si fëmija i vogël, nuk e gënjen dot! O të do, o nuk të do”

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In