• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Pse nuk rinegociohet marrëveshja e 5 qershorit në Këshillin Politik!

19/06/2020
in Blog
A A
Pse nuk rinegociohet marrëveshja e 5 qershorit në Këshillin Politik!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Alfred Peza

Fanfarat e fitores ranë më 5 qershor, kur në çatinë e politikës shqiptare, doli tymi i bardhë i arritjes së marrëveshjes për reformën elektorale në Këshillin Politik. Opozita thirri “fitore”, si çdoherë që përfundon një “deal” me mazhorancën, apo një ballafaqim elektoral me të.

PS nuk gëzoi e as nuk u pezmatua, pasi ishte koshiente se ajo nuk ishte më e mira që duhej për vendin, por e nevojshme për të garantuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 2021, për të mos përsëritur bojkotin e saj të zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

Pasi kaluan disa ditë, opozita jashtëparlamentare i harroi thirrjet “fitore, fitore” e nisi të kompleksohet nga akuzat e kritikëve brenda rrethit të saj dhe të bëhet pishman për çka kishte firmosur. Ndaj paraqiti një propozim të ri, i cili në thelb nuk është gjë tjetër veçse një tentativë e padobishme për rinegociimin e marrëveshjes së arritur edhe me ndihmën e pakursyer të SHBA, BE dhe OSBE/ODIHR.

Marrëveshja e 5 qershorit synon depolitizimin e administratës zgjedhore si synim kryesor për reformën. Ajo ofroi kompromisin për ta mbajtur administratën zgjedhore politike për dy palë zgjedhje të njëpasnjëshme dhe për ta zëvendësuar atë pas vitit 2023 me administratën e depolitizuar. Ndërkohë që KQZ do të formatohej që në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të 2021, sipas modelit të institucionit të depolitizuar nga rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Liderët e opozitës së rrugës e përshëndetën këtë hap, si një nga arritjet më të mëdha të kësaj marrëveshje sëbashku me identifikimin biometrik të votuesve. Ky qëndrim fillestar, e bën edhe më të pajustifikueshëm kërkesën e re të përfaqësuesve të opozitës në tryezën e Këshillit Politik, për tu rikthyer tek mekanizimi politik i formimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Opozita mori nga negociatat, pozicionin e nënkomisionerit të KQZ, si një pozicion i përkohshëm, me detyra dhe status të posaçëm. Nga ana tjetër ajo përfiton edhe aksesin e privilegjuar në procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të organeve drejtuese. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidaturat dhe afati i mandatit të tyre janë thelbësore për depolitizimin e KQZ. Kriteret janë të tilla që asnjë militant partiak nuk i përmbush ato. Duke garantuar besueshmëri që institucioni do jetë i depolitizuar dhe i pavarur.

Propozimi i ri i opozitës së rrugës nuk e sheh strukturën e KQZ si organ të pavarur, por si forum, ku ajo merr pjesë me anëtarë të zgjedhur prej saj. Nëse do ishte për këtë propozim, nuk kishte pse të beheshin kaq vite negociata në Këshillin Politik, sepse një model të tillë ne e kemi tek KQZ aktuale. Për shkak të këtij modeli, opozita ka 4 vjet që nuk dërgon anëtarët që i takojnë në KQZ. E ishte ky edhe shaku se përse u tha se kërkojnë që të bëhen pjesë e kësaj reforme që do të sillte depolitizimin e institucionit.

Në këto kushte, rinegocimi i marrëveshjes së 5 qershor që po kërkohet nga përfaqësuesit e PD dhe të LSI në Këshillin Politik, nuk është gjë tjetër veçse një prishje e saj. I cili në fund të fundit çon tek administrimi i zgjedhjeve nga politika, jo vetëm në dy zgjedhjet e ardhshme, por në mënyrë permanente.

“Mos na tundoni se për atë Zot ajo marrëveshje sigurisht ka krijuar kushtet pozitive në raport me klimën dhe partnerët, por ai është një kthim i madh pas i vetëdijshëm që kemi bërë të gjithë ne që jemi në këtë krah, dhe e kemi bërë në funksion të faktit që Shqipëria të mos bëhet prapë muhabet kafenesh lart e poshtë, por një fije peri e ndan realizimin deri në fund të asaj marrëveshje nga grisja e saj, dhe këtë fije peri duhet ta ruaj mirë Lulzim Basha dhe Peço Vasili me të gjithë ata të tjerët, se nuk ua kemi për borxh të na sulmojnë çdo ditë…”- tha Edi Rama të enjten e kësaj jave, në Parlament.

Të rinegociosh marrëveshjen e 5 qershorit për reformën elektorale në Shqipëri, është si ta rishkruash atë nga e para. Çka përveçse aspak serioze përpara SHBA dhe BE, nuk është më as në tagrin e vetë përfaqësuesve politikës të tryezës së Këshillit Politik.

Me anë të kësaj loje dhe të këtyre manovrave, opozita e rrugës përveçse synon bllokimin e reformës, kërkon që përmes artificeve të ketë nesër alibi për humbjen në zgjedhjet e 2021. Ndaj, sa më parë që ajo të shkojë për miratim në Parlament, aq më mirë do të jetë për opozitën e rrugës. Anipse, atje opozita parlamentare është në të drejtën e vet që të kërkojë të bëjë, edhe amendimet e saj. Sepse në fund të fundit opozita e rrugës, ka kontribuar më shumë se kushdo tjetër që politika shqiptare, të jetë tripolare.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In