• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Pse duhet refuzuar, spiralja e dhunës që tenton Ilir Meta

14/03/2021
in Blog
A A
Pse duhet refuzuar, spiralja e dhunës që tenton Ilir Meta
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Episodi i shoferit në Mamurras, që pasi përplasi veturën kërkoi Ilir Metën në vendngjarje që të zbonte policinë, ngjan paksa qesharak, por episodi i sotëm në Elbasan nuk është më për të qeshur.

Përpjekja për të injektuar dhunën si mjet politik në fushatë, është sot vepër e Presidentit anormal të Republikës, i cili me sa duket kërkon që sëmundjen e tij, t’ia transmetojë dhe shoqërisë shqiptare.

Përpjekja e sotme në Elbasan, ku disa militantë të verbuar me flamuj të PD, shkojnë të prishin takimin e kryeministrit, në një festë popullore, është dhunë e qëllimshme politike.

Të njëjtën gjë tentuan edhe dje në Tiranë, ndërsa Edi Rama shkoi tek nisja e vaksinimit të mësuesve në një shkollë, çka tregon, se Partia Demokratike ka vendosur të ketë provokimin politik për dhunë, si identitet të fushatës.

Tani për një moment, të mendosh që dhe Partia Socialiste të ngrejë një grup guerril, që kudo ku shkon Lulzim Basha dhe Ilir Meta të dalin të provokojnë dhe ta fusim Shqipërinë në një përleshje fizike.

Prej vitit 1992, Shqipëria e ka shmangur konfrontimin fizik në fushatë, përjashto vitin 1997, ku përgjithësisht Berisha përballej me banda të ngjashme si këto të PD-së tani.

Kjo frymë është qartazi një frymëzim nga aktet banditeske të Ilir Metës dhe thirrjet e tij për linçim të kundërshtarit.

Të biem dakord, kjo nuk është se shkakton frikë apo mërzi te pala tjetër, por i krijojnë shoqërisë një problem të rëndë moral, që në vitin 2021 të futet një fushatë elektrale në spiralen e dhunës për shkak të një të çmenduri.

Ajo që ndodhi në Elbasan ishte episod i shkurtër që u mbyll shpejt nga prezenca e policisë, por larg kamerave dhe larg vëmendjes së publikut, mund të frymëzohen plot të çmendur të tjerë të bëjnë gjëra të ngjashme.

Edhe pse bën si i fortë ngaqë është President dhe mban pesë badigardë me vete, Ilir Meta nuk është as trim, as i fortë, dhe as i aftë të përballojë një përgjigje ndaj valës së dhunës që ai tenton të nxisë.

Ai është fillimisht i humburi moral i kësaj strategjie, por mund të jetë dhe i humburi i madh politik dhe fizik, nëse mendon se Edi Ramën nuk e mund dot me vota, por do ta mundë me dhunë.

Lulzim Basha dhe Edi Rama duhet të bëjnë një pakt moral për të shmangur provokimet në fushatë, pakt që ka funksionuar këto 30 vjet në Shqipëri, ku partitë i hapin rrugë njëra- tjetrës, për orare mitingjesh dhe takimesh dhe nuk i shkojnë kundërshtarit tek dera ta provokojnë.

Nëse Lulzim Basha nuk ka fuqi ta ndalë dhunën e nxitur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, do të ketë të vështirë të duket, edhe dhunues, edhe viktimë e dhunës.

Së paku Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë kurajon të shfaqen si dhunues në këtë fushatë dhe po mburren me këtë gjë.

Lulzim Basha si vartës i tyre, nuk mund të jetë dakord, edhe me ata që nxisin dhunën, edhe me ata që mburren se i kanë të fortë banditët, dhe pak më vonë të ankohet se e kanë rrahur bandat.

Ai duhet ta ndajë mendjen ose të jetë me Ilir Metën dhe Berishën si dhunues, ose me viktimat e dhunës. Po më mirë larg të dyve.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In