• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Pse askush s’e njeh emrin e kësaj gruaje në Shqipëri?

24/03/2021
in Blog
A A
Pse askush s’e njeh emrin e kësaj gruaje në Shqipëri?
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte ditë me shi dhe vetëtima. Një grua e vuajtur, e thjeshtë, kokëulur po ecte ngadalë e bërë qull nga shiu.

Ishte lagur nga kokë në këmbë me gjithë rrobat e saj.

Hidhte hapat ngadalë, prej peshës së ushqimeve që mbante në dy duart.

Kishte dy qese me zarzavate dhe perime që kishte blerë tek tezgat e fshatarëve.

Ajo po kalonte përgjatë lokalit të lagjes sime, e dërmuar nga një ditë e lodhshme dhe e lagur nga shiu që binte me rrebesh mbi trupin e saj, pa çadër, sepse duart i kishte të zëna nga peshat me patate, domate, lakra dhe qepët e stinës.

Në lokalin ku po pija kafe ishte bërë si miting militantësh.

Kështu ndodh sa herë kthehem me pushime në Shqipëri.

Mblidhen çunat e lagjes dhe debatojnë me mua për politikë.

Kuptohet më të zjarrtë janë demokratët sepse ata i ka lënë partia rrugve 8 vjet dhe i sheh një ditë hanë fara kungulli dhe ditën tjetër fara lule dielli, si dhe numërojnë çdo ditë mbrapsht duke pritur të bjerë qeveria dhe të kapin ndonjë punë në dogana, tatime, polici apo nëpër ministrira.

Mes debatit plot pasion dhe tone të larta se kush është më shumë hajdut, Rama, Meta, Berisha apo Basha, unë ndërhyra dhe ja u ndërpreva debatin.

Nxora portofolin dhe ju thashë:

“I shikoni këto 200 euro, janë bast nga unë.

Kush nga ju e gjen emrin e kësaj gruas së varfër që po kalon para lokalit”

Të gjithë heshtën dhe thanë: E kemi komshije, por s’ja dimë emrin.

Gersi, Lorenci, Ardiani dhe Arjani u çuan në këmbë dhe ju afruan asaj.

E shikonin majtas dhe djathtas. E shoqëruan afro 50 metra.

Menduan dhe menduan por nuk mundën ta gjenin.

Më thanë: Na jep një indicie çfarë është, artiste, gazetare, mjeke?

-Jo jo, u thashë. Ka qënë një nga personat më të rëndësishëm nga viti 1985-1992.

Të gjithë ngritën supet dhe e humbën bastin.

Qesha dhe u përpoqa ta mbyll debatin politik.

-Ajo quhet Zana Aliaj dhe është vajza e ish-presidentit të fundit komunist në Shqipëri Ramiz Alia.

Ju e shihni çdo ditë se e kemi komshije, por nuk keni faj që nuo e njihni, sepse ajo bën diferencë me fëmijët miliarderë të liderëve të sotēm.

Emrat e fëmijëve të tyre ju dalin në ëndërr dhe i njeh mbar Shqipëria, jo për aftësitë e tyre, as për profesionin, por për vjedhjet, luksin, abuzimet dhe ndikimin e tyre në familje.

Zana Alia kalonte çdo ditë në sytë e çunave të lagjes, por ata e shikonin si një grua të parëndësishme, pa makinë, pa shofer dhe që jeton në një dhomë dhe kuzhinë tek pallatet e Lanës.

Nëse do kishte Range Rover dhe vilë në Gjirin e Lalzit, apo në Farkë me pishinë, ndoshta do ju shkonte mendja që babin e kishte president.

Sot ne u njohim vajzat, djemtë, vëllezërit, kunatat, tezet, dajat, madje atij që do të na qeverisë, i njohim edhe vjehrrin.

Ndërkohë Zana vazhdoi ecte e lagur nga shiu dhe larg syve të çunave të lagjes sime, që po shpresionin se qeveria do ndryshojë dhe Shqipëria do fitojë.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In