• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Pse Armando Duka nuk do emërojë kurrë një trajner shqiptar në krye të Kombëtares

21/11/2021
in Sport
A A
Pse Armando Duka nuk do emërojë kurrë një trajner shqiptar në krye të Kombëtares
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, doli ditën e djeshme në një konferencë për shtyp ku më shumë ngjante si drejtori teknik i ekipeve kombëtare, se sa pozicioni që ka për detyrë të ushtrojë.

Ai foli për mbylljen e eleminatoreve të kampionatit Botëror duke rikonfirmuar trajnerin Edi Reja në stol me arsyen e vetme se ai edhe pse në një moshë të madhe, Dukës i duket si një 40- vjeçar.

Kjo ishte sipas tij arsyeja pse Reja duhet të qëndrojë, pavarsisht se ai deri më tani nuk ka shënjuar asnjë sukses, madje ka krijuar një përçarje në ekipin kombëtar, sidomos me lojtarin më të mirë të momentit që ne kemi, Armando Brojën.

Ky i fundit që i ka dhënë pikët deçisive skuadrës në dy sfidat kundër Hungarisë, në mënyrë të dyshimtë dhe të pakuptimtë nuk aktivizohet nga trajneri Edi Reja.

Ditën e djeshme në mënyrë të turpshme Armando Broja u sulmua dhe nga kreu i FSHF-së ku i kërkoi familjes së tij që ta edukonte. Kjo tregon se si meritokracia në kombëtaren shqiptare nuk funksion aspak, por shërben për qoka.

Megjithë dështimet e Rejës, i pyetur nga gazetarët për vendosjen e një trajneri shqiptar në krye të stolit kuqezi, Armando Duka u shpreh se ‘‘E kam menduar disa herë që mund ta bëjë një trajner shqiptar. E rëndësishme është që trajneri të bëjë detyrën e tij pavarësisht pasaportës që ka’’, tha ai.

Një frazë që Duka e përdor gjithnjë vetëm për propagandë pasi ai është i vetmi president futbolli që kurrë nuk ka promovuar një trajner shqiptar. Një president që kurrë nuk ka bashkëpunuar me një trajner shqiptar.

Është ndër të vetmit president futbolli që asnjëherë nuk e ka pasur si qëllim që në krye të stolit të kombëtares të vendosë një teknik shqiptar, edhe pse Shqipërinë ai ja ka besuar së drejtuar lloj lloj amatori dhe dështaku që i sillte me bujë e më pas rezultonin skarco.

Dhe për gjithë dështimet e trajnerëve të huaj që ai ka sjellë në Shqipëri, Duka është i vetmi person që nuk e ka mbajur asnjëherë përgjegjsi dhe pse duhet të ishte ai që duhej shkarkuar për gjithë ato dështak që i sillte në krye të përfaqësues shqiptare.

Ndaj dhe deklaratat e tij që gjithnjë mendon për të sjellë një trajner me orgjinë shqiptare për të drejtuar Shqipërinë janë thjesht një hipokrizi.

Ai është i gatshëm ta drejtojë vetë Shqipërinë, se mëgjithë këto vite që sundon futbollin shqiptar do i ketë mësuar dy-tre gjëra. Por që t’ia besojë Shqipërinë një tekniku shqiptar shanset thuajse nuk ekzitojnë, por është i gatshëm të pranojë çdo dështak nëpër Europë ta caktojë në krye të përfaqësues. (TemA)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In