• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse Adriatik Llalla mund të mos ekstradohet në Shqipëri

18/12/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Pse Adriatik Llalla mund të mos ekstradohet në Shqipëri
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Italia ka nisur shqyrtimin e dosjes së marrë nga pala shqiptare për ekstradimin e Adriatik Llallës, të dënuar me dy vite burg për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Por, kushdo që mund të presë një ekstradim të shpejtë të ish-kryeprokurorit mund të zhgënjehet.

Procedurat do të kërkojnë muaj, ndoshta edhe vite dhe në varësi të argumenteve që do të përplasin palët në proceset gjyqësore italiane, në përfundim mund të ketë edhe një vendim refuzues për ekstradimin e tij.

Pse? Shqipëria dhe Italia kanë të ratifikuara një marrëveshje ekstradimi prej vitesh, por gjërat nuk janë aq të thjeshta. Baza e marrëveshjes është Konventa Europiane mbi Ekstradimet, që si Shqipëria, ashtu edhe Italia e kanë të ratifikuar në Kuvend.

Rasti i Adriatik Llallës është në kufirin gri mes ekstradimit dhe refuzimit të tij. Konventa Europiane parashikon se subjektet e ekstradimit nuk duhet të jenë të dënuar me më pak se një vit burg në vendin që kërkon ekstradimin e tyre. Ky kusht përmbushet në rastin e Llallës, pasi ai është dënuar me dy vite burgim.

Kërkesa tjetër e Konventës vendos kushtin vepra penale mbi bazën e të cilës subjekti është i dënuar në vendin kërkues, pra në këtë rast në Shqipëri, të ndëshkohet me të paktën një vit burg në vendin ku subjekti është strehuar, pra në këtë rast në Itali.

Kodi Penal italian parashikon se për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe të deklarimit të rremë, ndëshkimi shkon nga gjobë deri në dënim me burg të paktën një vit. Ky përcaktim i gjerë i jep një mundësi të mirë ish-kryeprokurorit Llalla që të ngrejë të gjithë mbrojtjen e vet për të refuzuar ekstradimin.

Mbrojtja mund të bazohet edhe te argumentet që Adriatik Llalla përdori në betejën e tij ligjore në drejtësinë shqiptare, mes të cilave ishte edhe cilësimi i gjithë procesit ndaj tij si goditje politike, duke përmendur në këtë rast si prova disa deklarata të politikanëve shqiptarë. Këto pretendime nuk u morën parasysh në gjyqin në Shqipëri, por mund të merren parasysh nga gjykatat italiane ku do të dorëzohet kërkesa e palës shqiptare për ekstradim.

E gjithë procedura është në hapat e parë të saj. Llallës i është komunikuar se ka është ndaluar me kërkesë të Shqipërisë pasi ka në urdhër-arresti ndërkombëtar, ndërsa kryeprokurori ka bërë lëvizjen e tij duke kërkuar azil.

Gjykata italiane i ka bllokuar pasaportën dhe e ka lënë të lirë deri në vendimmarrjen përfundimtare për ta ekstraduar, ose jo. Procesi është kompleks. Kërkesa për ekstradim, sipas Kodit italian të Procedurës Penale shqyrtohet në të tilla raste nga Gjykata e Apelit. Vendimi i kësaj gjykate mund të apelohet në Gjykatën e Lartë.

Në të dyja hallkat, përcaktimet e marrëveshjes dypalëshe të ekstradimeve, konventa europiane dhe ligjet italiane kërkojnë shqyrtimin e imtësishëm të dosjes. Nisur nga dosja voluminoze ndaj Adriatik Llallës, ky proces mund të kërkojë kohë, duke përjashtuar këtu edhe vonesat proceduriale që mund të dalin rrugës.

Burokracitë nuk përmbyllen me Gjykatën e Lartë. Vendimi i saj, cilido qoftë mund të “sfidohet” nga një vendim politik i Ministrisë italiane të drejtësisë, që ligji ja njeh si mundësi. Por, edhe ku vendim i Ministrisë së Drejtësisë mund të ankimohet, këtë herë në gjykatat administrative italiane.(SI)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In