• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PS nis sot konsultimet dhe përjashton Berishën nga negociatat për Presidentin e ri, gara për pasuesin e Metës kthehet në tallava, dyndje kandidaturash

19/04/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Refuzimi i Kushtetueses ndaj shantazhit të Metës, vendimi më i rëndësishëm i kësaj trupe

META DEPOZITON KERKESEN KUNDER SHEMBJES SE TEATRIT NE KUSHTETUESE - Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke dale nga Gjykata Kushtetuese pasi ka depozituar kerkesen per shpalljen antikushtetuese te ligjit per shembjen e godines se Teatrit Kombetar. Meta tha se “Nuk jemi rastesisht pa Gjykate Kushtetuese. Vendin pa Gjykate Kushtetuese e la Ramaforma.”/r/n/r/nMETA SUBMITS REQUEST AGAINST THEATER DEMOLITION AT CONSTITUTIONAL COURT - The President of the Republic, Ilir Meta, leaves the Constitutional Court after filing the request for the proclamation as unconstitutional of the law for the demolition of the National Theater. Meta said that "We are not by chance without the Constitutional Court. The country was left without the Constitutional Court by Ramaform."

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi se grupi parlamentar i PS do të mblidhet ditën e sotme për të zhvilluar konsultimet e para për kandidatët që do të caktohen nga ky formacion politik për postin e presidentit.

Nga Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, Balla bëri me dije në emër të mazhorancës se ditën e mërkurë në orën 17:00, grupi parlamentar i PS do të negociojë me grupet parlamentare të Partisë Demokratike, Partisë Republikane dhe Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet për gjetjen e një emri konsensual për t’u vendosur në krye të shtetit.

Gjithashtu, kreu i grupit të deputetëve të PS njoftoi se faza e konsultimeve për do të përfundojë në 29 prill, ndërsa raundi i parë për zgjedhjen e presidentit do të zhvillohet në 4 maj “Do propozojmë takim të martën pasdite. Së pari me Alibeajn, Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun.

Të vendosim parimet e dialogut. Kemi kërkuar që seanca e parë të jetë e posaçme dhe të zhvillohet në 4 maj 2022, koha nuk është e pafundme. Procesi i konsultimeve të mbyllet deri më 29 prill.

Nesër (sot) do të jetë hapi i parë i konsultimit me grupin parlamentar i PS, që e udhëheq këtë proces. Të mërkurën pasdite në orën 17:00 do të ftoja kryetarët e grupeve parlamentare opozitare që të ulemi në një prej sallave të Kuvendit, në një takim të parë”, deklaroi fillimisht eksponenti socialist për mediat.

Jo negociata me “Foltoren” dhe LSI

I pyetur nëse PS do të zhvillojë bisedime me Komisionin e Rithemelimit të PD dhe LSI, Balla përjashtoi kategorikisht një gjë të tillë. Ai u përgjigj se nuk ekziston një grup parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë që njihet si Komisioni i Rithemelimit të PD dhe as LSI nuk ka një grup të vetin parlamentar në Parlament.

“Kandidatët për president propozohen me 20 deputetë deputet. Nuk ka një grup parlamentar me këtë emër dhe do të ishte grupi i pestë. Grupet parlamentare në Kuvend dihet se kush janë. Në traditën parlamentare ka qenë gjithmonë që diskutohet për grupet parlamentare.

Mendoj që Kuvendi duhet ta ruajë këtë traditë. Jo pa qëllim rregullorja ka caktuar numër për 7 anëtarësh. Nuk ka grup parlamentar të LSI në Kuvend”, u përgjigj zyrtari i lartë socialist për refuzimin e negociatave me “Foltoren” dhe LSI.

PS nuk pranon president nga opozita

Edhe pse PS do të takohet me partitë opozitare për të gjetur një emër konsensual për kreun e ri të shtetit, Balla u shpreh në emër të PS se nuk do të ketë president të dalë nga radhët e bllokut të opozitës. Ai përsëriti se Ilir Meta ka shpërdoruar detyrën si president dhe një profil i tillë nuk i duhet shtetit shqiptar. Balla theksoi se presidenti i ri duhet të jetë mbi palët dhe jo të anojë nga opozita si rasti i Metës.

“Shqipërisë nuk i duhet më një president tjetër nga opozita aktuale. Besoj që e kemi parë të gjithë se mënyra sesi e ka shpërdoruar detyrën presidenti në detyrë, në marrëdhënie me institucionin, me Kushtetutën, me partnerët strategjikë të Shqipërisë, është identikiti i duhur për të bërë të kundërtën. Presidenca e presidenti të mos jetë një zyrë e një individ tjetër në opozitë. Kushtetuta e thotë që presidenti të jetë një autoritet mbi palët”, deklaroi në konferencën para mediave për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Çdo deputet do propozojë 3 emra për president

Më tej, për mbledhjen e sotme të grupit të deputetëve të mazhorancës, Balla tregoi se çdo deputet i PS do të plotësojë një formular me 3 emra të preferuar për president. “Nesër do të marrim propozimet e para me emrat konkret nga anëtarët e PS-së.

Në një zarf çdo deputet i grupit të PS përmes një formulari propozues do të ketë mundësinë që të propozojë, jo më shumë se 3 kandidatë, qofshin zonja apo zotërinj. Ky duhet të jetë një proces konsultimi brenda për brenda grupit parlamentar.

Nesër do t’i depozitojmë në sekretari, ku do të vlerësohen të gjithë emrat”, u shpreh Taulant Balla. Edhe pse pritet që presidenti i ri të dalë nga skena politike shqiptare, Balla fton dhe qytetarët e shoqërinë civile që të bëhen pjesë e procesit konsultues për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtuesin e ri të shtetit në adresën [email protected].

“Ne duam të nxisim edhe publikun që do të bëhet pjesë e këtij procesi, ku mund të shkruajnë në adresën tonë të emalit [email protected], që të sjellin propozimet e tyre. E ftuar do të jetë edhe shoqëria civile”, nënvizoi Taulant Balla.

Dyndje kandidaturash për president

Por gara për presidentin e ri duket se është kthyer në një tallava, pasi deri më tani janë vetë-shpallur 200-300 persona, ndërkohë që ka dhe shumë emra të spikatur që lakohen.

Mirëpo duke pasur parasysh se jemi 2 muaj larg garës, ky numër pritet të shkojë me mijëra, duke treguar edhe një herë se institucioni i presidentin në Shqipëri ka rënë në nivel të ulët. Po kush janë kandidaturat që lakohen për pasues të Ilir Metës?

Gazeta “SOT”, po sjell sot disa nga emrat, sikundër janë: Majlinda Bregu, Elena Kocaqi, Sazan Guri, Dritan Demiraj, Veton Surroi, Lulzim Basha, Valentina Leskaj, Mimi Kodheli, Ermelinda Meksi, Ina Rama, Luljeta Bozo, Milva Ikonomi, Besiana Kadare, Aurela Anastasi. /SHKRUAR NGA DARIO VELAJ

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In