• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PS këtë javë merr vendimin për kreun e KLSH: Precedentët “Milo-Shaqiri” pritet të rrëzojnë edhe kandidatin e katërt të presidentit

16/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
PS këtë javë merr vendimin për kreun e KLSH: Precedentët “Milo-Shaqiri” pritet të rrëzojnë edhe kandidatin e katërt të presidentit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mazhoranca brenda javës merr vendimin për kandidaturën e propozuar nga presidenti Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në datën 4 qershor 2020 presidenti Meta i ka dërguar Kuvendit propozimin për zgjedhjen e Arben Shehut si kryetar i KLSH.

Por ngërçi dy vjeçar për përzgjedhjen e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit duket se do të vijojë edhe me rrëzimin e kandidaturës së katërt të Presidentit të Republikës për drejtimin e këtij institucioni. Gazeta ka mësuar se kandidatura e zotit Shehu pritet të rrëzohet, pasi për socialistët nuk plotëson një nga kushtet kryesore të përcaktuara në ligjin për KLSH-në.

Në nenin 20 të tij, thuhet se drejtuesi i këtij institucioni duhet të ketë të paktën 10 vjet eksperiencë në fushën e financave. Mirëpo, në jetëshkrimin e kandidatit të presidentit nuk gjendet asnjë ditë eksperiencë në këtë fushë. Pra, mazhoranca do të përdorë si argument mungesën e përvojës që ka kandidati Shehu në fushën e financave për ta rrëzuar atë, sikundër veproi me kandidatin tjetër Bahri Shaqiri, të cilit nuk i dha dritën jeshile.

Emri jashtë kandidatëve

Gjithashtu, një tjetër faktor që pritet të penalizojë kandidatin e përzgjedhur nga kreu i shtetit për drejtues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është fakti se zoti Shehu nuk është në listën me 34 kandidatë që presidenti Meta i ka dorëzuar Kuvendit më 2 nëntor të vitit 2018, kur nisi gara për KLSH.

Pra, fakti që kjo kandidaturë vjen nga jashtë liste, pritet që të përdoret si argument nga Partia Socialiste për të mos e pranuar Shehun si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Edhe për këtë argument, mazhoranca ka si precedent rrëzimin e kandidaturës së Petraq Milos të propozuar nga Meta dhe që vinte nga jashtë listës të publikuar nga kreu i shtetit në 2018.

Thënë ndryshe, pavarësisht deklaratës së presidentit Ilir Meta se me propozimin e tij për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, kandidatura e Arben Shehut do të garantojë pavarësinë e KLSH-së, duket se dy argumentet e mësipërme do të jenë të mjaftueshme për mazhorancën për të rrëzuar kandidaturën e radhës.

Gati udhëzimi për deputetët

Por nga ana tjetër gazeta ka mësuar se gjatë këtyre ditëve deputetëve të mazhorancës, e sidomos anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, pritet që t’iu dërgohet një udhëzim si do të veprojnë dhe procedojnë gjatë seancës dëgjimore me Arben Shehun, kandidaturë kjo e propozuar nga presidenti Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Megjithatë, referuar të gjitha këtyre konstatimeve të gazetës ka sinjale se kandidatura e zotit Shehu mund të rrëzohet. Ndërkohë, të njëjtat burime nga mazhoranca theksuan se për t’i dhënë fund kalvarit me kandidatët, po punohet për një nismë të re ligjore, sikundër është futja me ligj e nocionit të nënkryetarit të KLSH, duke qenë se ky institucion nuk e ka një të tillë dhe në kësisoj rastesh ai merr rolin e kryetarit, duke bërë që të mos krijohet vakum institucional.

Pra, ndryshimi i Ligjit për Kontrollin e Lartë e Shtetit, sipas të njëjtave burime do t’i japë fund, jo vetëm zgjedhjes së kreut të ri, por edhe problemit që drejtuesi i ri KLSH-së të jetë brenda kritereve ligjore, duke shërbyer si mekanizëm zhbllokues për t’i hapur rrugë më pas zgjedhjes së kreut të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në një kohë kur prej dy vjetësh ka përfunduar mandati i kreut aktual të këtij institucioni, Bujar Leskaj.?RIGELS SELIMAN

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In