• Kontakt
Monday, January 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PS e vendosur të hyjë në zgjedhje pa koalicione për të nxjerrë jashtë loje Ilir Metën: PD në mbështetje të skemës, shkrihet LSI

11/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
PS e vendosur të hyjë në zgjedhje pa koalicione për të nxjerrë jashtë loje Ilir Metën: PD në mbështetje të skemës, shkrihet LSI
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste duket se janë në unison për të nxjerrë jashtë loje Ilir Metën dhe shkrirë LSI. Zgjedhjet e 2021 kanë vënë në alarm partinë e presidentit, pasi aty mund të shënohet fundi i Ilir Metës.

Gazeta ka mësuar se PS nuk ka shanse që të tërhiqet nga skema pa koalicione parazgjedhore. Edhe pse në Kushtetutë nuk u bë asnjë përcaktim dhe u vendos që të detajohet në Kodin Zgjedhor, socialistë janë të vendosur për të mos bërë asnjë hap pas. Disa eksponentë të PD dhe LSI kanë nisur kërcënimet duke u shprehur se heqja e koalicioneve do të jetë vija e kuqe.

Mirëpo sipas informacioneve, PS nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe po ashtu gëzon mbështetjen e PD. Reagimet publike janë vetëm për të mbajtur në këmbë aleancën, pasi nëse PD del hapur kundër koalicioneve do të ketë krisje mes Bashës dhe Kryemadhit. Por duket se e gjitha është një skemë për të rrënuar LSI dhe Ilir Metën.

Mediat pranë kreut të shteti kanë filluar aludimet, duke u shprehur se Meta më 26 prill jep dorëheqjen dhe bëhet pjesë e qeverisë PD-LSI. Por në fakt sinjalet janë se presidenti mund të mbetet rrugëve bashkë me partinë e tij. Në 2017 u shkua pa koalicione dhe LSI mori 19 deputetë. Edhe në këtë vit Monika Kryemadhi bënte të njëjtat deklarata si tani, duke u shprehur se LSI do marrë 40 mandate deputeti dhe do dilte forcë e dytë, por përfundoi aty ku përfundoi. Skema pa koalicione do të jetë një goditje e madhe ndaj presidentit.

LSI ka një elektorat që bredh pas lekut dhe posteve. Por braktisja e zgjedhjeve vendore dhe djegia e mandateve nuk i ka lënë LSI-së shumë elektorat. Plus emra si Lefter Koka, Spartak Braho e Robert Bitri janë larguar dhe kanë pasur pas vetes shumë elektorat. LSI të vetmit mbështetës që kishte ishin në 7 bashkitë e drejtuara prej saj, por duke braktisur zgjedhjet të gjithë kanë kaluar me PS. Nga ana tjetër, Rama ja u ka bërë të qartë deputetëve se synimi në këto zgjedhje do të jetë shkrirja e LSI. Baza e ka detyrim që të rrëmbejë sa më shumë elektorat nga partia e presidentit.

Lëvizjet e PD

Marrëdhëniet mes PD dhe LSI nuk janë ato që shihen në publik. Basha e di që nëse vjen në pushtet dhe mban LSI në koalicion, do të dublohet nga Meta. Sinjalet janë dhënë. Mediat e LSI kanë arritur deri aty sa të shprehen se Meta jep dorëheqjen dhe merr frenat e qeverisë duke nxjerrë jashtë loje Bashën.

Kreu demokrat e di që me Metën nëpër këmbë nuk do e ketë aspak të lehtë qeverisjen. Koalicioni PS-LSI e tregoi një gjë të tillë. Vetë Rama hasi shumë probleme me Metën. Për këtë arsye edhe PD duket se po ecën në linjën e PS për të nxjerrë jashtë loje LSI. PS është e vendosur për të mos lejuar koalicione, ndërsa PD nga ana e saj nuk pranon që të shkohet me lista të përbashkëta në zgjedhje.

Demokratët të gjithë e shmangin pyetjen e listave. Nëse do kishim një unitet nuk ka asnjë ngurrim për ta thënë. Sipas informacioneve, Basha pritet ta mbajë në ankth LSI sa të afrohen zgjedhjet dhe pastaj do ja bëjë të qartë se nuk mund të shkohet me një listë të përbashkët, pasi LSI do përfitojë mandate deputeti në kurriz të PD.

Rrënimi i Metës

Zgjedhjet e 2021 janë vendimtare për fatin e Metës dhe LSI. Nëse PS siguron mandatin e tretë, atëherë LSI mbetet edhe për 4 vite jashtë qeverisë dhe e sigurt është se nuk do të ekzistojë më si parti. Ndërkohë presidenti në 2022 mbyll mandatin si president dhe mbetet mes katër rrugëve pasi nëse LSI nuk është në qeveri ai nuk do të ketë asnjë lloj posti, madje as deputet. Kjo e bën ushqim të lehtë dhe për SPAK. Ndërkohë që zërat po shtohen se PD dhe PS mund të jenë bashkë në qeverinë e re, pasi vetëm kjo skemë shpëton si Ramën ashtu dhe Bashën./Nga Kliti Topalli

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

25/01/2026
Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

25/01/2026
Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

22/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In