• Kontakt
Friday, January 30, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PS dhe PD përplasen për draftin e “zgjedhores”: Balla rrëzon kërkesën për koalicionet, Bylykbashi sqaron propozimet

29/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
PD ‘zbythet’ pas takimit me tre ambasadorët, njofton uljen në tryezë: Nesër qëndrimi zyrtar për vijimin e punës në KP për lista 100% të hapura Nenet që nuk preken nga ‘5 qershori’
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drafti për reformën zgjedhore vijon të përplasë në distancë Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike. Hapja e listave dhe çështja e koalicioneve mbetet pika e nxehtë në tryezën e Këshillit Politik që ende nuk po gjendet dakordësia.

PD dorëzoi në tryezën e Këshillit draftin e saj përfundimtar, ku kërkon hapje 100 për qind të listave dhe mosndryshim të formulës së koalicioneve.

Ndërsa PS nga ana tjetër shtyhu për një tjetër moment diskutimin nen për nen të drafteve të depozituara në Kuvend dhe miratimin në seancë plenare. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla komentoi ditën e djeshme propozimet e opozitës jashtëparlamentare për ndryshimin në Kodin Zgjedhor, ku u shpreh se koalicionet janë të lejueshme në Kushtetutë, por partitë politike duhet të dalin me një listë të përbashkët kandidatësh dhe jo në lista më vete.

Gjatë një interviste televizive, ai rrëzoi kërkesën për koalicionet, duke deklaruar se kjo kërkesë e PD-LSI nuk është në asnjë vend tjetër europian. “Më vjen mirë, së pari, që opozita u kthye në binarët e një komunikimi normal dhe ka bërë disa propozime që duhen marrë në shqyrtim edhe pse në parantezë më vjen keq që opozita këmbëngul në çështje që Kushtetuta i ka sqaruar dhe janë detyrimisht të zbatueshme në Kodin Zgjedhor.

Një nga këto është çështja që lidhet me mënyrën e depozitimit të listave në zgjedhje. Është thënë qartë në Kushtetutë që koalicionet parazgjedhore mund të krijohen, por do të garojnë si një subjekt i vetëm zgjedhor, me listë të përbashkët kandidatësh, që qytetari të njohë më së miri kandidatët që sjell opozita, mazhoranca dhe partitë e tjera. Forma e koalicionit që propozohet nga opozita jashtëparlamentare nuk gjendet në asnjë vend tjetër europian”, tha Balla.

Bylykbashi sqaron propozimet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi sqaroi ditën e djeshme propozimin që opozita e bashkuar ka depozituar në tryezën e Këshillit Politik në lidhje me ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Gjatë një interviste, Bylykbashi tha se kërkojnë koalicione në formën siç janë sot, pra çdo parti garon me kandidatët e saj, pra lista të ndara dhe 100 për qind të hapura siç shtoi, pra ku çdo zgjedhës krahas partisë që dëshiron të votojë edhe për kandidatin që dëshiron. Ai shtoi më tej se prandaj PD-LSI po kërkojnë edhe opinionin e ODIHR, për të gjykuar nëse propozimet e Ramës për të zhdukur koalicionet është i drejtë apo jo.

“Qëndrimet tona janë të qarta, koalicionet ruhen në formën që janë sot, u miratuan edhe më 23 korrik me konsensus, vetëm më pas me ndryshimet e 30 korrikut Rama i ndryshoi. Pra, partitë të garojnë të lira në koalicion, por çdo parti me kandidatët dhe listat e saj, pra zgjedhësi nuk voton koalicion, por duke e patur të qartë partinë që do, pastaj voton me listë të hapur kandidatin e partisë që do.

Listën e hapur të partive e kanë pasur që në 2003, tani kanë edhe listën e hapur të koalicionit. Ne e kemi dhënë modelin si bëhet në një fletë të vetme. Pra, partitë në njërën krah, votuesit mund të zgjedhin numrin që i bie kandidatit që preferojnë i renditur alfabetikisht në listë.

Këtë kemi propozuar ne. Koalicioni të mbetet siç është sot. Kjo i mbyll shtegun çdo debati, Rama kërkon të zhdukë koalicionet, t’i bëjë me listë të përbashkët. Ne duam që kjo çështje t’i dërgohet ODIHR”, tha Bylykbashi.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In