• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prokuroria kërkoi për Tom Doshin 16 vjet përpara se ai të lindte. Gjen vetëm disa “ë” të tepërta, të tjerat diheshin

05/11/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Prokuroria kërkoi për Tom Doshin 16 vjet përpara se ai të lindte. Gjen vetëm disa “ë” të tepërta, të tjerat diheshin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbas shtatë muajsh, Sektori i Dekriminalizimit i ktheu përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për 55-vjeçarin Tom Doshi, emri i të cilit u kthye në vëmendjen e ndërkombëtarëve përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Nga shkresat që citon prokurorja Anila Leka kuptohet se kërkimet për Doshin, që në përfundim u dorëhoq nga gara parlamentare e këtij viti, u shtrinë jo vetëm në të kaluarën e largët të tij por edhe në një sërë institucionesh.

Në shkresë përgjigjjen që KQZ-ja ia vendosi në dispozicion në rrugë jozyrtare Gazetës “Si”, theksohet se dekriminalizimi ka kërkuar edhe 16 vjet përpara se Tom Doshi të kishte lindur dhe konkretisht në vitin 1950, atëherë kur ka zbuluar një “ë” më shumë në emrin e babait të tij, një “ë” që më pas iu shtua pa dashje gjatë vitit 1974 edhe Tom Doshit.

Konkretisht në gjetjet e prokurorisë thuhet se “rezulton se në regjistrin themeltar të regjistrimit të popullsisë të vitit 1950 dhe të vitit 1974 të ketë emrin Tomë dhe emrin e babait Gjekë, të regjistruar gabimisht në Tom dhe Gjek në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile viti 2010.

Gjatë transkriptimit të kryer në vitin 2001 nga zyra e Gjendjes Civile në njësinë administrative numër 8, Bashkia Tiranë”.

Por mes gjetjeve që janë bërë publike, renditet edhe shpallja non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas Prokurorisë së Përgjithshme “nuk i lejohet hyrja sipas nenit 7031 (c), të aktit të përvetësimeve të konsoliduara FY 2017, të nxjerrë nga Sekretari i Shtetit i njoftuar publikisht më 16 prill 2018 nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të lartë”.

Prokurorja Anila Leka rendit mes nëntë gjetjeve të tjera të ditura botërisht dhe të deklaruara edhe nga subjekti në fjalë edhe faktin se Doshi rezulton të jetë i dënuar për kundravajtjen “sjellje e padenjë në shoqëri” dhe për këtë është dënuar me një vit heqje lirie në majin e 1990-s. Ndërkohë që në CV-në e tij Tom Doshi nga konstatimet e Prokurorisë së Përgjithshme poashtu rezulton të jetë hetuar për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje, viti 1990, organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme, për protestat e janarit 2012 për të cilën Prokuroria e Përgjithshme ka pushuar hetimet në atë kohë.

Në vitin 2008 sakaq rezulton i hetuar për “goditje për shkak të detyrës” që u ndryshua në “dëmtime të tjera me dashje”, por që u pushua një muaj më pas. Njëherazi përmendet edhe dosja e bujshme e Doshi-Bami-Frroku për të cilën Prokuroria e Përgjithshme kujton se hetoi për kallëzim të rremë, deklarim të rremë para prokurorit dhe refuzim për deklarim të pasurisë; të gjitha këto të dërguara në Gjykatën e Lartë gjatë 2015 dhe që më pas u mbyllën me fitoren e Doshit.

Ndaj, prokurorja kujton se “nuk rezulton që të jetë dënuar me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor shqiptar, për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë”.

Megjithatë sa i takon këtyre çështjeve prokurorja Leka ka përmbledhur se për çështjen Doshi-Bami-Frroku nga 26 marsi 2015 deri më 28 mars 2015, Tom Doshi qëndroi i ndaluar në policinë vendore të Tiranës sipas urdhërit të lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Për këtë episod Prokuroria e Përgjithshme thekson se Tom Doshi qëndroi nën arrest shtëpiak një muaj pas ndalimit dhe konkretisht deri më 28 prill dhe më pas kjo masë iu zbut në “detyrim me paraqitje” të cilës ai iu nënshtrua deri më qershor të të njëjtit vit.

Doshi konkludohet se ka bërë burg gjatë 1990 për akuzën e plagosjes dhe sjelljes së padenjë për tre muaj nga 26 shkurti 1990 deri më 25 maj të të njëjtit vit. Gjithashtu Prokuroria e Përgjithshme nënvizon se nuk rezulton të ketë indicie apo fakte të bëra publike për veprimtari kriminale jashtë Shqipërisë, për dëbime nga territori I ndonjë shteti jashtë Shqipërisë.(SI)

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Tronditje në kinemanë spanjolle! Aktorja e njohur ndërron jetë në moshën 42-vjeçare pas një beteje të fshehtë me kancerin

Tronditje në kinemanë spanjolle! Aktorja e njohur ndërron jetë në moshën 42-vjeçare pas një beteje të fshehtë me kancerin

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In