• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA merr vendimin dhe del me njoftimin e rëndësishëm për situatën!

02/05/2020
in Bota
A A
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA merr vendimin dhe del me njoftimin e rëndësishëm për situatën!
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shtetet e Bashkuara pritet që të lehtësohen masat, me një deklaratë e ka bërë me dije prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Barr. Ky i fundit deklaroi se me uljen e dukshme të kurbës së infeksionit të koronavirusit, ka ardhur koha që vendi të fillojë të lehtësojë disa prej kufizimeve të distancimit social të vendosura nga qeveritë e shteteve në muajt e fundit për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

“Tani që kurba është rrafshuar, shkalla e përhapjes është ngadalësuar, sistemi ynë nuk është mbingarkuar dhe është koha për t’u përshtatur me situatën,” tha prokurori Barr gjatë një seance me pyetje-përgjigje me publikun në Twitter. “Është koha që të fillojmë t’i sprapsim disa prej këtyre kufizimeve në mënyrë të rregullt dhe të arsyeshme.”

Në përgjigjen e tij në video, Barr vlerësoi planin me tre faza të Presidentit Donald Trump për rihapjen e ekonomisë kombëtare si një “kornizë të arsyeshme pune “. Plani i paralajmëruar javën e kaluar rekomandon një trajektore rënëse 14-ditore të rasteve të dokumentuara të koronavirusit përpara se shtetet individuale të mund tu japin fund kufizimeve. Të paktën 31 shtete kanë njoftuar planet për të rihapur ekonominë në shkallë të ndryshme, edhe pse shumë nuk kanë përmbushur udhëzimet e Shtëpisë së Bardhë.

Kryeprokurori Barr, i cili ka qenë kritik i zëshëm për disa nga kufizimet e distancimit social si tepër të ashpra, paralajmëroi përsëri se Departamenti i Drejtësisë do të marrë në konsideratë bllokimin e masave lokale dhe shtetërore që privojnë qytetarët nga liria fetare dhe liritë e tjera civile.

“Ne jemi në vëzhgim të kufizimeve që janë të zgjeruara, shumë të përgjithësuara dhe padrejtësisht diskriminuese ndaj lirive, siç është liria fetare dhe ajo e fjalës dhe ne do të përpiqemi të punojmë me qeveritë shtetërore dhe lokale për të adresuar këto shqetësime dhe në një rast të caktuara do të marrim masa”, tha Barr në përgjigje të një pyetjeje.

Në një memorandum të publikuar të hënën, Barr udhëzoi prokurorët më të lartë federalë të vendit që të “vëzhgonin për direktiva shtetërore dhe lokale që mund të shkelnin të drejtat kushtetuese dhe liritë civile të qytetarëve.”

“Nëse një urdhëresë shtetërore apo vendore tejkalon kufirin, nga një ushtrim i duhur i autoritetit për të ndaluar përhapjen e COVID-19, në një shkelje të madhe të mbrojtjeve kushtetuese dhe ligjore, Departamenti i Drejtësisë mund të jetë i detyruar të adresojë këtë situatë në gjykatën federale”, tha kryeprokurori Barr.

Memorandumi pasqyron padurimin në rritje të kryeprokurorit Barr me urdhërat e qëndrimit në shtëpi dhe masat e tjera të distancimit social të zbatuara nga qeveritarët e shteteve që nga fillimi i marsit në një përpjekje për të frenuar valën e koronavirusit dhe për të shpëtuar jetë. Kundërshtimi i kufizimeve çoi në protesta në disa kryeqytete të shteteve amerikane javën e kaluar.

Në një intervistë për Fox News në prill, Barr tha se disa nga masat e distancimit shoqëror të zbatuar nga qeveritarët e shteteve ishin “drakoniane”.

Departamenti i Drejtësisë më vonë paraqiti një “deklaratë” në mbështetje të një kishe që po padit qytetin Greenville në Misisipi, mbi një ndalim të shërbimeve pa dale nga makina.

Share232Tweet145


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i veçantë i aktorit brilant Mario Ashiku: Shanset e dyta dhe një jetë e jetuar bukur

Rrëfimi i veçantë i aktorit brilant Mario Ashiku: Shanset e dyta dhe një jetë e jetuar bukur

28/07/2025
Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

27/07/2025
Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

27/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In