• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Prokurori” Fatos Lubonja në rolin e Dick Martin për “Shtëpinë e verdhë: Hashim Thaçi ka v.rarë serbë të pafajshëm!? Besoj akuzat e Karla del Pontes. E turpshme që Rama e mbron, po dëmton Shqipërinë

26/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
“Prokurori” Fatos Lubonja në rolin e Dick Martin për “Shtëpinë e verdhë: Hashim Thaçi ka v.rarë serbë të pafajshëm!?  Besoj akuzat e Karla del Pontes. E turpshme që Rama e mbron, po dëmton Shqipërinë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte, tha se për ta ka folur edhe ish prokurorja Karla Del Ponte si dhe të tjerë personalitete europiane.

Lubonja u shpreh se Karla Del Ponte në librin e saj flet edhe për krimet e Hashim Thaçit, duke shtuar se pikërisht presidenti i Kosovës dhe njerëz të tjerë me pushtet mbrohen nga akuzat sepse kanë poste të rëndësishme politike.

Ai shtoi se duhet pranuar se përpos vrasje shqiptarësh, në luftën e Kosovës ka pasur edhe vrasje serbësh apo vrasje shqiptarësh të quajtur tradhtarë, dhe se për çdo krim duhet përgjegjësi.

“Kjo histori nis me librin e Carla Del Pontes. Ka teori konspirative se e ka bërë SHBA ose Europa për sabotim.

Por ajo që Carla Del Ponte thotë se është politika që ka penguar drejtësinë në Hagë dhe aty përmendet Hashim Thaçi.

Aty thuhet se këta njerëz kanë kryer krime, por kanë pushtet politik se janë kryeministra, presidentë.

Kosova është revoltuar, edhe për shkak se janë vrarë në atë kohë shqiptarë, janë dëbuar etj.

Në Kosovë dështoi UNMIK, dështoi edhe EULEX, ndërsa ka pasur presion politik.

100 vrasje nuk janë pak. Për çdo krim dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Në këtë kuptim, këtu ka një dështim të Kosovës që ndodhi tani.

Gjykoj se prokurori e bën publik tani për shkak se ndërhyrjet politike kanë penguar drejtësinë.

Kjo sepse padyshim që Thaçi që shkon në negociata është më i mbrojtur sesa një Thaçi pa pushtet.

Ne si shqiptarë iu kërkojmë serbëve të dënojnë krimet e serbëve, ndërsa duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime.

Në atë luftë, ka pasur edhe krime ndaj shqiptarëve, por ka pasur edhe vrasje shqiptarësh, të quajtur tradhtar, janë dëbuar serbë, ne nuk i themi këto sepse kanë pushtet.

Por duhet ta përballojmë. Kur na duhet legjitimiteti, ne e përdorim Europën, ndërsa kur Europa na kërcënon, e kritikojmë”, tha Lubonja.

Duke folur për fjalimin e Edi Ramës të mbajtur në Parlament në lidhje me akuzat në drejtim të Thaçit e Veselit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Lubonja tha se kryeministri Edi Rama përdori gjuhë nacionaliste.

Lubonja theksoi se nuk e kupton se ku e ka hallin Rama, pasi ndryshe ka folur kur Haradinaj akuzohej për krime e lufte e ndryshe flet tani.

Më tej, ai theksoi se fjalimi i Ramës ndër të tjera dëmton edhe Shqipërinë.

“Ideja e një Ballkani ku kapërcehen urrejtjet nacionale, ku edhe kultura të bëhet më e shkëmbyeshme, besoj se kjo gjë duhet.

Për këtë arsye bëhen edhe negociatat. Fjalimi i Ramës ishte agresiv ndaj gjykatës.

Deklaratata e Ramës kanë qenë kontradiktore, qe e kundërvënë me Europën dhe SHBA, por edhe vizionin që kemi ne me drejtësinë.

Duket se ka një hall shumë të madh, që unë s’ja kuptoj.

Kur u thirr Haradinaj, tha se është sfidë personale.

Rama e lëshoj Haradinajn tek kjo gjykatë, kurse tani akuzoi gjykatën në mënyrë shumë të egër.

Pyetja që ngre unë është se ku e ka hallin? Mendoj se e dëmton Shqipërinë.

Si mund ta akuzosh një gjykatë që është ngritur për krime lufte në mënyrë kaq të ashpër me nacionalizëm?

Pavarësisht se a janë apo nuk janë Thaci e Veseli fajtorët, 1000 të zhdukur janë e Rama duhet të reflektojë për këtë gjë.

Qëndrimi i Edi Ramës është dëmtues ndaj Shqipërisë”, tha Lubonja.

Share209Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In